Metodizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Lëvizje protestante e lindur në Angli në shek. XVIII. Themelues të saj janë teologët John Wesley (1703-1791) dhe vëllai i tij Charles (1707-1788). U quajtën “metodistë” pasi u përkushtoheshin parimeve dhe kohës së adhurimit të anëtarëve të “klubit të shenjtorëve” në Universitetin e Oxfordit.

Wesley nuk kishte për qëllim që të formonte ndonjë komunitet të ri religjioz. Vetëm se, me anë të komentimeve të tij në të kuptuarit e fesë erdhi deri te formimi i një komuniteti të ri.

Kishat metodiste të shpërndara në shtete të ndryshme, në vitin 1968, mes veti formojnë një bashkim dhe kështu janë zhvilluar në frymën e protestantizmit. Biblën e llogaritin si themel të besimit dhe të jetës së tyre. Ata mundohen të organizojnë jetën e tyre mbi etikën e krishterë. Nëpër kishat e tyre mund të ligjërojnë edhe jopriftërinj.

Metodistët gjenden në Evropë dhe Amerikë, kryesisht në Britani të Madhe dhe Amerikën e Veriut dhe në vitin 1967 mendohet të kenë pasur afër 20 milionë anëtarë. Ata janë edhe anëtarë të Lidhjes së Kishave Botërore[1].

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 shtator 2011. Marrë më 15 prill 2010.