Mimoza Hafizi
Mimoza Hafizi (20 shkurt 1962, Shkodër) është një astofizikane, pedagoge dhe politikane shqiptare.
Ajo është pedagoge pranë Departamentit të Fizikës që prej vitit 1995.[1] Studimi i saj gjatë doktoraturës është fokusuar tek Yjet Bozonike, objekte teorike hipotetike të Universit të energjive të larta. Fushat e saj të kërkimit janë Shpërthimet Gama, ngjarjet më energjike në Univers dhe Ekzoplanetet, planetet jashtë Sistemit Diellor, përmes metodës së mikrolenteve gravitacionale. Fushat e mësimdhënies janë Astrofizika dhe Mekanika Kuantike.
Ka qenë deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe Zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës. Për katër vjet ka drejtuar Departamentin e Fizikës. Që prej vitit 2020 është edhe anëtare e asociuar e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.[2]
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hafizi ka përfunduar gjimnazin “29 nëntori” në Shkodër dhe më pas është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, për Fizikë Speciale, diplomë e shoqëruar me Medaljen e Artë, ndërsa studimet pasuniversitare në "Relativitetin e Përgjithshëm dhe në Teorinë e Grupeve". Studimet doktorale i ka kryer në Francë, D.E.A e Fizikës Teorike në École Normale Supérieure, Paris.
Ajo ka dhënë mësim në Shqipëri, Francë dhe Itali. Ajo është autore e disa librave mbi Mekanikën Kuantike dhe mbi Astrofizikën, të përdorura nga studentët e Universiteteve Shqiptare.
Prof. Mimoza ka krijuar një Qendër Astrofizike në Shqipëri për informimin e publikut dhe është aktive në komunikimet e shkencës, veçanërisht me të rinjtë. Po ashtu, ajo është një ndër të paktat gra që është anëtare e asocijuar e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.
Ajo ka shkruar dy romane shkencore: "Pika Trëndafil" (2018), në lidhje me zbulimin e ekzoplanetëve dhe "Infiniti blu", në lidhje me pafundësinë në shkencë, matematikë, filozofi dhe letërsi.
Gradat dhe titujt akademikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Diplomë e Integruar, Fizikë Speciale, pasuar me “Medaljen e Artë”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1985).
- Diplomë e Thelluar në Fizikën Teorike, Universiteti Paris 7, Francë (1991)
- Doktor i Shkencave në Fizikën Teorike, Universiteti Paris 7, Francë (1995)
- Profesor i Asociuar në Fizikë (2000)
- Profesor në Fizikë (2012)
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zv. Ministre e Arsimit dhe Shkencës, 1997-2000
- Sekretare e Përgjithshme e Presidencës së Republikës, 2000-2002
- Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Astrofizikës, 2002 deri tani
- Presidente e shoqatës “Ish-Studentë në Francë”, 2007-2008
- Presidente e Këshillit të Etikës UT, 2009-2012
- Anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, 2009-2013[3]
- Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, 2013-2017
- Themeluese e Partisë Libra, 2016[4][5][6]
Publikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monografi:
- Hafizi, M. (1995). Scalar Complex Fields in Gaussian Approximation. Boson Stars. Université Paris 7
Artikuj shkencorë:
- Hafizi, M., (1998). Precarious stars-a variety of boson stars. Int. Jour. Phys. D, Vol. 7, No. 6, 975-987
- Hafizi, M., (1999). The Gaussian approximation for interacting charged scalar fields. The European Physical Journal C, Nr. 11, 181-191
- Hafizi, M., Spahiu, E., (1999). The recalculation of White Dwarfs. The Albanian Journal of Natural and Technical Sciences, Academy of Sciences, Nr. 7, fq. 39-45
- Hafizi, M., (2000). The radius cutoff for relativistic clusters, Turkish Journal of Physics, 24, Issue 4, 513-520
- Hafizi, M., de Paolis, F., Ingrosso, G., Nucita, A., (2004). Microlensing signature of a white dwarf population in the galactic halo. Int. Journ. Mod. Phys.D”, Vol. 13, Nr. 9, 1831-1845,
- Hafizi, M., Sykja, H., (2005). The positive potential form of the tracker solution and the quintessence stars. The Albanian Journal of Natural and Technical Sciences, Nr. 17, 3-9
- Mochkovitch, R., Hafizi, M., (2005). The time lag-luminosity relation. Nuovo cimento C, Vol. 28, Issue 04, May-June, 315-318
- Hafizi, M., Mochkovitch, R., (2007). Is the time lag-luminosity relation of GRBs a consequence of the Amati relation?. Astronomy and Astrophysics, 465, 67-70
- Boçi, S., Hafizi, M., Mochkovich, R., (2008). Internal physical processes in Gamma- Ray Bursts leading to Amati-like relations. Aktet-Journal of Institute of Albshkenca", Vol. II, Nr. 1, 33-37
- Boçi, S., Hafizi, M., Mochkovitch, R., (2010). The lag and duration-luminosity relations of gamma-ray burst pulses. Astronomy &Astrophysics 519, A76
- Hamolli, L., Hafizi, M., De Paolis, F., Nucita, A. (2013). Paralax effects on microlensing events caused by free-floating planets. Bulgarian Astronomical Journal, Vol. 19, 34-44
- Hamolli, L., Hafizi, M., (2013). A theoretical calculation of microlensing signatures caused by free-floating planets towards the galactic bulge. Int. Journ. Mod. Phys. D, Vol. 22, Num. 10, 14
- Hamolli, L., Hafizi, M., De Paolis, F., Nucita, A., (2015). Estimating finite source effects in microlensing events due to free-floating planets with the Euclid survey. Advances in Astronomy, Vol. 2015, Article ID 402303, 8
- Hamolli, L., Hafizi, M., De Poalis, F., Nucita, A., (2016). Investigating the free-floating planet mass by Euclid observations. Astrophysics and Space Science, 361(8), 1-5. DOI: 10.1007/s10509-016-2860-7
- Hamolli, L., De Poalis, F., Hafizi, M., Nucita, A., (2017). Predictions on the detection of the free-floating planet population with K2 and Spitzer microlensing campaigns. Astrophysical Bulletin, Vol. 72, No. 1, pp. 80–89, DOI 10.1134/S1990341317030099
Artikuj konference:
- Hafizi, M., Mochkovitch, R., (2006). May we use the LLR as a redshift indicator for the gamma-ray bursts.AIP Conf. Proc. 841, 445-448
- Mochkovitch, R., Hafizi, M., Boçi, S., (2008). A direct link between spectral lags and the evolution of GRBs. AIP Conf. Proc. 1000, 365-368, (ISBN 978-0-7354-0533-2; ISSN 0094-243X)
- Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2009). A new consideration of the k-correction in GRBs temporal lag. AIP Conf. Proc. 1085 “Proceedings of the 4th International Meeting on High Energy Gamma-Ray Astronomy”, pg. 601-604, (ISBN 978-0-7354-0616-2)
- Hafizi, M., Boçi, S., (2009). A Sight on the Variation of Spectral Parameters in GRBs. AIP Conf. Proc. 1203 “Proceedings of the 7th International Conference of the Balkan Physical Union”, pg. 139-143, (ISBN 978-0-7354-0740-4)
- Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2010). A Sight on the Variation of Spectral Parameters in GRBs. AIP Conf. Proc. 1279 “Deciphering the Ancient Universe with Gamma-Ray Bursts”, pg. 321-324, (ISBN 978-0-7354-0829-6)
- Hafizi, M., Boçi, S., (2010). A Review on Temporal Lag Correlations in GRBs”. Publications of the Astronomical Observatory of Belgrade N. 90 (2010) as Proceedings of the 6th SREAC Meeting, pg. 61-64, (ISSN 0373-3742)
- Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2011). On the duration-luminosity relation of GRB pulses during the prompt emission. Proceedings of Science PoS (Integral 2010) 093
- Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2011). A test on distribution of opening angles of beamed GRBs. AIP Conf. Proc. 1358 “Gamma Ray Bursts 2010”, pg. 325-328, (ISBN 978-0-7354-0916-3)
- Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2011). A modified lag for better exploring correlated properties in GRBs. “World Scientific”-Proceedings of the Twelfth Marcel Grossmann Meeting on General Relativity
- Hafizi, M., Hamolli, L., (2012). About microlensing optical depth and rates for free-floating planets towards the Kepler's field of view. Journal of Physics: Conference Series 354, 012006, 6 pg., doi:10.1088/1742-6596/354/1/012006
- Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2012). A review of the redshift infuence on GRBs observed properties. Memorie della Sociata Astronomica Italiana, Suplementi-Vol. 21, proceedings of “GRBs as probes from the progenitors environment to the high redshift Universe”, pg. 202-205 or/and selection effects?”, Proceedings of Science PoS (GRB 2012);
Romane:
- "Pika Trëndafili", roman shkencor, Shtëpia Botuese Toena, 2018 [7][8]
- “Infiniti Blu”, roman shkencor, Shtëpia Botuese Albas, 2020 [9]
Nderime dhe çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Medalje e Artë, pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme. Nr. 123, datë 31.1.1981
- Medalje e Artë, pas mbarimit të shkollës së lartë. Nr. 22, datë 24.7.1986.
- Chevalier dans l’Ordre des Palmes Académiques, 2008
- “Pour services rendues à la culture fançaise”. Datë 8.8.2008.
- Medalje e Artë e Universitetit “Fan Noli”, Korçë, 9.11.2018
- Çmimi Kombëtar për Letërsinë për të rinj dhe fëmijë, 2018, për veprën “Pika Trëndafil”, janar 2020
Aktivitete të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Astrofizikës (International Astronomical Union) [10]
- Anëtare e Rrjetit të Grave Shqiptare në STEM [11]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Biografia te Fakulteti i Shkencave të Natyrës Arkivuar 9 tetor 2020 tek Wayback Machine
Profili te faqja e Akademisë së Shkencave Arkivuar 18 maj 2021 tek Wayback Machine
Profili te Research Gate
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://telegraf.al/politike/prof-dr-mimoza-hafizi-satelite-shqiptare-ne-orbite-fantashkence-e-rames/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2020. Marrë më 15 maj 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.panorama.com.al/emrat-e-rinj-te-keshillit-bashkiak/
- ^ https://sot.com.al/politike/lamtumir%C3%AB-ps-pas-ben-blushit-largohet-dhe-mimoza-hafizi-prezantohet-partia-e-tyre
- ^ https://www.balkanweb.com/lajm-i-fundit-pas-blushit-edhe-mimoza-hafizi-largohet-nga-partia-socialiste/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=cMPnJkW9DSQ
- ^ ISBN - 9789928277077
- ^ https://abcnews.al/mimoza-hafizi-prezantoi-romanin-shkencor/
- ^ ISBN - 9789928311979
- ^ https://iau.org/administration/membership/individual/8619/
- ^ https://albaniatech.org/event/stemspresso-episode-6-with-prof-dr-mimoza-hafizi/