Melihate Nura
Melihate Nura ishte mësuese në shkollën fillore "Skënderbeg" gjatë viteve 1942-1943
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E lindur në Mitrovicë në vitin 1924. Shkollën fillore dhe atë zejtare të femrave e kreu në Mitrovicë para Luftës së Dytë Botërore. Në korrik-shtator 1943 ishte vijuese e kursit pedagogjik të Normales "Sami Frashëri" në Prishtinë, kurse në vitin shkollor 1942-1943, pas mbarimit të kursit pedagogjik, emërohet mësuese në shkollën fillore "Skënderbeg" në Mitrovicë me drejtorin Bedri Gjinaj dhe kolegë Lina Shkrelin, Ali Gaxhën etj. Pas Luftës së Dytë Botërore emërohet mësuese në Gjakovë, por së shpejti u burgos nga organet e OZN-së për veprimtarinë e saj si mësuese në Mitrovicë dhe për organizimin e jetës kulturore e artistike në këtë qytet e rrethinë. Pas lirimit të burrit të saj, Nevruz Nurës, nga burgu shpërngulen në Gjilan dhe Melihatja tani punon si mësuese e punëdores në Shkollën e Amvisnisë në Gjilan. Prej vitit [[1958]] deri në pension, punoi si edukatore e Kopshtit parashkollor "Gëzimi ynë" në Prishtinë.Për merita në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë në periudhën 1941-1944 dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: pika5A. ISBN 9951-12-003-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)