Mary Anning

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mary Anning
Mary Anning me qenin e saj, Tray, pikturuar përpara viteve 1842; kodra Golden Cap mund te shihet në sfond

Mary Anning (21 maj 1799 - 9 Mars 1847) ishte një koleksioniste, tregtar dhe paleontologe angleze e fosileve, e cila u bë e njohur në të gjithë botën për gjetjet që bëri në fosilet detare Jurassic në shkëmbinjtë përgjatë Kanalit Anglez në Lyme Regis në qarkun Dorset në Anglinë Jugperëndimore. Gjetjet e Anning kontribuan në ndryshimet në të menduarit shkencor për jetën parahistorike dhe historinë e Tokës .

Anning kërkoi për fosile në shkëmbinjtë Blue Lias dhe zonën Charmouth Mudston, veçanërisht gjatë muajve të dimrit kur rrëshqitjet e tokës ekspozuan fosile të reja që duheshin mbledhur shpejt përpara se të humbnin në det. Zbulimet e saj përfshinin skeletin e parë të saktë të identifikuar së një iktosauri; dy skeletet e para plesiosaur gati të plotë; skeleti i parë pterosaur i gjendur jashtë Gjermanisë; dhe fosile peshku. Vëzhgimet e saj luajtën një rol kryesor në zbulimin ku koprolitët, të njohur si gurë bezoar në atë kohë, ishin feçe të fosilizuara

dhe gjithashtu zbuloi se fosilet belemnite përmbanin qese boje të fosilizuar si ato të cefalopodëve modernë.

Si një Mospajtuese dhe një grua, Anning nuk ishte në gjendje të merrte pjesë plotësisht në komunitetin shkencor të Britanisë së shekullit të 19-të, të cilët ishin kryesisht zotërinj Anglikanë, gjithashtu ajo pati probleme financiare për pjesën më të madhe të jetës së saj. Si grua, ajo nuk kishte të drejtë të anëtarësohej në Shoqërinë Gjeologjike të Londrës, keshtu që ajo jo gjithmonë perfitonte kredi të plotë për kontributet e saj shkencore. Sidoqoftë, shoku i saj, gjeologu Henry De la Beche, pikturoi Duria Antiquior, paraqitja e parë pamore e qarkulluar gjerësisht së një skene nga jeta parahistorike e marrë nga rindërtimet e fosileve, bazuar kryesisht në fosile që Anning kishte gjetur, prej së cilës ajo përfitioj duke shitur primtimet e saj. Anning u bë goxha e njohur në qarqet gjeologjike të Britanisë, Europë dhe Amerikë, gjithashtu u këshillua për çështje të anatomisë, si dhe për mbledhjen e fosileve, por shkrimi i vetëm shkencor i saj botuar në jetën e saj u shfaq në Revistën e Historisë Natyrore në 1839, një ekstrakt nga një letër që Anning i kishte shkruar redaktorit të revistës duke vënë në dyshim një nga pretendimet e saj.

Pas vdekjes së saj në 1847, historia e pazakontë e jetës së Anning solli nje rritje të interesimit për të. Charles Dickens shkruajti një artikull në lidhje me jetën e Anning në shkurt 1865 në revistën e tij letrare gjatë All the Year Round . Në vitin 2010, Shoqëria Mbretërore përfshiu Anning në një listë së dhjetë grave britanike që kanë ndikuar më shumë në historinë e shkencës. Është pohuar se historia e Anning ishte frymëzimi për fjalëshpejtën "She sells seashells on the seashore", por nuk ka asnjë provë për këtë.