Mihal Prifti
Mihal Priftin, me origjinë nga Lunxhëria e Gjirokastrës ka qenë zëvendëskomisar i Brigadës së Parë Sulmuese dhe më tej komisar i Divizionit të Dytë. Prifti përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1] Në mars 1945 emërohet sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Mihal Prifti, ish-ambasadori i parë shqiptar në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë në vitet ’40-‘60, ndërroi jetë si pensionist më 16 mars 1986 në moshën 68-vjeçare.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)