Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull dyshohet nga vërtetësia pasi nuk ka mjaft referenca ose nuk ka asnjë referencë.
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.


Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste
Autori: Arben Muka.
Botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, nëntor 2010.
Faqet e librit 122.

Ky botim është vështrimi me “sytë” e medias i periudhës së parë të Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria ishte nën pushtimin e Italisë fashiste. Analizë e nxjerrje në pah të strategjisë që ndoqën autoritetet pushtuese e urdhërmarrësit nga radhët e kastës politike dhe administrative shqiptare, për ta pasur median në anën tyre. Por dhe pasqyrimi i rezistencës antifashiste në tërë larminë e ngjyrimit të vet politik e ideologjik që mbështeti dhe frymëzoi një propagandë të ndryshme nga ajo e regjimit.