Matrix

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Matrix është një film aksion fantastiko-shkencorë i vitit 1999 [1] shkruar dhe drejtuar nga Wachowskis. Aty marrin pjesë Keanu Reeves, Laurence Fishburne, Carrie-Anne Moss, Hugo Weaving dhe Joe Pantoliano dhe është seria e parë e serive të Matrix. Ajo përshkruan një të ardhme të degraduar, në të cilën njerëzimi është bllokuar pa dijeni brënda një realiteti të simuluar, Matrix-i, krijuar nga makina inteligjente për të shpërqendruar njerëzit teksa përdorin trupat e tyre si një burim energjie. [2] Kur programuesi i kompjuterave Thomas Anderson, nën pseudonimin e hakerit " Neo ", zbulon të vërtetën, ai "i kundërvihet me rebelim makinave" së bashku me njerëz të tjerë që janë çliruar nga Matrix.

Matrix është një shembull i një nënzhanri cyberpunk i filmave fantastiko-shkencorë. Qasja e Wachowskis-ve në skenat e aksionit u influencua nga filmat e animacionit japonez [3] dhe arteve marciale, dhe përdorimi në film i koreografëve të luftimeve dhe të teknikave të wire fu nga kinematë e filamve aksion të Hong Kong-ut ndikoj në prodhimin e mëvonshëm të filmave aksion në Hollywood . Filmi është i njohur për popullarizimin e një efekti vizual të njohur si " koha e plumbit ", ku perceptimi i theksuar i disa personazheve të caktuar, shfaqet duke lejuar që veprimi brenda një sekunce të eci me lëvizje të ngadaltë ndërsa kamera duket sikur lëviz nëpër skenë me shpejtësi normale, duke lejuar lëvizjet e shpejtuara të disa personazheve të perceptohen si normale. Ndërsa disa kritikë e kanë vlerësuar filmin për trajtimin e tij të temave të vështira, të tjerë kanë thënë se tema më të thella janë lënë kryesisht në hije nga skenat e aksionit.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një hotel të braktisur të Chicago-s, një grua (që më vonë u zbulua se ishte Triniti) është në futur në qoshe nga një ekip policie, por i mposht shpejt ata me aftësi mbinjerëzore. Ajo ikën, ndjekur nga policia dhe një grup misterioz agjentësh të veshur me kostum, të aftë veprime të ngjashme mbinjerëzore. Ajo i përgjigjet një thrrje nga një telefon publik dhe zhduket.

Programuesi i kompjuterave Thomas Anderson, njohur nga komuniteti i hakerave me pseudonimin " Neo ", ndjen se diçka nuk është në rregull me botën dhe është në pikëpyetje nga takime të përsëritura në internet me shprehjen "Matrix". Trinity e kontakton dhe i thotë se një burr i quajtur Morpheus ka përgjigjet që ai kërkon. Agjentët, të udhëhequr nga Agjenti Smith, kapin Neo-n dhe e kërcënojnë atë që ta ndihmoj të kapin "terroristin" Morpheus. I palëkundur, Neo më vonë takohet me Morpheus-in, i cili i ofron atij një zgjedhje midis dy pilulave ; të kuqen për t'i treguar atij të vërtetën në lidhje me Matrix, dhe blunë për ta rikthyer atë në jetën e tij të mëparshme. Pasi Neo gëlltit pilulën e kuqe, realiteti i tij shpërbëhet dhe zgjohet në një "enë" të mbushur me lëng midis shumë të tjerëve, të bashkangjitur me një sistem elektrik të sofistikuar. Ai rikthehet dhe sillet në bordin e nëndetses së Morpheus-it, Nebukadnetsarin .

  1. ^ "The Matrix laid the template for the gritty, gravity-defying, self-seriously cerebral modern blockbuster". Vulture.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Allen, Jamie (28 nëntor 2012). "The Matrix and Postmodernism". Prezi.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Matrix Virtual Theatre". Warnervideo.com. Warner Bros. Pictures. 6 nëntor 1999. Interview with the Wachowski Brothers. Marrë më 29 nëntor 2012. We liked Ghost in the Shell and the Ninja Scroll and Akira in anime. One thing that they do that we tried to bring to our film was a juxtaposition of time and space in action beats. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)