Mexichromis mariei
| Mexichromis mariei | |
|---|---|
| Klasifikimi shkencor | |
| Mbretëria: | Animalia |
| Filumi: | Mollusca |
| Klasa: | Gastropoda |
| Rendi: | Nudibranchia |
| Nënrendi: | Doridina |
| Superfamilja: | Doridoidea |
| Familja: | Chromodorididae |
| Gjinia: | Mexichromis |
| Lloji: | M. mariei |
| Emri binomial | |
| Mexichromis mariei (Crosse, 1872)[1] | |
| Sinonime | |
| |
Mexichromis mariei(shqipëruar Meksikromis mariei) është një lloj ligaveci detar shumëngjyrësh, klasifikuar si branshi-zhveshur dorid. Bëhet fjalë për një butak gastropod të ujërave të kripura pa guaskë që bën pjesë në familjen Chromodorididae.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lloji u përshkrua për herë të parë në Kaledoninë e Re, por në fakt haset shpesh në zonën qendrore të Oqeanit Indo-Paqësor. Disa lloje të tjera që jetojnë në Japoni mund të kenë lidhje farefisnore me llojin në fjalë.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mexichromis mariei ka një mantel të bardhë në rozë të zbehtë me gunga rozë-vjollcë të rrumbullakosura të shpërndara mbi të. Përshkrimi origjinal përmend njolla të kuqe rreth buzës së mantelit, por zakonisht ka një brez të verdhë që mund të jetë i ndërprerë. Branshitë janë rozë e zbehtë, ndërsa kërcejtë e tyre kanë një vijë vjollcë në anën e jashtme. Rinoforet janë rozë e zbehtë në bazë dhe gradualisht bëhen vjollcë në majë.
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ↑ Crosse H. (1872). Description d'un genre nouveau, et d'espèces inédites, provenant de la Nouvelle-Calédonie. Journal de Conchyliologie. 20: 148-154, page(s): 153, pl. 7 fig. 5
