Minierat në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Brenda Minierës së Trepçës

Republika e Kosovës qysh nga kohët më të vjetra ka qenë e njohur për pasuritë e saj të nëntokës. Pasuritë minerale të Republikës së Kosovës janë te shumëllojshme në sasi dhe në cilësi dhe kanë rëndësi të madhe ekonomike.[1]

Ato ndahen në dy grupe: në grupin e parë janë përfshirë pasuritë minerale të cilat ndodhen në sasi të mëdha, si qymyri, mineralet e plumbit-zinkut, nikelit-kobaltit, magnezit, kromit, aluminit, betonitet dhe kaolini, që kanë rezerva të mëdha gjeologjike.[2]

Në grupin e dytë përfshihen pasuritë minerale dhe metalore, mjaft të përhapura, që mund të përdoren si materiale ndërtimi dhe industri, për shembull argjilet, asbesti, leucitet, haloizitet, dunitet ,betonitet, e të tjera. [3]

Rezervat e resurseve minerale kryesore janë linjiti me 12.5 miliardë ton,plumbi dhe zinku 59 milionë ton, nikeli 13 milionë ton, boksitet 2.7 milionë ton, magnezitet 4.1 milion ton. [4]

Minierat kryesore të cilat shtrihen në territorin e Kosovës janë Minierat e Plumb-Zinkut të kompleksit “Trepca”, Miniera e Bellobërdo, Miniera e Artanës, Miniera e Hajvalisë, Kishnicës dhe Badovcit, Minierat e Ferronikelit, Minierat e Magnezitit (Strezovc dhe Golesh), Miniera e Mergeleve (Sharr Cem-Hani i Elezit), Miniera e Kromit (Deve-Gjakovë) dhe Miniera e Boksiteve (Klinë). [5]

Historia e minierave në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xeheroret e Kosovës, disa prej tyre që nga periudhat antike, ishin ndër xeheroret më të njohura evropiane gjatë periudhës së mesjetës. Gjatë mesjetës minierat u shfrytëzuan së pari nga popullsia vendore dhe më pas nga zotërues të Bizantit, të Rashës, të Raguzës dhe Venedikut. [6]

Mes shekujve XIV-XV u bënë të njohura xeheroret e argjendit, të arit dhe të plumbit në Trepçë në zonën e Kopaonikut. Argjendi dhe ari i llojit më të kërkuar në Evropë nxirrej në Novobërdë dhe Janjevë. [7]

Pas Betejës së Dytë të Kosovës (1448) dhe pas rënies përfundimtare të Kosovës nën osmanët (1455), numri i raguzanëve dhe i sasëve në qytete të Kosoës nisi të bjerë sepse adminstrata osmane e ndaloi eksportin e metaleve fisnike të xeheroreve të Kosovës. [8]

Nga xeheroret e Kosovës gjatë sundimit osman nxirrej plumbi, argjendi, ari, hekuri, bakri, shalitra, shapi etj. Plumbi nxirrej kryesisht nga xeheroret e zonës së Kopaonikut. Plumbi nxirrej edhe nga xeheroret e Novobërdës dhe të Janjevës. Sipas burimeve osmani të shekujve XV dhe XVI, xeherore të plumbit kishte edhe në zonat xehetare të kazave të Shkupit, Prishtinës dhe Vuçitërnës. [9]

Argjendi nxirrej në sasi shumë të mëdha nga xeheroret e Novobërdës, Janjevës e Trepçës. Me ligjin osman mbi xeheroret i vitit 1536, Trepça gjendej në listën e xeheroreve më të rëndësishme të argjendit në Rumeli. [10]

Nga xeheroret e arit, të njohura që nga mesjeta, shuheshin sidomos xeheroret e Novobërdës, Janjevës dhe Trepçës. [11]

Nxjerrja e arit, argjendit, dhe metaleve të tjera nga xeheroret e Kosovës vazhdoi deri në gjysmën e dytë t shekullit XVII, kur luftërat austro-osmane (1683-1699) i dhanë një grusht të fortë xehetarisë në përgjithësi. Në mesin e shekullit XVII shumë xeherore e ndërprenë tërësisht ose pjesërisht punën. [12]

Xehet nëpër Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Miniera “Trepça” në Stantërg, Mitrovicë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tuneli në Minierën e Trepçës

Ndodhet afër qytetit të Mitrovicës në verilindje të Kosovës. U themelua nga kompania angleze LMTD në vitin 1930. Ishte miniera më e madhe në Evropë, nga e cila janë nxjerrë 33 milionë tonë xeherorë të plumbit dhe zinkut me permbajtje 6.75% plumb dhe 4.3% zink, ndërsa në vitet e para kjo permbajtje arrinte mbi 16% metal.Ne vitin 1978 rezervat e pergjithshme te xehes ishin rreth 18 milione tonë. [13]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanet e mbajtën minerën në gjendje pune, por me prodhim të zvogëluar, nderkaq në periudhën 1945-1990 minera punoi pandërprerë,me prodhim vjetor 600,000 tonë xehërore të plumbit-zinkut ne vit. Nxjerra e xehërorit ne Stantërg arrihet me zbatimin e sistemit të shfrytezimit me rrezimin e nënkateve të tavanit dhe mbushje të hapësirave. [14]

Ne vitin 1990, me ndërhyrje të popullsisë, u nxorën nga puna 2700 minatorë shqiptarë. Motivet për largim nga puna ishin politike.[15]

Zona metalogjenike e minierës “Trepça”, përveç vendburimit kryesor, karakterizohet edhe me një numër të vendburimeve në rrethinë, të cilat kanë shkallë të ndryshme të hulumtimeve të realizuara gjeologjike. [16]

Nr Miniera-Lokaliteti Sasia e x.(t) Kualiteti(%)

Plumb Zink

Argjendi

(g/t)

Metali (t)

Plumb Zink

(kg)

Argjend

1. Stan Tërg 20,754,000 4,02 4,02 76,0 834,311 674,505 1,577,304
2. Melenicë 2,552,000 5,80 5,80 85,0 148,016 107,184 216,920
3. Maxherë 600,000 3,80 3,80 72,0 22,800 18,000 43,200
4. Mazhiq-Maja Madhe 1,500,000 3,30 3,30 60,0 49,500 42,000 90,000
5. Gjidomë-Mazhiq 2,000,000 3,30 3,30 60,0 66,000 56,000 120,000
6. Rashan-Terstenë 2,500,000 3,30 3,30 60,0 82,500 70,000 150,000
7. Ziaqë 5,175,000 2,83 2,83 16,0 164,453 112,815 82,800
8. TOTAL 35,081,000 3,85 3,85 65,0 1,349,579 1,080,504 2,280,224

[17]

Miniera e Kaolinit në Karaçevë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjilani

Vendburimi më i madh i kaolinës gjendet në juglindje të Karaçevës së Ulët, në lindje të Gjilanit. Miniera në Karaçevë të Ulët ka filluar të punojë që nga vitit 1965. Në përgjithësi, në Kosovë janë shfrytëzuar 372,000 t xehe mes viteve 1970-81. Rezervat e vlerësuara të kaolinës në vendburimin në Karaçevë të Ulët janë rreth 3.2 milionë tonë. [18]

Prodhimi vjetor i kaolinit ishte rritur nga viti në vit, në fillim 7,300 tonë për vit më 1961 për të arritur 37,500 tonë në vitin 1975.[19]

Kaolini i Karaçevës është lëndë e parë përshtatshme për industrinë e qeramikës, në industrinë e prodhimit të izolatorëve elektrikë për prodhimin e pllakave për mure, dysheme dhe mozaikë, në industrinë letrës, për shpime në puset e naftës e të tjera. Për këtë qëllim në Kamenicë ishte ndërtuar fabrika për prodhimin e pllakave të qeramikës (1971) me aftesi prodhuese prej 750,000 metër katrorë në vit.[20]

Miniera e Boksitit në Klinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klina

Ndodhet në jugperendim të Klines në serinë e sedimenteve të kretakut të sipërm të Malit të Gremikut dhe rrethinës së tij.[21]

Për shkak të përmbajtjes së lartë të përberësit të oksidit të hekurit, janë quajtur edhe boksite feroze. Boksitet e Gremnikut u zbuluan dhe u hulumtuan në vitin 1954-55. Në vitin 1966 u themelua Miniera e boksitit “Kosova” në Klinë, me prodhim vjetor 100,000 tonë.[22]

Krahas nxjerrjes së boksitit u kryen edhe hulumtimet gjeologjike rajonale (1966-1989), me ç’rast u arrit të zbulohen rreth 60 trupa minerale. Në periudhën 1966-1981 janë nxjerrë 2,25 milionë tonë dhe janë shitur në Rumani. Nga viti 1981 ne Gremnik nxirren edhe gurët gelqerorë, rudiste gastirite, të përshtatshëm për ndertimtari, industrinë kimike dhe metarulgji.[23]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1258. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1258. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1258. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, Departamenti i Energjisë dhe Minierave". 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, Departamenti i Energjisë dhe Minierave". 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1764. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1764. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1764. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1764. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1764. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1764. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1764. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Fejza, Islam (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1108. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Fejza, Islam (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1108. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Fejza, Islam (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1108. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, Departamenti i Energjisë dhe Minierave". 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Ministria e Zhvillimit Ekonomik" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 nëntor 2019. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, Departamenti i Energjisë dhe Minierave". 2018-11-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Dushi, Minir (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1109. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Dushi, Minir (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1109. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Dushi, Minir (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1108. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Dushi, Minir (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1108. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Dushi, Minir (2018). Fjalori Enciklopedik i Kosovës. Prishtinë, Kosovë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 1108. ISBN 978-9951-615-84-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)