Jump to content

Millena Pavlloviq-Barilli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Milena Pavlović-Barili)
Milena Pavlović-Barili
Milena Pavlovic-Barili e fotografuar prej Carl von Vechten
Lindi(1909-11-05)5 nëntor 1909
Požarevac, Serbi
Vdiq6 mars 1945 (35 vjeçe)
KombësiaSerbe
Njohur përPikturë

Milena Pavlovic-Barili Carl (lindur në 5 nëntor 1909-6 mars 1945) ishte një poete dhe piktore serbe. Ajo është artistja femër më e famshme e modernizmit serb.[1]

Babai i saj ishte piktori italian Bruno Barilli dhe njëkohësisht kompozitor me influencë, mamaja e saj serbe Danica Pavlović, një pasardhëse e dinastisë Karagjorgjeviç, studioi art. Vetë Milena përfundoi studimet në shkollën e artit “Royal school of arts” në Beograd (1922-1926) dhe në Mynih (1926-1928).

Në fillim të viteve 30’ ajo u largua nga Serbia dhe u rikthye vetëm për ta vizituar derisa Lufta e Dytë Botërore shpërtheu. Gjatë qëndrimit të saj në Spanjë, Romë, Paris dhe Londër, ku ajo socializoi me artistët si Jean Cocteau dhe André Breton, ajo u influencua nga shumë artistë dhe shkolla të mendimit perëndimor. Pas 1939 ajo qëndroi në Nju-Jork, ku ajo vdiq për shkak të një incidenti me kal në 1945.

Tematika e krijimtarisë së saj artistike varion nga portretet deri tek interpretimet e historive biblike. Motivet shpeshherë përfshijnë situata imagjinare, engjëj, statuja e perëndeshës Venus. Shumë prej punimeve të saj janë pjesë të ekspozitave në Romë, Nju-Jork, "Muzeu i Artit Bashkëkohor" në Beograd, si dhe në vendlindjen e saj në Požarevac, ku shtëpia ku ajo kishte lindur u shndërrua në një muze në nder të saj.[2] Në 1943, puna e Pavlović u përfshi në ekspozitën me titull “Ekspozitë nga 31 gra” në galerinë “Art of this Century” në Nju-Jork.[3]

  1. ^ Vukovic, Sofija. "Milena Pavlović Barili" (në serbisht). stazenezele. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 2 janar 2016.
  2. ^ "Milena Pavlović Barilli, she painted the world". Serbia.com. Marrë më 2 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Butler, Cornelia H.; Schwartz, Alexandra (2010). Modern Women: Women Artists at The Museum of Modern Art. New York: Museum of Modern Art. fq. 45. ISBN 9780870707711. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]