Jump to content

Mathé Altéry

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mathé Altéry ( lindur Marie-Thérèse Renée Micheline Altare, 12 shtator 1927) është një soprano franceze e shquar në vitet 1950 dhe 1960. Mathé Altéry është vajza e tenorit francez Mario Altéry .

Altéry ka lindur në Paris . Ajo filloi karrierën e saj të këngës në Cherbourg-Octeville, departamenti Manche, rajoni i Normandisë, ku babai i saj punonte në atë kohë. Ajo studioi muzikë klasike . Altéry filloi si koristThéâtre du Châtelet në Paris, në operetën Annie du Far-West (Annie e Perëndimit të Egër) dhe në La Toison d'Or . [1] Në vitin 1956, Altéry përfaqësoi Francën në edicionin e parë të Eurovizionit, me këngën " Le temps perdu " (Koha e humbur) . Gjatë konkursit të parë u shpall vetëm kënga fituese, dhe kështu nuk dihet renditja e këngës së saj. Së paku deri në vitin 2024, ajo është konkurrentja më e vjetër ende gjallë e Eurovizionit.

  1. ^ "Les vedettes nous rendent visite: Mathé Altéry". L'Humanité (në frëngjisht). 20 prill 1956. fq. 2. ISSN 0242-6870. OCLC 705118526.