Masakra e rruges se Elbasanit
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Masakra e 4 shkurtit 1944 të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}} |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Diku në rrugën e Elbasanit, me një distancë prej 3-4 kilometra jashtë kryeqytetit mbahet mend një nga masakrat më të papara që ka bërë ushtria gjermane mbi popullin shqiptar. Në shkurt të vitit 1944 zhduken pa lënë asnjë gjurmë 10 shqiptarë civilë. Ushtarakët gjermanë e mohojnë këtë masakër. Ndërsa mjaft dëshimtarë kanë vendosur firmën e tyre duke dëshmuar se ato kufoma që u gjetën patën gjurmë gjaku, me plagë prej arme. Të tjerë dëshimtarë që kanë kaluar aty pari në mbrëmjen e masakrës dëshmojnë se kanë dëgjuar krisma.
Raportimi i saktë i kësaj ngjarje në shkurt të vitit 1944 vjen përmes dokumentacionit që është mbajtur deri më tani e panjohur në Arkivin e Shtetit shqiptar. Dita e kujtesës, që u shpall dhe në vendin tonë më 27 janar, zbardhi dhe këtë dokumentacion, të cilat Arkivi i Shtetit ia dhuroi Qendrës së Traumës dhe Rehabilitimit.
“Në rrugën e Elbasan në nji distancë prej 3-4 kilometro jashtë kryeqytetit, me të arritun në vendin e përqëndrimit të ushtrisë gjermane aty u ndaluem prej ushtarakëve të gjermanve të shërbimit, të cilët të njoftuem për qëllimin e vajtjes lejuen kalimin dhe kështu të hudhhequn prej nji ushtaraku gjerman u drejtuem në vendin ku thuej ishin të vendosuna në dhe kufomat e pretenduara. Mbi pyetjet verbale që u banë ushtarakve Gjerman me anën e z. Mentor Sojliut i biri i Xhemalit që dinte gjuhën Gjermanisht, ushtaraku deklaroj se pikërisht n’at vend d.m.th 4 kilometra larg kryeqytetit dytë para janë sjellë nji numër kufomash prej njerëzvet që nuk mund të caktonte dot personat dhe veshjen e tyne dhe lanun mbi rrugën publike, ku u panë shenja gjaku pak të vjetëruara, këto kufoma mandej janë futun në dhe prej puntorvet Italianë që janë në shërbim të ushtrisë gjermane”. Si u zbulua masakara e 14 shkurtit?
Cilët ishin dëshmitarët që firmosën mbi zbradhjen e kësaj ngjarjeje? Pse ushtria gjermane e mohoi vrasjen e shqiptarëve? Zbardhet e plotë gjithçka ndodhi në natën e 14 shkurtit dhe ngjarjet që pasuan në ditët e ardhshme për të zbuluar të vërtetën.
Burime Interneti që duhen kontrolluar. Ju lutemi të keni kujdes. "Wikipedia në Shqip nuk mban përgjegjësi për përmbajtjet e tyre". |
Prapaskenat e masakrës së 14 shkurtit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dëshmitarët: ishin ushtarakë gjermanë
Proces - verbal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbi lajmërimin që na është bërë prej autoriteteve të S.P se në spitalin civil të këtushëm janë transportuar disa kufoma personash te vramë ditën e datës 3 dhe natën e datës 4 të muejit fruer 1944 në rrugët e kryeqytetit prej personave të pa diktuem; sod me datën 5/2/1944 ditën e shtunë para darke, i nënshkruemi Prokurori e Shtetit Tod Gjini, i asistuem prej sekretarit te Prokurorisë, Durrësit z. Tofik Haxhimilla, në mungesë të Sekretarit të kësaj prokurorije z.Pandeli Kosova profizorisht ndodhet me shërbim pranë gjyqit të Posaçëm për mbrotjen e atdheut , i shquem dhe prej togerit të xhandarmërisë z. Sadik Canit, i deleguem prej qark komanditatit z. major Subi Topullit për të shoqnue titullarin e kësaj prokurorije me kreyemjen e hetimeve rreth vrasjeve të kryera me datën e tregueme sipër, dhe prej z/kryetarit të bashkisë z. Nikolla Kote u drejtova për në spitalin e vendit ku prej personelit t’atij spitali na u njoftue se disa kufoma janë përcjellë n’at spital dhe vendosur në dhomën e të vdekurve, vizitimi i të cilave ashtu bamë prej mjekut z. Duçiano Motrine. Kështu drejtuem për në kët loka, drejtuar prej Faik Sulejmanit nga Dibra prej të cilit na u çel dhoma e destinuar për të vdekun dhe u panë të shtrira dhjetë kufoma personash me veshje të ndryshme civile nga të cilat u identifikuen me anën e personave të interesuem.
1. Vangjel Capo, i biri i Andonit dhe i Valës nga Fieri, vjeç 22
2. Tod shkurti nga Fieri vjeç 25
3. Hasan Rexhep Çeliku vjeç 34 kryepuntor pranë Ministrisë së P.B nga katundi Mullet i Tiranës.
4. Sokrat Vangjel Tako i biri i Aleksandrës vjeç 43 nga katundi Novosel i Përmetit dhe banues në Tiranë rruga Mihal Grameno.
5. Mihal Jani Koço, i biri i Margës vjeç 20 nga Bluvjani i Gjirokastrës, banues në rrugën e Kavajës Tiranë.
6. Vicenso Apel i biri i Feliksit dhe i Kleopatrës lindun në Sarandë dhe banues në Tiranë, rruga e Dibrës nr.6 vjeç 20 komisioner
7. Reveni Ludovic Karlo, i biri i Maries nga Italia, banues në Tiranë vjeç 26
8. Gjergji Legjizi i biri i Frrokut dhe i Diles lindun në katundin Kthjellë të Mirditës vjeç 45, banues në Tiranën e re, Lagjja Llagami nr.43
Nga kufomat mbeten dy të pa identifikuar të cilëve iu gjendën këto shenja.
A) bojë mesatare flokësh ngjyrë uthull, vjeç 22, këpucë syprinë bojë të zezë, çorape të zeza, pambuku ushtarake, triko leshi pambuku bojë kafe, xhaketë civile bojë të mbydhun me vija pak të dukshme.
B) Bojë vjeç 34, flokë ngjyrë kështjenjë, fytyrë pak të hekun, i rruem pa mjekër, me një shall leshi jeshile, xhaketë civile e pantallona në bojë të kafesë, i veshun nën rrobe me pixhama të bardha e me vija të kuqe, një triko leshi me bojë të hinit e pa mëngë, jelek bojë kafe, këmishë me ngjyra e me vija, këpucë të zeza civile ushtarake, çorape bojë kafe të Europës.
Dy kufomat e paidentifikuem do të mbeten në dhomën e të vdekunve për eventualitetin e indifikimit prej të interesuarve vet, që do të bahet njoftim me mjetet të voliçme të rastit dhe të gjendjes së shkaktueme në rrethanat e tashme të turbullta për vendin tonë.
Të gjitha kufomat e naltpërmenduna u kontrolluan dhe nuk u gjetën përsipër dokumenta ose shenja që tregonin indentitetin e tyne. Kufomat që të gjitha ishin të prekuna prej plumbash t’armve të zjarrit automatike (ushtarake) në vende të ndryshme të trupave të tyre. Nga drejtoria e spitalit civil të këtushëm u konstatua që mjeku vizitues të lëshojë raportin relativ mbi vizitimin e kufomave dhe mbi konstatimin e vdekjes së tyre.
Ju njoftua nën kryetarit të bashkisë se kufomat pasi të qëndrojnë të ekspozuara për identifikimin në kohën që mundësisht të mbetet të paprishura të jepen urdhnat e vorrimit të tyre .
Për vërtetim u mbajt ky process verbal i cili si i lëshue, u vërtetue dhe u nënshkrua si vijon:
Tiranë më 5/2/1944
Sekretari i Prokurorisë Durrësit
T. Hoxhmilla
Prokurori i shtetit
T.Gjini
Proces- verbal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot me datën 6/2/1944 ditën e djel prej personave të interesuem 1) Mentor Xhemal Sojlia nga Struga banues në Tiranë rruga e Spitalit vjeç 24, 2)Shaqir Huta vjeç 70 pensionist banues në Tiranë, lagja Sulejman Pashë, rruga e Kananit dhe 3) Bajram Ramazan Shkodra, marangos banues lagja Xhami Sherif rruga Hodo Bej nr.102 Tiranë në bahet e ditun se natën e datës 3-4 /2/1944 prej organeve të forcave qeveritare qenë tërhequn nga shtëpitë e tyne a) Xhemal Sojlin atë i të parit, b) Haki e Maliq Huta djemt e të dytit dhe c) Fadil rada puntor vjeç 22 të cilët nga hetimet që kan bërë, nuk ndodhen nëpër burgjet ose vend tjetër të kryeqytetit.
Personat e interesuem nga informatat që kanë kqyrun se në kodrinat e ndodhun pranë pyllit që ndodhet në rrugën publike Tiranë-Elbasan ku, janë përqëndrue ushtrinat gjermane janë transportue dhe varrosun disa kufoma të vrarë natën e datës sipër tregueme dhe mejtojnë se midis tyne kufomavet do të jenë edhe pjestarët e familjeve të tyne të zhdukun natën e ngjarjes përmendun, dhe kërkuen që të veprohen në vajtjen në vend për konstatim të faktit nga ana e titullarit të kësaj prokurorije. Mbi këtë lajmërim, tue patun para sysh randësin e gjendjes krijuar nga fakti e ngjarjees dhe nga ana tjetër përqëndirmin e ushtris gjermane në vnedin ku do të shkohet simbas tregimit të interesuarvet, ku u kërkua ndërmjetësimi i prefekturës të vendti për eventualitetin e nji pengimi për vajtje në vend nga ana e ushtrisë gjermane, që përfundoj në mos pasjen e në asnji pengim nga ana e autoriteteve ushtarake gjermane dhe njikohësisht nga ana e z. prefektiti u autorizua komanda e Qarkut të Gjindarmërisë së kryeqytetit që për shkak të rastit të randësishëm t’shoqënohet titullarit të prokurorisë nji fuqi e mjafteshme nan komandën e nji Oficeri. Komandati i qarkut major z. Subi Topulli në bazë të atij autorizimi dhe mbi kërkimin t’onë në vuni në dispozicion oficerin e Komandës z. Dik Cani.
Mbasi nji veprimi i vajtjes në vendin e treguem për konstatimet e rastit kërkonte përveç kohës të gjatë dhe nji pregatitje njerëzish e mjetesh u vu në dijeni nën kryesija e Bashkis së vendit e cila na njoftoj se ishte fadi për të vënë në dispozicion personelin dhe mjetet ; kështu të nesërmen në mengjes datë 7/2/1944 ditën e Hanë i nënshkruemi Prokuror i Shtetit Tod Gjini i shoqëruar prej Sekretarit të Durrësit z. Tofik Haxhimillës, Togerit gjindarmërisë Z. Dik Canit me nji fuqi prej 15 gjindarmesh e dy nën oficerash dhe të n/kryetarit të Bashkisë z. Nikolla Kote u drejtuem për në vendin e përmendun me nji autoveturë e me dy autokamjona vunë dispozicion prej Bashkisë si dhe nji numër puntorësh prej 10-12 puntorësh me mjetet e nevojshme, vend i cili ndodhej në rrugën publike Tiranë-Elbasan në nji distancë prej 3-4 kilometro jashtë kryeqytetit, me të arritun në vendin e përqëndrimit të ushtrisë gjermane aty u ndaluem prej ushtarakëve të gjermanve të shërbimit, të cilët të njoftuem për qëllimin e vajtjes lejuen kalimin dhe kështu të hudhhequn prej nji ushtaraku gjerman u drejtuem në vendin ku thuej ishin të vendosuna në dhe kufomat e pretenduara. Mbi pyetjet verbale që u banë ushtarakve Gjerman me anën e z. Mentor Sojliut i biri i Xhemalit që dinte gjuhën Gjermanisht, ushtaraku deklaroj se pikërisht n’at vend d.m.th 4 kilometra larg kryeqytetit dytë para janë sjellë nji numër kufomash prej njerëzvet që nuk mund të caktonte dot personat dhe veshjen e tyne dhe lanun mbi rrugën publike, ku u panë shenja gjaku pak të vjetëruara, këto kufoma mandej janë futun në dhe prej puntorvet Italianë që janë në shërbim të ushtrisë gjermane dhe punojnë në vepra ushtarake aty pranë për të mos u ngranë prej kafshëve të egra, jashtë rrugës dhe me një distancë 203 metra nga rruga publike, vend i cili dukej i punuar rishtas. Ky ushtarak shton se nji fuqi e armatosun me nji veturë dhe me nji kamjon ka ardhur natën afërsisht në orën 10 ose 11 dhe i ka nxjerr kufomat dhe mandej janë largue në drejtim të qytetit ku kanë ardhun. Mbas këtyne informatave u urdhnue hapja e vnedut dhe u konstatue se në kët vend pak kohë përpara ishte veprue në gërmimin e tokës deri në nji metro thellsi, një me tre gjanësi e dy metro gjatësi, pasu u hoqën dherat u banë shenja gjaku të grumbullue e trazue me dhenë e njomë nga ujët e shiut që kishte ramun natën, janë gjetun dy pallto nju mushama, dy shami duersh, dy kapela republike dy rrypa sofe balltash. Të gjitha këto sende të zhytuna në baltën e njomë në mënyrë që janë tërhequn e nxjerr pjesë-pjesë, jashtë këtij vendi me nji distancë 2-3 metro janë gjetur dy letra identiteti të vllazenve Huta. Mbas këtij veprimi negativ nuk u ba nevoja të vazhdohet në gremimet dhe gjurmimet e do të qe nga shkaku i gjendjes baheshin të pamunduna e prandaj ju dha fund veprimit dhe u kthye brenda në qytet.
Për vërtetim u mbajtën dy proces verbal i cili u këndua dhe u nënshkrua si vijon:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tiranë më 7/2/1944
Proces-verbal
Sot me datën 16/2/1944 në Zyrën e Prokurorisë para meje Prokuror i shtetit Tod Gjini i asistuem prej Skeretarit Islam Alimehmeti u paraqitën të qujtunit Zenel Ismail Reka sheqexhi banues në Tiranë lagja Xhami Sherif, rruga Mezini dhe Gjyle Shkalla e veja e Selim Ferrës, banuese në Tiranë pran ëtë parit dhe deklaruen së djali Ali Selim Ferra i biri i Gjyle Shkallës vjeç18 tabela shkruese i pa martuem ashtu zhdukun nga shtëpia n’oret e mëngjezit të datës 4/2/1944 i marrun prej fuqinash të armatosuna dhe kufoma e tij ashtu gjetun në lumin e Tiranës afër Saukës prej karroxhive që nuk u dihen emnat e tyne të cilët rastësisht ku banin ranë e kanë parë kufomën e përmendun, mbas këtij lajmërimi u urdhnua transportimi i kufoms për në banesën e vet, mbas këtij transportimi së bashku me mjekun e shkua në banesë për vizitimin e kufomës prej mjekut z. Nasi Kajana në përfundim të cilit u lëshua raporti datë 16/2/1944 nga i cili konstatohet se vdekja asht shkaktue prej plagëve të plumbave.
Për vërtetim u mbajt ky proces verbal mbasi u këndue u nënshkrue si vijon
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tiranë më 16/2/1944
Proces-verbal
I mbajtur mbi pyetjen e dëshmis e gjindarmë Hamit Januzit dhe Xhemal Preçit, efektiv të Kompanisë Zyber Litës, dhe me shërbim në Post Komandën Medrezes.
Viti i nji mij e nandëqind e dyzet e katër ditën e Xhuma me datën 15 Fruer 1944 ora 15 në zyrën e Zonës Komandës Gjindarmëris rrugës së Dajtit neve të nënshkruemit nën/toger Mero Bado, komandat i zonës sipërme dhe aspirant Mahmut Hasi ndihmës i saj zone verbalizojmë si vijon:
U muar në pyetje gjindarmë Hamit Januzi i biri i Januzit dhe i Humës vjeç 20 lindun në katundin Reç të Peshkopisë e më shërbim efektiv i Dedoshmentit të Gjindarmërisë Lumës e profizor ishte bujtës në Postën e Mendrezesë të ksaj Zonet i cili deklaron si vijon:
Unë bashkë me shokun temë Xhemal Preçin sonde prej orës 2 e deri ora 5 pa gdhi sabahi ishim në shërbim gjatë rrugës së Dibrës, aty nga ora 2.30 e sa minuta pamë nji patrullë të Gjindarmërisë Kosovës, përbanum prej katër vetash, me të cilët simbas patrullës që kishim u muarmë veshtë dhe nevet kaluemë në rrugën Bardhyl ku mbas pak minutash ndigjuem disa krisma armësh dhe ku u kthyem në drejtim ka patëm ardhunë ku aty rreth shtëpisë Ferat Halilit pam nji person të vramë dhe patrolla e kosovarevet ishte largue prej ati vendit, ushtarakët e patrullaës nuk u njof edhe me i pam mbasi ishte errët, as kufomën e të vramit nuk e njofti as që e dimë se kush ashtë. Rrethanat se si edhe pse e kanë vramun nuk e dimë. NUk i kemi pamun me sy kur e vranë, vetëm e dimë se qetër njeri andej së parit nuk kishte përveç ushtarak.