Miran Maksuti
[1] Miran Maksuti i lindur me 15 korrik 1993 në Tetovë të Maqedonisë, është futbollisti Shqiptar i cili luan si sulmues anësor në FC Shkupi. Futbollisti 22 vjeçar Miran Maksuti karrierën e hershme si futbollist e ka filluar tek KF Shari në fshatin Tearcë, duke luajtur pastaj me KF Renova dhe që sezonin vjeshtor për 6 muaj luajti tek KF Drita e Bogovinës. Më pas Miran Maksuti vesh fanellën e FC Shkupit.
"Erdha këtu për të plotësuar dëshirën e shumë Shqipëtarëve, që FC Shkupin ta çojmë drejt Ligës së Parë", ka thënë Maksuti, i cili do të jetë një ndër ata që do të duhet të përçoj ekipet kundërshtare.