Jump to content

Mark Dodani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mark Dodani (Naraç, 24 shkurt 1926 - Lion, 6 maj 2017) ka qenë veprimtar i LANÇ-it,[1] oficer i lartë i Sigurimit dhe më tej autor i mbi 20 librave artistikë me tematikë armën e Sigurimit, si dhe skenarist në disa filma të njohur artistikë e dokumentarë me të njëjtën temë.[2]

U lind në Naraç të Mnelës, i biri i Llesh Dodanit. Mbaroi shkollën fillore internatin e Oroshit[2] dhe me anë të kushëririt të parë të të atit, Gjon Dodani, me ndihmën e Kapedanit të Mirditës Gjon Marka Gjoni, e dërgon në Liceun e Korçës.[nevojitet citimi]

Më 1942 qe pjesëmarrës në çetën partizane Pukë-Mirditë dhe më pas në batalionin "Perlat Rexhepi", anëtar i Shërbimit Informativ të Luftës. Më 20 nëntor 1944, ishte caktuar sekretar politik i Komitetit të Rinisë Komuniste të nënprefekturës së Pukës.[3]

Në vitin 1964, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë dhe Letërsi. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1976, pranë shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ka qenë partizan që në vitin 1943 dhe me përgjegjësi që në kohën e luftës. Ka punuar mbi 35 vjet në organet e Sigurimit të Shtetit ku ka luftuar kundra bandave. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë kinostudios "Shqipëria e Re". Ka shkruar 3 romane, një monografi, dhjetë novela, disa vëllime me tregime, tre skenarë filmash artistikë dhe pesë skenarë dokumentarësh.

Filma dokumentaro artistik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Jeta buzë liqenit
  • Heronjtë e Vigut
  • Jeta e Pal Mëlyshit
  • Eja nëna ju thërret
  • Tirana në Europë
  • Kanina ne gjuhën e kalave
  • 9 maj 1945 fitorja historike e aleateve anglo-sovjeto-amerikanë
  1. ^ Hoxha, Abaz (1999). Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare: autorë dhe vepra. Akad. Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve. fq. 97–98.
  2. ^ a b Intervistuar nga Kujtim Boriçi. "Mark Dodani: Dhjetë vitet e mia mes bandave kriminale: të pathënat e ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit". Shekulli (73): 19. 17 mars 2006.
  3. ^ Intervistuar nga Fatos Veliu. "Në 45-ën, bandat e maleve më vranë babain dhe vëllain: eksponenti i sigurimit Mark Dodani". Gazeta shqiptare = La gazeta del mezzogiorno (184): 12–13. 7 gusht 2012.