Milan Arsov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Milan Arsov

Milan Arsov (Bullgarisht: Милан Арсов; 1884 - 8 qershor 1908) ishte revolucionar bullgar, anëtar i Gemidziite dhe një nga vrasësit të Selanikut. Në Republikën e Maqedonisë konsiderohet se ai është maqedonas.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Milan Arsov lindi në Oraovec, në Vilajetin e Kosovës. Ai ka studiuar në gjimnazin bulgarian në Selanik.[1] dhe në gjimnazin e Eksarkatin Bulgarian, por nuk ka mundur të diplomoj.[2]

Në Selanik, ai u bashkua me vëllazërinë anarkiste të quajtur Gemidzii dhe u bë pjesë e kësaj. Më 15 prill 1903, Dimitar Mechev, Ilija Trachkov and Milan Arsov kanë shpërthyer stacionin hekurudhor Selanik - Stamboll, shpërthimi i ka dëmtuar shumë vetura dhe llokomotiva, por asnjë nga pasagjerët nuk lënduar. Ditën tjetër, Arsovi ka hedhur bombë në hotelin "Alhambra". Së bashku me Pavel Shatev, Georgi Bogdanov dhe Marko Boshnakov, ata u dënuan me vdekje, por dënimi i tij u ndryshua me burgim të përjetshëm dhe ai u dërgua në FezanSahara së bashku me vrasësit tjerë.

Ai vdiq prej turbekulosit më 8 qershor 1908 në Murzuk,[3][4] por kafka e tij u kthye në Maqedoni prej Pavel Shatev dhe Georgi Bogdanov.

Referencat[redakto | përpunoni burim]