Mediamorfozë dhe metakomunikim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

“Mediamorfozë dhe metakomunikim” është një libër shqiptar, botuar në vitin 2017.[1] Ky libër është shkruar nga autori Artan Fuga. Tematika kryesore e këtij libri është transformimi i medias dhe ajo çfarë ndodh përtej komunikimit. Ky libër prek probleme tëtë teorive të mëdha mbi komunikimin masiv dhe mediat, trajton problem filozofike të tyre, hulumton mbi ekonominë e medias, e sheh këtë të fundit të ndërlidhur me teknologjinë dhe progresin e saj, bën dallimin midis informacionit masiv dhe dijeve të tjera të njeriut, trajton komunikimin në Web dhe marrëdhëniet e gazetarisë qytetare me profesionet e mediave profesionale, sheh lidhjet e ndërsjella midis mediave masive dhe shoqërisë, hulumton sjelljen e audiencave klasike dhe atyre numerike, analizon standartet e trajtimit mediatik të informacionit, sheh problemet sociale si arti, kultura, feja, gjuha, identiteti kombëtar të lidhura me komunikimin masiv.

Mediamorfozë dhe metakomunikim
Kopertina e librit
Author Artan Fuga
Original title Mediamorfozë dhe metakomunikim
Country Shqipëri
Language Shqip
Publisher Papirus
Publication date
2017
Pages 872
ISBN Stampa:ISBNT

Përmbledhje e librit[redakto | përpunoni burim]

Ky libër i kushtohet mediamorfozës dhe metakomunikimit. Media karakterizohet, përgjatë historisë së saj, nga transformime herë të shpejta dhe të vrullshme, herë të tjera graduale dhe lineare. Sot, prej dy dekadash, në kuadrin e metamorfozës së saj, media ndodhet përpara dilemash të mëdha. Ajo po përjeton një paradoks. Teknologjia e informimit ka bërë që media masive të ketë sot në dorë mundësi të pakrahasueshme për të konceptuar, edituar dhe shpërndarë përmbajtje. Forma të reja gazetarie kanë lindur. Ky revolucion, po përkon me një krizë të thellë të medias. Industria e telekomunikaconit, media konvencionale po përjeton një fazë dilemash që lidhen më vetë qëdrueshmërinë dhe ekzistencën e saj. Kjo është temaika kryesore e këtij libri.[2]

Kapitujt[redakto | përpunoni burim]

  1. Informimi dhe media nën ndikimin e ndryshimeve teknologjike
  2. Media në hapësirën publike
  3. Media si instrument ndërtimi identitetesh
  4. Media dhe komunikimi masiv në këndvështrim epistemologjik
  5. Brenda sistemit të mediave

Kujt i drejtohet ky libër[redakto | përpunoni burim]

  • Vozitës në web dhe gazetarë qytetarë, si edhe moderatorë, komentues dhe audienca rrjetesh sociale.
  • Prindër që duan të dinë se përse të rinjtë nuk i honepsin më gazetat dhe televizionet.
  • Gazetarë të rinj apo të pasionuar pas gazetarisë.
  • Publik i gjerë që dëshiron të dijë si funksionon media.
  • Studentë në shkenca sociale do të gjejnë idenë se përse komunikimi shpjegon të gjithë shoqërinë.
  • Studiues në albanologji për t'u njohur me pikëpamjet e mia se gjuha nuk shpreh identitetin thelbësor të një kombi dhe përse shqiptarët nuk janë as më shumë dhe as më pak gjakmarrës dhe të cekët në fe se popujt e tjerë.
  • Menaxherë dhe pronarë mediash që duan të dinë se përse mediat e tyre janë në vështirësi.
  • Studentë të gazetarisë që duan të thellohen në profesionin e tyre.
  • Kurreshtarë që duan të dinë se përse nuk ekziston shkaku, përse informacioni masiv nuk e paraqet dot të vërtetën, përse faktet nuk barazohen me të vërtetën.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Mediamorfozë dhe metakomunikim Papirus

Referencat[redakto | përpunoni burim]


  1. ^ "Mediamorfoze dhe Metakomunikim". PAPIRUS (në anglisht). Marrë më 2018-05-27. 
  2. ^ Fuga, Artan (2017). Mediamorfozë dhe metakomunikim. Tiranë, Shqipëri: Papirus.  978-9928-4455-0-6.