Rabati
Rabati | |
---|---|
Pamje nga Rabati | |
![]() Flamuri i Rabatit | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Rabat-Salé-Zemmour-Zaer |
Kryetari i Bashkisë | Fathallah Oualalou |
Sipërfaqja | 118 km2 |
Lartësia | 135 m (m.n.d.) |
Popullsia | 577,827 (2014) banorë |
Dendësia | 4.900 banorë/km2 |
Zona Kohore | UTC+0 |
Kodi Postal | Prej 10000 deri 10220 |
Prefiksi | (+212) 537 |
Koordinatat | 34° 2′ 0″ Veri 6° 50′ 0″ Perëndim |
Faqja Zyrtare www.rabat.ma |
Rabati (Arabisht: الرباط, ar-Ribaaṭ, fjalë për fjalë "Vend i Fortifikuar") është kryeqyteti dhe qyteti i katërt më i madh i Marokut me një popullsi prej rreth 620.000 banorësh (2004). Ai është gjithashtu kryeqyteti i rajonit administrativ Rabat-Sale-Zemmour-Zaer.
Qyteti është i vendosur në Oqeanin Atlantik në grykën e lumit Bou Regreg. Në bregun përballë të lumit shtrihet qyteti Sale. Rabati nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm si një port, por janë të rëndësishme industria e tekstilit, e përpunimit të ushqimit dhe ajo e ndërtimit. Përveç kësaj, turizmi dhe prania e të gjitha ambasadave të huaja në Marok shërbejë për të bërë Rabatin një nga qytetet më të rëndësishme në vend.
Qendra e Rabatit është e shënuar si një vend i Trashëgimisë Botërore.