MC Kresha
MC Kresha | |
|---|---|
Fazliu në Mitrovicë në 2015 | |
| Lindi | Kreshnik Fazliu 5 shtator 1984 (41 vjeç) Mitrovicë, Kosovë |
| Vite aktiviteti | 2006–aktualisht |
| Bashkëshorti/ja |
Erzina Shehu (m. 2019) |
| Fëmijë | 2 |
| Karriera muzikore | |
| Zhanret | |
| Labeli | PINT |
Kreshnik Fazliu (lindur më 5 shtator 1984), i njohur me emrin skenik MC Kresha, është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur në trojet Shqiptare.
Fazliu u rrit në Mitrovicë në lagjen Iliridë (ish-Tavnik).[nevojitet citimi] Në fillim të karrieres së tij ai morri pjesë në festivale si Top Fest 2008 me bashkëpunim me Snupa me këngën "N'ks" si dhe në Videofestin Muzikor me disa bashkëpunime të ndryshme.
Ai numëron gjithsej tetë albume solo: Patikat e mia (2010), Për inati t'njoni tjetrit (2011), Air Force 1 (2012), Emceeclopedy (2014), Rapsodët N'rap T'sotit (2016), United State of Albania (2019), Muzikë e alltisë (2022) dhe 1618 (2024). Në 2025, ai bashkëprodhoi albumin Salihi & Ferizi (2025) me Lyrical Son.[1]
Këngët e tij “Lej Flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit TDS, Dr Mic me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuara të tij.
Karriera futbollistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kreshnik Fazliu ishte portier për gjeneratat e reja te KF Trepçës.[2] Sidoqoftë ai u detyrua ta lë futbollin përshkak te një lëndimi në moshen 18-vjeçare.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Dy ditë pas, kjo është kënga më e dëgjuar e albumit "Salihi x Ferizi"". Bota Sot. Marrë më 2025-11-21.
- ↑ "Mc Kresha i bashkohet skuadrës kosovare, kjo do të jetë detyra e tij". Dukagjini.com. 26 qershor 2023. Marrë më 20 gusht 2024.
- ↑ "Mc Kresha rrëfen për ëndrrën që nuk e realizoi për arsye shëndetësore". Sinjali. 31 tetor 2021. Marrë më 20 gusht 2024.
| Ky artikull në lidhje me një biografi individi shqiptar është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |