Marija Šerifović

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Marija Šerifović

Marija Šerifović (lindur në 14 nëntor 1984) është një këngëtare serbe. Ajo fitoi në Festivalin Muzikor të Eurovizionit në 2007 me këngën “Molitva”. Šerifović është e bija e Verica Šerifović, një këngëtare e shquar. Ajo ishte pjesë e jurisë për këngëtarin përfaqësues serb në Eurovizionin për edicionin e vitit 2008 si dhe këndoi "Molitva" në përfundim të festivalit.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Šerifović lindi në Kragujevac në qendër të Serbisë, e bija e Rajko Šerifović, baterist dhe Verica Šerifović, një këngëtare e mirënjohur serbe. Babai i saj lindi në Kragujevac, i biri i një myslimani nga Vranja dhe i një nëne ortodokse, kurse mamaja e saj lindi në Kragujevac, në një familje ortodokse.[1] Mamaja e saj kaloi katër aborte përpara se të sillte në jetë Marijan, ndërsa babai i saj u largua me një grua tjetër duke e braktisur mamanë e saj kur kjo e fundit ishte vetëm 9 muajshe shtatzënë me Marijan. Bababi i Marijas pati një fëmijë, gjysëm vëllain e Marijas me emrin Danijel në 1985.[2] Marija e ka përshkruar babanë si të alkoolizuar dhe abuziv, i cili e dhunonte vazhdimisht mamanë..[3] Marija ka edhe një gjysëm vëlla tjetër, Dušan Šerifović, nga martesa e mëparshme e babait të saj. Dušan vdiq në shtator 2013, në moshën 42 vjeçare, për shkak të një lufte të gjatë me një sëmundje.[4]

Në 2013 Šerifović doli hapur si lezbike.[5]

Karriera muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albume[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi i Šerifović me titull “Naj, Najbolja” u publikua në 2003 dhe u mirëprit mjaft mirë. Hiti më i njohur prej këtij albumi ishte kënga "Znaj da znam" i kompozuar prej Darko Dimitrov. Në verën e 2005 ajo publikoi këngën Agonija, një version i këngës greke “You are not here” i këngëtares Despina Vandi.

Albumi i dytë me titull “Bez Ljubavi” u publikua në 2006 dhe korri sukses. Në 28 qershor 2007 ajo publikoi albumin me titull Marija Šerifović: Molitva- The Best of. Albumi i tretë e Marijas me titull Nisam Anđeo u publikua në pranverë të 2008 dhe përmban 9 këngë të reja.

Festivali i Eurovizionit 2007[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marija Serifovic duke performuar këngën "Molitva" gjatë Eurovizionit

Šerifović fitoi festivalin Beovizija në 2007 për të përfaqësuar Serbinë përmes këngës “Molitva” (në anglisht përkthehet "lutje"), duke marrë votat e jurisë të kombinuara me votat e audiencës në Festivalin e Eurovizionit në 2007 në Helsinki, Finlandë. Ekziston dhe një version në rusisht i këngës.

Si pjesë e turit promovues për Festivalin e Eurovizionit, Šerifović vizitoi Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, republikën e Maqedonisë, Zvicrën dhe Greqinë. Edhe pse paraprakisht u planifikua një video promovuese për këngën, një dokumentar u prodhua ku dokumentohen përgatitjet për në Festivalin e Eurovizionit.

Përmes këngës Molitva ajo fitoi Festivalin e Eurovizionit në 2007 në një koreografi të përshkruar me motive homoseksuale. Gjatë një prononcimi për mediat pas festivalit Marija u shpreh: “Sonte jam më krenare se kurrë për të qenurit serbe”. Kur ajo u kthye në aeroportin “Nikola Tesla” rreth 70.000-100.000 persona e prisnin përballë Kuvendit të Beogradit.

Ajo mbajti një koncert në vendlindjen e saj në qytetin e Kragujevacit në 25 maj në qendër të qytetit. Ajo performoi përpara një audience prej 60.000 vetash të cilët celebruan fitoren në Eurovizion. Ajo shprehet se të performuarit në Kragujevac ishte një eksperiencë shumë e ndryshme nga ajo e Beogradit pasi ajo performoi përballë miqve, kolegëve, të afërmve të tjerë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ispovest" (PDF). Marija Šerifović. 2014. f. 14. Marrë më 30 December 2014. 
  2. ^ "Marija Šerifović priznala da je lezbijka!". Puls. 28 November 2013. Marrë më 30 December 2014. 
  3. ^ "MARIJA ŠERIFOVIĆ OTKRIVA: Lezbijka sam, seks sa devojkom je divan!". Telegraf. 27 November 2013. Marrë më 30 December 2014. 
  4. ^ "OTKRIVAMO: Nepoznati brat Marije Šerifović preminuo pre tri meseca u Kragujevcu!". Telegraf. 29 November 2013. Marrë më 30 December 2014. 
  5. ^ "I Am A Lesbian! – Marija Serifovic Opens Up In Her Film "Confession"". InSerbia News. 28 November 2013. Marrë më 7 August 2015.