Masatoshi Gündüz Ikeda
Masatoshi Gündüz İkeda (Japonisht: |池田 正敏 ギュンドゥズ, Ikeda Masatoshi Gyunduzu) (25 shkurt 1926 – 9 shkurt 2003) ishte matematikan turk me prejardhje japoneze, i njohur për kontibutin e tij në fushën e teorisë së numrit algjebrik.
Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai lindi në Tokjo tek prindërit Junzo Ikeda, kreu i Departamentit të Statistikave të një kompanie të sigurimit, dhe gruaja e tij Yaeko Ikeda. Ai u rrit duke lexuar libra të matematikës që i'u përkisnin babait të tij. Gjatë kohës së tij në shkollë, ai bleu libra të matematikës dhe për historinë e jetës së matematikanëve. Ai u impresionua nga matematikani francezë Évariste Galois (1811–1832).[1]
Karriera akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai diplomoi në departamentin e matematikës në Universitetin Osaka në vitin 1948 dhe u emërua docent më 1955. Ai ndoqi kërkimet shkecore në Universitetin e Hamburgut në Gjermani nën mbikqyrjen e Helmut Hasse midis 1957-1959. Me sugjerimin e Hasses, ai shkoi në Turqi më 1960 dhe shkoi në Universitetin Ege, Izmir. Në vitin 1961, ai u emërua specialist në Fakultetin e Shkencave në njëjtin universitet.[1][2][3]
Në vitin 1964, Ikeda u martua me biokimisten turke Emel Ardor, me të cilën u takua gjatë kohës kur ishte në Hamburg. Ai u natyralizua dhe miratoi emrin turk Gündüz. Ai u bë docent në vitin 1965 dhe profesor i plotë në vitin 1966. Me lejen e universitetit, ai shkoi 1968 në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Ankara si profesor vizitues për një vit. Megjithatë, pas përfundimit të mandatit të tij, atij iu dha një post i përhershëm si profesor i plotë, të cilin ai e pranoi me propozimin e matematikanit Cahit Arf, të cilin e dinte që nga vitet e tij të hershme në Turqi.[1][3]
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ikeda vdiq më 9 shkurt 2003 në Ankara. Varrimi i tij u bë sipas ceremonisë fetare në Xhaminë e Koxhatepes më 12 shkurt dhe u varros në vazrezat Karshëjaka.[2] Ai ishte babai i dy fëmijëve.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d "Uzakdoğulu Bir Matematikçi-Gündüz İkeda" (PDF). Biltek. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2012-06-28. Marrë më 2013-10-21.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Prof. Dr. Gündüz İkeda vefat etti". Hürriyet (në turqisht). 2003-02-10. Marrë më 2013-10-21.
- ^ a b Oğhan, Şehriban (2003-02-13). "Japon doğdu, Türk öldü". Hürriyet. Marrë më 2013-10-21.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]