Marie (Zojzi) Deda
Marie (Zojzi) Deda(1916-1946) ka lindur në Shkodër. Deda është martire e demokracisë e cila luftoi me armë në dorë kundër forcave të Sigurimit të Shtetit dukë rënë në pyllin "Hija e madhe" në fshatin Meshkallë në Dhjetor të vitit 1946. [1]
Persekutimi komunist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marija rridhte nga familja Zojzi, në të cilën 7 vetë ishin pushkatuar dhe 4 të tjerë ishin burgosur. Marija u martua me Pjetër Shan Dedën, anti-fashist dhe anti-komunist. Ai ishte një nga organizatorët e lëvizjes së armatosur antikomuniste në Postribë, duke mobilizuar zonën e Gurit të Zi të zhvilluar në shtator 1946. Pas dështimit të lëvizjes Marije së bashku me Pjetrin gjejnë strehim në vendin e quajtur "Hija e Madhe" në Meshkallë. Në dhjetor ata zbulohen nga forcat komuniste dhe bie martire në luftën me armë kundër Forcave të Sigurimit të Shtetit.[2]