Marjan Dema
Marjan Dema është matematikan shqiptar nga Kosova.
U lind më 27 maj 1957 në Klinë, Kosovë. Fitoi titullin magjistër i shkencave matematike më 1984 me tezë "Disa veçori të interpolimit të funksioneve analitike në hapësira të Hilbertit" dhe doktor i shkencave matematike në vitin 1987 me tezë “Interpolimi i shumëfishtë në hapësirat Hp pa konditën e Karlesonit”, nga Universiteti i Prishtinës.[1]
Dema ka filluar karrierën në Departamentin e Matematikës të FSHMN-së në vitin 1980. Në vitet e nëntëdhjeta është transferuar në Fakultetin Ekonomik, ku ka ushtruar edhe detyrën e prodekanit, ndërsa me të shpërthyer lufta në Kosovë, është larguar me familje në SHBA ku ka qëndruar deri në vitin 2005. Atëherë është kthyer për një kohë në Departamentin e Matematikës, ndërsa në vitin 2007 ka vazhduar karrierën në FIEK. Po atë vit është zgjedhur prorektor i Universitetit të Prishtinës, në kohën kur rektor ka qenë Enver Hasani.[2] Në periudhën 2009-2012 shërbeu si anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.[1]
Në mars 2016 ai u emërua rektor i Universitetit të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së detyrës së rektorit, ai u pajtua me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për t'i paguar 69 profesorë, shumë prej tyre figura të larta qeveritare, anipse nuk i mbanin orët me rregull.[3]
Roli në Procesin kundër Enver Hasanit
Marjan Dema u paraqit si dëshmitar i prokurorisë në procesin rreth kontratës së përkthimit të librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana që zhvillohej para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas aktakuzës së prokurorisë, të pandehurit, në mesin e të cilëve, ish-rektori, Enver Hasani, sipas marrëveshjes paraprake kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi – 1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro. Në aktakuzë pretendohej se ky ndryshim çmimi i ka mundësuar përfitim më të madh Institutit për Studime Ndërkombëtare. Në dëshminë e tij, më 10 tetor 2017, Marjan Dema e bëri Enver Hasanin përgjegjës për këtë ndryshim, duke theksuar: “Enver Hasani është planifikues shumë i mirë dhe është e vërtetë që në atë kohë kam menduar ashtu, por pasi që kam analizuar për një kohë të gjatë tash e kam të qartë si loti se çka ka punu, Enver Hasani ka qenë në gjendje me kry çdo gjë pa e ditë unë. Në lëndët që unë i kam udhëhequr ka qenë në gjendje me kry punë pa e ditë unë, prapa shpinës time, por publikisht nuk mu ka përzi”. Sipas avokatit Bajram Tmava, Marjan Dema “në një interviste televizive të dhënë në prill të vitit 2016 kishte thënë se është i bindur se Enver Hasani është i pafajshëm dhe do të dëshironte që një gjë e tillë të provohej dhe që sipas tij në kohën e Hasanit universiteti kishte qenë në kohërat me të mira”. Përgjigja e Rektorit Dema ishte se “në atë kohë ai kishte menduar ashtu por pasi që i kishte analizuar gjërat tani ka tjetër mendim”. [4]
Më vonë, Enver Hasani e akuzoi Marjan Demën për dëshmi të rreme si dhe e denoncoi në Prokurori për korrupsion në rastin e një kontrate për furnizime me vlerë mbi 600 mijë euro. Denoncimi ende nuk ka marrë epilog gjyqësor.[5] [6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Curriculum Vitae Marjan Dema". Universiteti i Prishtinës. Universiteti i Prishtinës. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2017. Marrë më 14 prill 2016.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Një biografi e rektorit të ri të UP-së, Marjan Dema - Bota Sot". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2018-07-23.
- ^ "Dema: Është privilegj që kryeministri të ligjërojë në UP, ani pse mund të mos i mbajë orët me rregull". Koha.net. KOHA. Marrë më 16 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Dema: Enver Hasani Vetë e Krijoi dhe e Kontrolloi Kontratën e Përkthimeve". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-07-23.
- ^ "Hasani: Marjan Demaj bëri dëshmi të rreme kundër meje, shpresoj se senatorët e UP-së do të jenë në nivel të detyrës". Telegrafi (në anglishte amerikane). 2018-05-16. Marrë më 2018-07-23.
- ^ GazetaExpress (2017-11-06). "Dosja 'Graniti' – Express sjell dëshmitë që Enver Hasani çoi në Prokurori kundër Marjan Demës". Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2018. Marrë më 2018-07-23.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |