Masakra e 4 shkurtit 1944
Operacioni i 4 shkurtit i quajtur Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 sipas numrit të gazetës "Bashkimi" që doli një vit pas ngjarjes, në kohën e regjimit komunist, ishte një operacion kundëraksion i autoriteteve shtetërore të Mbretërisë Shqiptare si përgjigje e atentateve që u kishin bërë figurave politike.
Prapavija e ngjarjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi Operacioni i Dimrit u kishte shtrënguar darat komunistëve, iu rikthyen atentateve ndaj figurave politike, si në rastin e Idhomeno Kosturit.
Në zonën e Tiranës së re, më 3 shkurt, guerilët komunistë në befasi i bëjnë atentat makinës së autoriteteve të regjimit pushtues ku mbeti i plagosur a pa jetë shoqëruesi i afërt i Kadri Cakranit. Pasditen e vonë të 3 shkurtit, guerilë të qarkorit komunist i bëjnë një goditje të befasishme të armatosur makinës së ministrit Xhafer Deva. Sipas dëshmisë së Isuf Devë, sekretar privat i tij, i cili edhe në rrethana torture dëshmonte: “Komunistët më 3 shkurt i bëjnë atentat makinës së Xhafer Devës, plagoset dhe vdes në spital i nipi, adoleshenti Fahri Ibrahimi”[1][2].
Operacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Operacioni filloi në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944, dhe do të përfundonte në ora 5 të mëngjesit të datës 4 shkurt 1944. Sipas organit të shtypit të regjimit komunist, "Bashkimi", autorët kanë qenë Kolonel Bajazit Boletini - komandant i regjimentit "Kosova", Kadri Cakrani, dhe Xh. Devës.
Interpretimet dhe faktet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dëshmi e sekretarit të Xh. Devës, Isuf Shaban Deva, në hetuesi, që u arrestua në Zagreb nga UDB-ja jugosllave dhe iu dorëzua organeve të ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilët, pasi e detyruan me metodat më barbare e pushkatojnë më 30 janar të 1947-ës.[3]
Operacioni do të mbahej shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944, dhe do të përfundonte në ora 5 të mëngjesit të datës 4 shkurt 1944. Ky operacion do të drejtohej nga Xhaferr Deva dhe Kadri Cakrani. Në këtë operacion terrorist, forcat e Gestapos gjermane nuk do të merrnin pjesë, pasi në një dokument të Komandës së Përgjithshme të Korparmatës së 21-të gjermane, thuhej: “Grupet nacionaliste sot natën do të ndërmarrin një kundërreaksion. Të gjithë pjesëtarët e trupës gjermane në postat e shërbimit të qëndrojnë jashtë kësaj grindjeje” Ky ishte një mashtrim, që synonte t’i paraqiste forcat gjermane të ardhur në Shqipëri jo si pushtuese, por si kalimtare, si nevojë e sigurimit të krahëve të forcave gjermane në jug të Ballkanit dhe të sigurimit të rrugëkalimit të këtyre forcave për në veri të Evropës. Por më vonë, në dokumentet gjermane të zbuluara vërtetohet se në krye të drejtimit të këtij aksioni ka qenë oficeri i Gestapos gjermane, Haufmanlangen përfaqësues personal i Hitlerit në Shqipëri. Nga qeveria demokratike e Shqipërisë, në vitin 1945, i është kërkuar shteteve të mëdha të koalicionit antifashist Ang1i-SHBA- BRSS, që ky person të gjendej dhe të gjykohej për krime lufte.
Sipas dëshmive të para të shtypit, publikuar menjëherë pas përfundimit të luftës, viktimat qenë shumica qytetarë me kombësi shqiptare, por edhe ish-ushtarë italianë të mbetur në Tiranë pas kapitullimit të ushtrisë italiane dhe të kombësive të tjera. Ndër të pushkatuarit e natës së zezë të 4 shkurtit 1944 janë edhe:
- Ramiz Treni
- Sitki Çiço
- Xhemal Sojli
- Harito Harito
- Dr. Stefan Pano
- Fadil Rada
- Mali Huta
- Sulejman Vrapi
- Haki Huta
- Gjergj Legisi
- Islam Alla
- Fiqiri Gërblleshi
- Ali Visha
- Viçenca Apoli
- Raxhioner Ravesi
- Gjergj Marangozi
- David Kohe
- Mina Thome
- Vangjel Capo
- Vasil Muzina
- Petro Prifti
- Sokrat Tako
- Mihal Koço
- Dhimitër Toma
- Emrullah Korja
- Todi shkurti
- Osman Boriçi
- Kurt Uka
- Lake Kolonja
- Hasan Çeliku
Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë cilesohet si nder ngjarjet më me dritëhije gjatë Luftës së Dytë Botërore ne Shqipëri dhe shënon një ndër momentet më të erreta te përplasjeve civile mes shqiptarëve.
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literature
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pearson, Owen. 2005. Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism, 1940-1945. London: I.B. Tauris.2006
- https://www.gazetatema.net/dossier/masakra-e-4-shkurtit-1944-deshmia-e-panjohur-e-sekretarit-te-xhafer-deve-i376483
- ↑ Lamaj I., (...) Puto nuk ka asnjë fakt kundër Devës, ndaj e shan (...), intervistuar nga Gilmana Bushati, Gazeta shqiptare. - Nr. 5470, 23 nëntor, 2011, f. 20 - 21.
- ↑ Baruti V., E vërteta dhe rrenat e Masakrës së 4 shkurtit, Standard, 22 shkurt 2015.
- ↑ https://www.gazetatema.net/dossier/masakra-e-4-shkurtit-1944-deshmia-e-panjohur-e-sekretarit-te-xhafer-deve-i376483