Jump to content

Migrimi nga IPv4 në IPv6

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Migrimi në IPv6 shihet si një detyrë shqetësuese për shkak të papajtueshmërisë së tij me IPv4. Pengesat kryesore që ndikojnë në migrimin nga IPv4 në IPv6 janë papajtueshmëria midis pajisjeve dhe programeve kompjuterikë [1]. Interneti aktual bazohet në Protokollin e Internetit IPv4, me përdorimin në rritje të IP-së, është shfaqur një problem lidhur me IP adresat pasi që ato nuk janë te pakufizuar dhe se IP adresat e versionit 4 (IPv4) ditë pas dite po shterohen [2][3] . Shterimi i IPv4 shpiu deri tek lindja e një protokolli të ri që quhet Internet protokoll versioni 6 apo ndryshe si IPv6. Ky version u përcaktu në mënyrë që të zgjidh problemet e adresave dhe problemet e tjera ne protokollin e përdorur aktualisht [4]. Kalimi ne IPv6 nuk do të ndodhë menjeherë, andaj është e nevojshme që rrjetet të përkrahin operimin e dyjave për një kohë, prandaj shtrohet nevoja e kërkimit të një mekanizmi që mundëson bashkë ekzistencën e IPv4 dhe IPv6 [2].

Ipv4 Adresimi - IPv4 është ip adresë 32 bit dhe mund të adresojë rreth 4.3 miliarde paisje [4]. Ky lloj i ip adresave përbëhet nga dy pjesë kryesore: adresa e rrjetit dhe  adresa e hostit . Adresa e rrjetit është përdorur për të gjetur vendndodhjen e rrjetit kurse adresa e hostit për të arritur destinacionin e vecantë brenda një rrjeti.

IPv4 ndahen në pesë klasa varësisht prej numrit të bitëve të rezervuar për fushën e rrjetës dhe fushën  e shfrytëzuesit të rrjetës: Klaset e ip adresave A , B , C , D , E [3].

IPv6 ose ndryshe IPng (IP-The Next Generation) arsyeja kryesore për një version të ri ishte rritja e hapësirës së IP adresave, nga 32 bitë në 128 bitë ,duke ofruar kështu një brez të madh të adresave [5] [2]. Përbëhet nga 8 segmente me nga 16 bit të ndarë nga dy pika, i referohemi si format “Heksadecimal me dy pika”. Forma e paraqitjes së strukturës së adresës  IPv6 është x:x:x:x:x:x:x:x, ku çdo x përfaqëson 16 bit apo 4 shifra heksadecimale [3]. Rritja e hapësirës së adresave ofron shumë përfitime shtesë si: hederi i IPv6 është më i thjeshtuar me më pak fusha, kjo përmirëson trajtimin e paketave nga ruterët për arsye se këtu  është bërë eliminimi i fushës “checksum” duke mos pasur nevojë nga ana e ruterit kontrollimin e kësaj fushe në cdo  hap. Një përfitim tjetër kyq është mundësia e vendosjes së komunikimit nga fillimi deri në fund pa pasur  nevojën për aplikimin e metodes së përkthimit të adresave – NAT (Network Address Translation) prej adresave private në atë publike dhe anasjelltas. Tjetër benefit gjithashtu është mundësia e autokonfigurimit duke anashkalur përdorimin e DHCP(Dynamic Host Configuration Protocol) serverit [5] .

Teknikat e Migrimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IPv4 dhe IPv6 nuk janë direkt kompatibile me njëri-tjetrin. Kalimi në IPv6 nuk është diçka që do të bëhet menjeherë, prandaj është e rëndësishme të zhvillohen mekanizma që mund të përdoren për të bërë kalimin nga IPv4 në IPv6. Teknikat e migrimit janë kategorizuar si: Përdorimi paralel i dy versioneve të ip adresimit (Dual stack), Konvertimi (Translation), Tunelimi (Tunneling) [2].

Përdorimi paralel i dy versioneve të ip adresimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teknika e parë e migrimit është referuar si Dual Stack. Kjo teknikë e migrimit mudëson që të përdoren paralel të dy  versionet e IP adresave në një nyje të vetme, në të njejtën kohë si dhe mundëson pajisjet që të përdorin të dy  protokollet sipas shërbimeve në dispozicion. Nyja që e përkrah këtë teknikë të migrimit duhet të jetë në gjendje të i kuptojë dhe procesoj të dy protokollet IP, pra nuk  vendosë se cilin protokoll do te lëshojë në operim, protokollet  e rutimit janë ato që vendosin [2][6].

Përdorimi paralel i dy versioneve të IP adresimit ndodh në shtresën e rrjetit, andaj para dërgimit të paketës në shtresen tjeter shtresa e rrjetit do të vendos se cilin protokoll do të përdor në baze të informacioneve nga shtresa e të dhënave [2].

Teknika e konvertimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo teknikë është menduar për komunikim mes rrjetit IPv4 dhe IPv6, mekanizma e konvertimit qëndron  në konvertimin e hederave të IPv4 në IPv6 dhe anasjelltas në mënyrë direkte përmes perkthyesit apo konvertuesit i cili  mund të jetë një paisje ruter. Kjo mund të konsiderohet e ngjashme me NAT, përderisa NAT bënë përkthimin e IP adresave private në IP adresa publike dhe anasjelltas, këtu përkthehen hederat e IPv4 në IPv6 dhe anasjelltas ato të IPv6 në IPv4. Për shembull, një paketë me origjinë nga rrjeti IPv4, përkthyesi do të konvertojë hederin e tij në heder të IPv6 përpara se të dërgohet tek rrjeti IPv6 dhe i njëjti proces bëhet edhe në mënyrë të kundërt [2].

Metoda e tunelimit është një teknikë tjetër që mundëson kalimin e paketave nga IPv4 në IPv6. Përdoret për të lidhur dy nyje IPv6 duke përdorur rrjetin IPv4. Parimet e përdorura në tunelim janë enkapsulimi dhe de-enkapsulimi. Tunelimi enkapsulon paketat e një protokolli në tjetrin. Paketat me origjinë nga nyja IPv6 do të enkapsulohen brenda paketave IPv4, në këtë mënyrë ato përhapen përgjatë  rrjetit IPv4, dhe kur arrin në pikën dalëse të tunelit te  konfiguruar ai e de-enkapsulon atë paketë , e nxjerr paketën origjinale IPv6 dhe e dërgon ne rrjetin IPv6 [2][7].

  1. ^ Shah, Parvez, Junaid Latief, Javed. "An Examination of Next Generation IP Migration Techniques: Constraints and Evaluation" (PDF) (në anglisht). {{cite web}}: |archive-date= ka nevojë për |archive-url= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |archive-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c d e f g h Kalwar, Bohra, Memon, Saadullah, Nafeesa, Aftab A (2015). "A survey of transition mechanisms from IPv4 to IPv6, Simulated test bed and analysis" (PDF) (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b c "TRANSITION FROM IPv4 TO IPv6" (PDF) (në anglisht). 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ a b Ali, Amer Nizar Abu (2012). "Comparison study between IPV4 & IPV6" (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ a b Ioan, Sherali, Raicu, Zeadally (2003). "Evaluating IPv4 to IPv6, Transition Mechanisms" (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ "Migration from IPv4 to IPv6" (PDF) (në anglisht). 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ "Migration from IPv4 to IPv6" (PDF) (në anglisht). 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)