Jump to content

Ali bej Mihalolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gazi Ali Beu (Mihalogllu))

Gazi Ali Beu ose Gazi Alaudin Ali Mihalogllu, (1425-1507)[1] ishte një ushtarak i Perandorisë Osmane, komandant i shekullit XV dhe sanxhakbeu i parë i Sanxhakut të Smedereves. Ai ishte vëllai i Skënder Pashës dhe njëri nga pasardhësit e Qose Mihalit.

Gazi Ali Beu u lind ne qytetin Pleven, sot qytet në Bullgari.[2] Ketij i pershkruhet ndertimi i nja xhamie si dhe nje hamami ne qytetin e Vushtrrise. Disa studiues besojnë se "figura epike e Gjergj Elez Alisë ishte inspiruar nga jeta dhe vepra e Gazi Ali Beut.[3] Nga ana tjetër theksohet se Suzi Çelebiu nga Prizreni ishte çatip i Gazi Ali Beut (Mihalloglu) dhe shoqërues i tij në beteja ashtu si edhe autor i një vepre me titull Gazavatnam Mihalogllu.[4] Prej kësaj vepre me 15 000 vargje epike qenkan ruajtur vetëm 2000 vargje.[5] Edhe studiuesi Robert Elsie mes tjerash thekson se Suzi Prizreni shkroi një vepër me rreth 3000 vargje kushtuar Gazi Ali Beut - Mihallogllu.[6]

Në vitin 1460 Gazi Ali Beu u bë Subash i qytetit Golubac, (sot qytet në Serbi). Në një nga ekspeditat e tij, në vitin 1460, ai shkoi deri thellë në Banat, ku zuri rob Mihail Szilagyn.[7] Për këtë sukses, po atë vit, Sulltani e emëroi atë si sanxhakbe të Sanxhakut të Vidinit, ndërsa si sanxhakbe i Sanxhakut të Smederevës u emërua në 1462/1463.[8]

Në veprën me titull "Libri i pushtimeve të Ali Be Mihalogllut" (Gazavet name-i Ali Beg Mihalogllu), e përbërë prej 15.000 bejtesh (30.000 dyvargjesh), Suzi Prizreni përshkruan një pjesë të jetës së Gazi Ali Beut. Libri ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë përshkruhen fitoret e Ali Beut kundër jomyslimanëve, ndërsa në pjesën e dytë përshkruhet dashuria romantike e tij me Mejremen, të bijën e një princi të Vllahisë.[9] Ja se çka shkruan Suzi Prizreni për fatin e gjeneralit hungarez, Mihal Szilagyi, që ra rob i turqëve, në vitin 1460, kur Gazi Ali Beu, korri fitore të shkëlqyeshme kundër hungarezëve:

 "Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,
  Se në çdo hap ka mija pengesa e do të ngatërrohesh!
  Mos ia hap botës krahërorin, si mburojë
  Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore,
  Princ, mos mendo se për gjithëmonë do të mbetet kolltuku,
  Sepse Husrefit fati ia hoq kurorën nga koka!"[10]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Popović, Tanya (1988). Prince Marko: the hero of South Slavic epics (në anglisht). Marrë më 10 korrik 2016. ... Ali Beg Mihal Ogllu (1425–1507)
  2. ^ Srpski književni glasnik (në serbisht). fq. 337. Marrë më 6 shtator 2013.
  3. ^ Škrijelj, Redžep (2005). Alamanah 31–32 (PDF) (në serbisht). Podgorica. fq. 156. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2011. Marrë më 22 qershor 2011. Istoričari Stojan Novaković i Milenko Vukićević su postavili hipotezu da je Đerz Elez Alija u stvari Ali-beg, prvi sandžak-beg Smedereva (Semendere) i Srbije po padu Despotovine (1459).{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. ^ Titulli i plotë i kësaj vepre është "Libri i pushtimeve të Ali Be Mihalogllut" (Gazavet name-i Ali Beg Mihalogllu)
  5. ^ Dragan Ćukić (1971), Kosova: Monumentet dhe bukuritë, Lidhja turistike e Kosovës, fq. 157–158, OCLC 51465527
  6. ^ Robert Elsie (2004), Historical Dictionary of Kosova, Historical Dictionaries of Europe (në anglisht) (bot. 1), Scarecrow Press, fq. 176, ISBN 0-8108-5309-4
  7. ^ Suvajdžić, Boško (2004). "Three good heroes" (PDF). Prilozi za književnost, jezik, istoriju i folklor (në anglisht). 70: 32. Marrë më 13 korrik 2016.
  8. ^ Gradeva, Rositsa (2004). Rumeli under the Ottomans, 15th–18th centuries: institutions and communities (në anglisht). Isis Press. fq. 26. ISBN 978-975-428-271-9. Marrë më 24 qershor 2011. In 1460, Ali Bey Mihaloglu was the subasi of the district residing in Giivercinlik [Golubac, Serbia]. Later during the same year he became the sancakbey of Vidin for the first time. In 1462–63, he became sancakbey of Semendire
  9. ^ Mendohet se Gazi Ali Bej Mihalogllu ishte vet Gjergj Elez Alia.
  10. ^ Hasan Kaleshi:Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, Seminari i kulturës shqiptare për të huaj, Universiteti i prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1976, fq. 161.