Shko te përmbajtja

Muhammed VI i Marokut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muhammed VI i Marokut

‎Muhammed VI (Arabisht: محمد السادس‎; Berberisht: ⴰⴳⵍⵍⵉⴷ ⵎⵓⵃⴰⵎⵎⴷ ⵙⴷⵉⵙ agllid muhammd sdis; lindi më 21 gusht 1963) është mbreti i Marokut. Ai i përket dinastisë Alauite dhe u ngjit në fron më 23 korrik 1999 me vdekjen e babait të tij, mbretit Hasan II.[1]

Mbreti fillimisht filloi reformat për t'i dhënë grave më shumë pushtet.[2] Kabllot diplomatike të rrjedhura nga WikiLeaks kanë pohuar korrupsion të gjerë në oborrin e mbretit Mohammed VI, duke implikuar mbretin dhe këshilltarët e tij më të ngushtë.[3] Trazirat e përhapura në vitin 2011, një element marokenë i Pranverës Arabe, protestoi kundër korrupsionit dhe nxiti nevojën e reformës politike. Si përgjigje, mbreti Mohammed VI shpalli një program të reformës dhe prezantoi një kushtetutë të re. Këto reforma u miratuan nga një referendum publik më 1 korrik 2011.[4]

Sipas revistës amerikane të biznesit Forbes, ai ishte mbreti më i pasur në Afrikë në vitin 2014 dhe mbreti i 5-të më i pasur në botë.[5]

  1. "World: Africa Mohammed VI takes Moroccan throne" (në anglisht). BBC News. 24 korrik 1999. Marrë më 18 shkurt 2010.
  2. "Morocco country profile" (në anglisht). BBC News. 16 dhjetor 2009. Marrë më 18 shkurt 2010.
  3. Black, Ian (6 dhjetor 2010). "WikiLeaks cables accuse Moroccan royals of corruption". The Guardian (në anglisht). London. Marrë më 16 qershor 2011.
  4. "Q&A: Morocco's referendum on reform".
  5. "The 5 richest kings in Africa". forbes.com (në anglisht). Marrë më 9 qershor 2015.