Mr Bean (serial i animuar)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
The Simpsons
Mr. Bean (animated TV series) logo.svg
Logoja e Mr. Bean
Zhanri Sitcom i animuar
Regjisori
  • Richard Purdum (seritë 1–3)
  • Miklós Varga (seritě 1–3)
  • Sergey Gordeev (seritë 1–3)
  • Katalin Móré (seritë 1–3)
  • Mihály Sikur (seritë 1–3)
  • Evgueni Pavlenko dhe Elena Rogova (seritë 1–3)
  • Andrei Ignatenko (seritë 1–3)
  • Tim Fehrenbach (seritë 4)
  • Dave Osborne (seritë 5)
Dubluar nga
Kompozitor(ët) Howard Goodall
Shteti Mbretëria e Bashkuar
Gjuhë(t) Anglisht
Sezone 5
Episode 130 (lista e episodeve)
Prodhimi
Producent(ët) ekzekutiv
  • Rowan Atkinson
  • Katherine Senior
  • Peter Bennett-Jones (seritë 1–3)
  • Christopher Skala (seritë 4)
  • Karla Sakas Shropshire (seritë 5)
Producent(ët)
  • Claudia Lloyd (seritë 1–3)
  • Tom Beattie (seritë 4–5)
Editor(ët)
  • Mark Edwards (series 1–3)
  • Thomas Ernst (series 1–3)
  • Graham Silcock (series 4)
  • Luke Robinson (series 4)
Kohëzgjatja 11 minuta
Transmetimi
Programi origjinal ITV (2002–2003)
CITV (2004–2019)
Formata e audios Dolby Surround
Transmetimi i parë 5 janar 2002 – 8 tetor 2019

Mr. Bean: Seria e Animuar ose shkurt Mr. Bean, është një sitcom i animuar britanik i prodhuar nga Tiger Aspect Productions në bashkëpunim me Richard Purdum Productions, Varga Holdings dhe Sunwoo Entertainment (për tre seritë e para të tij). Bazuar në sitcom britanik me të njëjtin emër të krijuar nga Richard Curtis dhe Rowan Atkinson, seria përqendrohet te Mr. Bean (dubluar nga ky i fundit), Teddy, Irma Gobb dhe shoferi misterioz i Reliant Regal, me personazhe të rinj si zonja Wicket dhe macja e saj e keqe Scrapper. Në shkurt 2001, seriali u njoftua zyrtarisht, me përparimin e tij menjëherë pas kësaj.[1][2]

Transmetimi i parë i filmit vizatimor ishte më 5 janar 2002 dhe përfundoi më 8 tetor 2019 me 5 sezone dhe 130 epizoda. Dy sezonet e para u transmtua në kanalin ITV çdo të shtunë. Në maj 2004, seriali u largua nga ITV1 dhe në vend të kësaj, seria e tretë dhe e fundit u transmetua çdo ditë në CITV për shkak të popullaritetit të serialit me audiencën më të re.

Në janar 2014, CITV njoftoi një rikthimin e serialit me Rowan Atkinson duke u rikthyer si zëri i Mr. Bean, së bashku me anëtarët e tjerë të kastit që rishikonin rolet e tyre. Rikthimi paraqiti 78 episode të reja; episodet e reja filluan të transmetohen nga 16 shkurt 2015 deri më 8 tetor 2019.[3]

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mr. Bean (dubluar nga Rowan Atkinson) - personazhi kryesor.
  • Teddy – shoku më i mirë i përjetshëm i Mr. Bean.
  • Julia Wicket ose shkurt Mrs. Wicket (dubluar Sally Grace) – pronare e apartamentit ku jeton Mr. Bean. Ajo përçmon me forcë Mr. Bean dhe është shumë brutal ndaj tij pasi ai shkatërroi dasmën e saj, por megjithatë e lejon atë të qëndrojë në banesën e saj.
  • Scrapper – macja e Mrs. Wicket, sikur pronarja edhe ai përçmon Mr. Bean.
  • Irma Gobb (dubluar nga Matilda Ziegler) – e dashura e shumëvuajtur e Mr. Bean.
  • Lottie - ariu pelushi i Irmës. Ajo duket pothuajse identike me Teddy e Mr. Bean, përveç se ka qerpikët, një kravatët e kuqe (në formë të fluturës) dhe pantallona të gjera. Ajo është parë si e dashura e Teddy, por Bean nuk i pranon ato për një lidhje.
  • Reliant Supervan III - shofer misterioz i Reliant Regal. Shpesh shihet si viktimë nga vozitja e shpejtë e Mr. Bean.
  • Mbretëresha Elizabeta II - Ajo shfaqet vetëm në dy epizoda Në "Royal Bean", ajo ia dha Mr. Bean titullin e kalorësit pasi e shpëtoi qenin e saj Pembroke Welsh Corgi.

Epizodat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni Episodet Për herë të parë u transmetua
Transmetimi i parë Transmetimi i fundit
1 18 5 janar 2002 26 mars 2002
2 16 16 shkurt 2003 5 prill 2003
3 18 6 maj 2004 2 qershor 2004
4 52 16 shkurt 2015 10 mars 2016
5 26 9 prill 2019 8 tetor 2019

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Deans, Jason (6 shkurt 2001). "Mr Bean turned into cartoon". The Guardian (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2018.
  2. ^ "Mr.Bean To Become A Cartoon" (në anglisht). 10 tetor 2000. Marrë më 8 shkurt 2016.
  3. ^ "Rowan Atkinson working on new animated Mr Bean series" (në anglisht). British Comedy Guide. 22 janar 2014. Marrë më 11 tetor 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]