Manastiri i Shën Jovan Bigorskit
Manastiri i Shën Jovan Bigorskit (maqedonisht: Свети Јован Бигорски) është një manastir ortodoks i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, në afërsi të rrugës e cila lidh Dibrën dhe Gostivarin.
Manastiri i është dedikuar Shën Gjon Pagëzorit. Një nga thesaret më të vlefshme është ikonostasi, i krijuar nga Petre Filipovski Garkata nga fshati Gari, dhe konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të ikonostasit nga druri i gdhendur.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas kronikës së manastirit nga viti 1833, ky manastir është ndërtuar në vitin 1020 nga Ivani I Dibran. Osmanët shkatërruan këtë manastir në shekullin XVI, por ai u rindërtua më 1743 nga Murgu Ilarion. Arkimandriti Arsenius zgjeroi edhe më tej manastirin mes viteve 1812 dhe 1825. Të dhënat historike gjithashtu përmendin edhe një murg me emrin Iov, i identifikuar nga disa studiues si edukatori Yoakim Karchovski.
Kompleksi i vjetër i manastirit, që u shkatërrua nga një zjarr në vitin 2009, ndërsa pjesa e kishës, ishte ruajtur. Rindërtimi i saj filloi në Maj të vitit 2010, me qëllim të restaurimit të ndërtesave origjinale afër tyre.
Relikte të Shenjëta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manastiri ka një koleksion të madh reliktesh të shenjëta duke përfshirë Gjon Pagëzorin, Klementin e Ohrit, Llazari nga Betania, Shën Stefanin, Shën Nikollën, Shën Barbara, Paraskeva e Romës, Tryfon, Respicius, dhe Nymfa, dhe një pjesë e Kryqit të Shenjtë.
Një tjetër vlerë e thesarit të manastirit është një ikonë që daton nga viti 1020 me fuqi (të supozuar) të mrekullueshme shëruese.