Shko te përmbajtja

Max Verstappen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Max Verstappen
Verstappen tek Çmimi i Madh i Holandës 2024
Verstappen tek Çmimi i Madh i Holandës 2024
Karriera në Formula Një
Kombësia Flamuri Holandez
Ekipi aktual Redbull Racing-Honda RBPT
Numri i makinës 1
Pjesmarrje 229
Kampionate 4 (2021, 2022, 2023, 2024)
Fitore 70
Podiume 126
Pikët gjithsej 3419.5
Pol pozita 47
Xhiro të shpejta 36
Pjesmarrja e parë 2015 Çmimi i madh i Australisë
Fitorja e parë Çmimi i madh i Spanjës 2016
Fitorja e fundit Çmimi i madh i SHBA 2025
Pjesmarrja e fundit Çmimi i madh i Qatarit 2025
Sezoni i fundit

Max Emilian Verstappen (shqiptimi holandez: [ˈmɑks fɛrˈstɑpə(n)]; i lindur më 30 shtator 1997) është një pilot makine garash holandez dhe belg që garon nën flamurin holandez në Formula Një për Red Bull Racing. Verstappen ka fituar katër tituj të Kampionatit Botëror të Pilotëve të Formula Një, të cilët i fitoi radhazi nga viti 2021 deri në vitin 2024 me Red Bull, dhe ka fituar 64 gara në 11 sezone.

I lindur në Hasselt dhe i rritur në Maaseik, Verstappen është djali i ish-pilotit holandez të Formula Një, Jos Verstappen, dhe ish-garueses belge të kartingut, Sophie Kumpen. Pas një karriere të suksesshme në karting - që kulmoi në sezonin e tij rekordthyes të vitit 2013 - Verstappen avancoj në formulën e juniorëve. Duke përparuar direkt në Formula 3 Evropiane të FIA-s, Verstappen theu disa rekorde në rrugën e tij drejt vendit të tretë në kampionat në sezonin e tij të ri me Van Amersfoort. Në moshën 17 vjeç, Verstappen nënshkroi për Toro Rosso në vitin 2015 si pjesë e Red Bull Junior Team, duke u bërë piloti më i ri në historinë e Formula 1 në Çmimi i madh i Australisë. Pas disa përfundimeve me pikë në sezonin e tij debutues, Verstappen e mbajti vendin e tij për vitin 2016 përpara se të promovohej në ekipin mëmë Red Bull pas katër raundeve. Në debutimin për Red Bull, në moshën 18 vjeç, Verstappen fitoi Çmimi i madh i Spanjës, duke u bërë piloti më i ri që ka fituar një Çmim të madh në Formula 1. Verstappen arriti fitore të shumta në fushatat e tij të viteve 2017 dhe 2018, përpara se të përfundonte i treti në Kampionatin Botëror të Pilotëve 2019 dhe 2020 nën motorin Honda.

Verstappen fitoi titullin e tij të parë në vitin 2021 pasi e kaloi Lewis Hamiltonxhiron e fundit të garës së fundit të sezonit, duke u bërë Kampioni i parë Botëror i Pilotëve nga Holanda. Verstappen fitoi dy kampionatet e ardhshme në vitin 2022 dhe 2023, duke përmbysur deficitin më të madh të pikëve në historinë e Formula 1 në të parin dhe duke thyer rekorde të shumta në të dy sezonet. Ai siguroi titullin e tij të katërt radhazi në vitin 2024 pasi fitoi nëntë Çmime të mëdha, përfshirë një performancë të vlerësuar gjerësisht në mot të lagësht në São Paulo, për t'u bërë piloti i parë që fiton kampionatin duke drejtuar për një konstruktor të vendit të tretë në 41 vjet.

Që nga Grand Prix i Qatarit 2025, Verstappen ka arritur 70 fitore garash, 47 pole position, 36 xhiro të shpejta dhe 126 podiume në Formula 1. Përveçse është fituesi më i ri i Çmimit të Madh, ai mban disa rekorde të Formula Një, duke përfshirë numrin më të madh të fitoreve në një sezon (19), numrin më të madh të ngjitjeve në podium në një sezon (21), numrin më të madh të fitoreve radhazi (10) dhe numrin më të madh të pozicioneve të poleve radhazi (8, të ndara me Ayrton Sennën). Verstappen ka kontratë për të qëndruar te Red Bull të paktën deri në fund të sezonit 2028.[1] Verstappen u rendit në numrin e vitit 2024 të revistës Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në nivel global dhe u emërua Oficer i Urdhrit të Orange-Nassau në vitin 2022.

Max Emilian Verstappen lindi më 30 shtator 1997 në Hasselt, Belgjikë me prindërit Jos Verstappen dhe Sophie Kumpen.[2][3]Prindërit e Verstappen u ndanë kur ai ishte i vogël, pas së cilës ai jetoi me të atin. Motra e tij më e vogël, Victoria, jetoi me nënën e tyre.[4]Verstappen ka tre gjysmë-vëllazëri më të vegjël nga i ati: një motër nga martesa e dytë e Jos dhe një vëlla dhe motër nga martesa aktuale e Jos.[5]

Familja e tij ka një lidhje të gjatë me sportet motorike: babai i tij është një ish-pilot holandez i Formula Një, nëna e tij belge garonte në karting,[6][7] dhe kushëriri i tij Anthony Kumpen, garoi në garat e qëndrueshmërisë dhe është dy herë kampion i NASCAR Whelen Euro Series, aktualisht duke shërbyer si menaxher i ekipit për PK Carsport në Euro Series.[6] Verstappen fillimisht ndoqi një shkollë të mesme në Maaseik, përpara se të kalonte në mësimdhënie private; ai pranoi se e linte mësimin herët për të ndjekur garat në të gjithë Evropën me të atin.[8]

Verstappen e filloi karting në moshën katër vjeçare e gjysëm. Ai konkuroi në mini-kampionatin e të rinjëve në krahinën e qytetit të tij Limburg (Belgjikë). Në vitin 2006, Verstappen u gruadua për në klasin minimax të Rotax Max duke fituar kampionatin belg. Në vitin 2007, Verstappen fitoi kampionin holandez të minimaxit. Duke garuar me një kart CRG i hyrë nga babai i tij, Verstappen fitoi kampionatet belge dhe holandeze të minimaxit si edhe kampionatin belg të kadetëve.

Në vitin 2009, Verstappen u bashkua me Team Pex Racing, një skuadër konsumatore e CRG. Atë vit, ai fitoi kampionatin flemish të minimaxit dhe kampionatin belg të KF5. Në vitin 2010, Verstappen mori pjesë në garat karting ndërkombëare. Ai u ble nga CRG për të garuar me skuadrën e tyre në kampionatin europian dhe botëror. Në Kupën e Botës KF3, Verstappen e mbylli i dytë mbarapa pilotit me më shumë eksperiencë Alexander Albon, por më pas Verstappen e mposhti atë në WSK Euro Series. Ai gjithashtu fitoi WSK World Series, duke mposhtur Robert Vișoiu.

  1. "Max Verstappen signs bumper new deal with Red Bull until end of 2028 | Formula 1®". Formula 1® - The Official F1® Website (në anglisht). Marrë më 2025-05-15.
  2. "Max Verstappen | Toro Rosso | F1 Driver Profile | ESPN F1". web.archive.org. 2015-03-21. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2015. Marrë më 2025-05-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ""Max Verstappen with his sister Victoria Jane Verstappen and his father Jos Verstappen"" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2022. Marrë më 14 dhjetor 2020.
  4. Gray, James (2021-12-10). "How Max Verstappen's hard-nosed upbringing created a driver ready for war with Lewis Hamilton". The i Paper (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-15.
  5. "Jos Verstappen becomes a father for a fourth time". GPToday.net (në anglisht). 2019-05-02. Marrë më 2025-05-15.
  6. 1 2 "Verstappen's son in F1 in 2015". web.archive.org (në anglisht). 2014-11-29. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 2025-05-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  7. CORNELISSEN, Marc (2014-08-17). "Geen rijbewijs, wel in de F1". Het Nieuwsblad (në holandisht). Marrë më 2025-05-15.
  8. Osten, Phillip van (2020-04-02). "Clever Verstappen remembers ploy to avoid school and go racing". F1i.com (në anglisht). Marrë më 2025-05-15.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]