Medreseja e Gazi Isa-Beut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Medresa e Gazi Isa-Beut, në Pazarin e Ri (Novi Pazar) është një institucion edukativ e arsimor që vepron në territorin e Serbisë.

Diplomat e këtij institucioni janë klasifikuar në rangun e medreseve bosnjane dhe janë të njohura në të gjitha vendet islame. Prandaj, pas një arsimimi katër vjeçar në këtë medrese, nxënësit mund të vazhdojnë arsimimin e tyre në disa universitete ndërkombëtare.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në territorin e sotëm të Sanxhakut, udhëtari turk Evlia Çelebiu në vitin 1661 kishte evidencuar 11 medrese, nga të cilët 5 në Novi Pazar. Evlija Çelebiu në mesin e tyre kishte regjistruar edhe Medresen e Sinan Beut, e cila daton që nga shekulli XV, dhe e cila në kohët e mëvonshme e kishte ndryshuar emrin në Medresa e Gazi Isa beut, i cili përndryshe ishte themelues i Novi Pazarit dhe Sarajevës.

Gjysma e parë e shekullit XX, e më saktë, shtatori i vitit 1946 shënon ndërprerjen e plotë të veprimtarisë së saj.

"Me rënien e komunizmit në vitet e 90-ta, lind një shpresë e re e zgjimit dhe e rilindjes islame. Kështu më 21 qershor të vitit 1990 u mbajt seminari i imamëve nga territori i Sanxhakut, i cili nisi propozimin për fillimin e iniciativës për hapjen e Medreses në Novi Pazar. Nga mëshira e Zotit më, 17 shtator të të njëjtit, edhe për klasët e këtij institucioni, u dëgjua jehona e ziles shkollore, gjë që paraqet rifillimin e funksionimit të Medreses Gazi Isa-Beu." Si një shprehje e respektit dhe e vlerësimit për të drejtat e gruas të cilat ajo i gëzon në islam, në vitin 1996 filloi punën edhe Medreseja e Vajzave në Novi Pazar, dhe në vitin 2001 zilja shkollore shënoi fillimin e funksionimit edhe të Medreses së Vajzave në Rozhajë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkësia Islame e Sanxhakut

Shkolla e Gazi Isa Beut në Novi Pazar