Mbishkrimet në shkëmbin Gramata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbishkrimet në Shkëmbin Gramata
Mbishkrimet në shkëmbin Gramata is located in Earth
Mbishkrimet në shkëmbin Gramata (Earth)
LlojiArkeologji
VendndodhjaKaraburun, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri
Koordinatat40°12′59″N 19°28′26″E / 40.216475°N 19.473894°E / 40.216475; 19.473894
NdërtuarShek. III p.e.s
Organi drejtuesDRKK Vlorë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarNR. 586, Dt, 17. 03. 1948/NR. 4874, Dt, 23. 09. 1971.
Nr. i referencësVL077
TipologjiaMbishkrime antike

Mbishkrimet në Shkëmbin Gramata është një monument i trashëgimisë kulturore në Karaburun, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "NR. 586, Dt, 17. 03. 1948/NR. 4874, Dt, 23. 09. 1971.".

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave) ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri i gramës ka qenë fillimisht, një zonë shfrytëzimi i gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m; blloqet e shkëputura transportoheshin me anije për të furnizuar kantieret e mëdha urbane, si në Epidamn-Dyrrah dhe në Apolloni. Ky gji shërbente si strehë për detarët, të cilët strehoeshin aty për tu shpëtuar stuhive, duke nisur që nga periudha antike, në mesjetë ku Porti i Gramës del në portulanet grek të Shek. XVI e deri në kohët moderne. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve dhe të anijeve. në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit. Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]