Mihaj Silagji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Szilágyi Mihály.jpg
Stema e familjes fisnike Silagji
Vula qeveritare e Mihal Silahjisë

Mihaj Silagji (hungarisht: horogszegi Szilágyi Mihály; 1400? – 1460, Konstandinopojë)[1] ishte një gjeneral hungarez, Regjent i Hungarisë, Kont i Bistricës (Beszterce)[2] dhe Kreu i Ligës Silagji–Huniadi.

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në fillim të shekullit XV në Qarkun Bács,[3] si i biri i kreut të Srebrenikut, László Silagji dhe Katalin Bellyéni. I takonte familjes fisnike me emër dhe me origjinë Horogszegi nga Qarku Temes. Motra e tij, Erzsébet, ishte gruaja e Janosh Huniadit.[4] Ai vet ishte axha i Ilona Silagji, gruaja e dytë e Vlad III Impalerit.[5]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mihaj Silagji filloi karrierën e tij si zëvendës-zhupán (vicecomes) në Qarkun Torontál. Ai ishte kapiten i Fortesës së Beogradit në kohën e rrethimit otoman në vitin 1456.[4] Si Ban i Macsós, zuri vend në mesin e baronëve [6][7] Ai përshkruhet në poezinë epike serbe epike si Mihajlo Svilojević[8] ose nganjëherë si "Mihail Bani i Zi", ndërsa kronikat osmane i referohen atij si "Kara Mihali.[9]

Mihaj Silagji dha dorëheqje nga zyra e regjentit në gusht të vitit 1459[10] dhe u vra nga osmanët pasi që u zu rob nga Gazi Ali Beu Mihaloğlu[11] gjatë një beteje pranë Baziaş në vitin 1460.[12] Pas kapjes nga osmanët ai ishte konsideruar si një spiun, ishte torturuar dhe trupi i tij ishte prerë për gjysmë.[1][13]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fraknói Vilmos: Michael Szilágyi, The uncle of King Matthias (Bp., 1913)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Grumeza, Ion (4 August 2010).
  2. ^ Guti Ország Mihály, Szilágyi Mihály, Újlaki Miklós, 7 March 2015
  3. ^ Pannon Reneszánsz : A Hunyadiak és a Jagelló-kor (1437-1526).
  4. ^ a b Pannonian Renaissance : The Hunyadis and the Jagello age (1437-1526).
  5. ^ Jones, Teresa L. (13 April 2010).
  6. ^ "The Angevin and Sigismund Eras" Archived 4 March 2016[Date mismatch] at the Wayback Machine. (PDF).
  7. ^ Hungarian Catholic Lexicon
  8. ^ Zoran Kolundžija (2008).
  9. ^ Božidar Blagojević (1984).
  10. ^ Skvarna, Dusan; Bartl, Julius; Cicaj, Viliam; Kohutova, Maria; Letz, Robert; Seges, Vladimir (1 June 2000).
  11. ^ Suvajdžić, Boško (2004). "Three good heroes" (PDF). Prilozi za književnost, jezik, istoriju i folklor. 70: 32. Marrë më 9 September 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ MaCartney, Carlile Aylmer (1962).
  13. ^ Prilozi proučavanju narodne poezije. 1935. p. 123. 1460 у боју код данашњег Базијаша по- тукао је Мађаре и заробио њиховог вођу Михаила Силађија (Свило- јевић у нар.