Medusa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Meduza do te thotë : zgjuarsi udhëheqëse femërore. Në Greqi njihet si Metis ndërsa në Egjipt si Met/ Maat.

Medusa by Carvaggio.jpg

Simbolizon zgjuarsinë dhe misteret femërore, ciklet e Kohës (te shkuarën, te sotmen dhe te ardhmen), ciklet natyrore (jetën, vdekjen dhe rilindjen). Roje e portave te Parajsës, Tokës dhe Ferrit. Është e dashura e shtazeve, me energji te fshehur dhe aktive. Është ajo që lidh parajsën me Token dhe shkatërron për te ruajtur balancën. Është e vërteta e realitetit, e gjitha prapa dy fytyrave. Shkatërron tek mortalet, iluzionet. E ndaluar dhe në te njëjtën kohe zgjuarsi e nevojshme.

Meduza ishte Gorgon(ja) (në mitologjinë greke Gorgon është një femër shtaze, e njohur gjithashtu si Gorgo. Dy gorgonet e tjera Stheno dhe Euryale ishin te pavdekshme. Meduza u kthye nga njeri në Gorgon (nga Athinaja) si rrjedhoje ajo mbeti mortale) me e njohur, me flokë te gjate dhe te bukur. Njohja e saj me Poseidonin (neptun) mërziti shume Athinane dhe si mallkim ajo i shndërroi flokët e bukur te Meduzës në gjarpërinj dhe e shpërfytyroi. Pamja e saj (pas kësaj) ishte aq e tmerrshme sa çdo qenie e çalle që e shikonte në sy kthehej në gurrë.

Pasi Perseus, me urdhër te Athinase i preu kokën Meduzës (duke mbajtur në fytyre maskën që i kish dhëne Athinaja në mënyre që mos kthehej në gurrë nga shikimi i Meduzës) nga Meduza lindi Pegasus (kalë me krahë) dhe Chrysaor. Gjaku që rrodhi në shkretëtirën Libiane gjate "lindjes" se tyre u kthye në gjarpërinj. Me pas një nga këta gjarpërinj vrau Mopsus.