Mulla Emin Shaqiri
Mulla Emin Shaqir Shaqiri (05.06.1878 - 10.05.1965) lindur në fshatin Përlepnicë, Gjilan. Nga prindërit: Shaqiri i biri i Ahmetit(I) nga Përlepnica dhe i Emine Mustafës nga Llabjani.
Shaqiri i kishte këta fëmijë: Ahmeti (II), Shabani. Sheqerja, Arifi (ishte mbytur në Luften e Jemenit ne vitin 1908) dhe Emini.[1]
Mulla Emini shte i kualifikuar si hoxhë, apo e kishte marrur titullin Mullë (titull mysliman).
Jeta e hershme e familjes
Paraardhësit e familjes së Mulla Eminit kishin jetuar dhe vepruar ne Jagodinë (Sangjaku i Smederevës) deri në vitin 1825. Demir Spahija ishte stërgjyshi i tij i cili kishte shërbyer si "spahi qifqi" në Sangjakun e Smederevës gjatë periudhës otomane. Pas një kontesti gjyqësor, që e kishte patur në vitin 1825 në "Kadillēkun e Kragujevcit", ishte shpërngulur në drejtim të Moravës (sipas Radoś Ljuśić "UŽICE NEKAD I SAD" Užice u obnovljenoj Srbiji Društvo (1815-1842)[2]
Rreth vitit 1828 ishte vendosur në Përlepnicë.
Te paret e familjes së Mulla Eminit ishin shquar si administratore të taksave (pronave), administrim ofiqarie dhe kultivim te kulturës fetare islame.
Babai i tij ishte pasardhës i Demir Spahisë, për të cilin supozohet se ishte pinjoll i familjes së "Ulubatli Hasanit" i cili ishte vra gjatë pushtimit të Konstatinopojës 1453. Pasi që babai i tij ishte mbytur në Betejen e Kosovës në vitin 1389, Hasani ishte grabitur nga ushtarët turq dhe ishte internuar si jeniqer në Turqi. https://www.youtube.com/watch?v=kGalMFb-aq4
Mulla Emin Shaqiri ishte njëri nga fëmijët e Efendi Shaqirit, ish "kajmekam" i Gjilanit gjatë periudhës 1884-1891 (1304-1311 k.h,.sipas Dr. Shefqet Ramush Mehmet).
Babai i tij kishte shërbyer në administratën e "Sangjakut të Nishit" gjatë sundimit të Perandorisë Otomane. Lidhur me këtë, argumentohet se pasardhësit e tij e disponojnë "faksimilin e artë, me emër të tij-Şakir".
Shkollimi
Mësimet e para i kishte marrur në familjen e tij dhe në mejtepin e fshatit (te Mulla Salihu nga Pogragja). Pastaj kishte vazhduar shkollimin në "Medresen e Jusuf Efendiut" në Dobërqan, ku pas kryerjes së saj, ishte përgatitur për "imam-hatib". Pra, mësimet i kishte vazhduar te Muderriz Abdurrahim Hyseni (1865- 1937, nga Llashtica), ku ishte dalluar si nxënës entuziast dhe i përkushtuar për dituri. Si i tillë kishte qenë person i respektuar dhe i dashur nga Muderriz Abdurrahim Hyseni (më vonë edhe ishin miqësuar familjarisht, duke e martuar vajzën e vet Hyryshahen me djalin e tij Alisahitin e cila pas martesës disa vjeqare kishte vdekur).
Në vitin 1928 e kishte marrur një "Ixhazet", apo diplomë, me të cilën e kishte fituar kompetencën, apo licencën pēr të punuar si imam në Xhaminë e Përlepnicës e cila ishte në proces për t'u pavarësuar nga Imamati i Xhamisë së Dobërqanit. Nga kjo kohë iu kishte njohur e drejta për rregullimin e statusit të "Imamatit të përkohshëm" të Xhamisë së Përlepnicës nga Ulematë e Meshlisit të Bashkësisë Islame të Shkupit.
Veprimtaria fetare dhe intelektuale
Më 1898/99 ishte emëruar "imam në Xhaminë e epërme në Dobërqan". Në atë xhami ishte ligjëruar në gjuhën shqipe, ndersa Mulla Emin Shaqiri ishte njohës i mirë i Gjuhës Shqipe dhe i kishte zotëruar edhe gjuhët të tjera, si; Osmanishten, Arabishten, Persishten, dhe Serbishten. Në të njejtën kohë kishte shërbyer si ofiqar në Imamatin e Dobërqanit, në të cilin përfshiheshin edhe fshatrat si; Topanica, Kmetoci, Vërbica dhe Përlepnica. Emërimin e tij në pozitën e imamit e kishte përkrahur Mexhlisi i Ylemave të Shkupit dhe hoxhollarët tjerë të asaj kohe.
Në vitin 1904, Mulla Emini kishte filluar të punonte si imam në Xhaminë e Përlepnicës, që ishte nën administrimin e Imamatit të Xhamisë së Dobërqanit.
Mulla Emini ishte ndër imamët e parë shqiptarë në Anamoravë i cili e kishte mbajtur "hytben" në gjuhën shqipe. Ishte shpjegues, apo komentues i denjë i libirit të shenjët "Kur-ani-t", duke i cituar përmbajtjet (hadithet) e "Kur-ani-t" nga gjuha arabe në gjuhën shqipe me argumente bindëse. Gjë, që me urtësi i kishte sqaruar urdhërsat e "Kur-ani-t" të lavdishëm. Ai gjithnjë ishte përpjekur, që në mënyrë korrekte të ruaj kuptimin e porosive të Kur-anit. Në këtë mënyrë ishte dalluar nga imamët tjerë fetar, të cilët kishin qenë kundër përkthimit të përmbajtjeve (haditheve) të Kur-anit. Ai ishte intelektual i; devotshëm, i përgjegjshëm, i urtë i cili e kishte kuptuar heret në moshë, se ndikimi i tij në shoqëri mund të ndikonte në krijimin e jetës së mirë apo jo të mirë të popullatës. Andaj, ai kishte konsideruar se populli duhet të edukohej mirë, në mënyrë që normat fetare të mos bien ndesh me normat shoqërore (kombëtare). Në këtë mënyrë ishte bërë intelektual i përfillshëm nga popullata e Anamoravës. Kështu që, sa më shumë populli i kuptonte hadithet e Kur-anit, aq më shumë e sforconte bindjen fetare ndaj "Edukatës Islame". Pra, Mulla Emini ishte mjeshtër i komentimit (interpretimit) të dijes te popullata. Pasi që ishte shok i mirë i Mulla Adem Agushit i cili shërbente si imam në "Xhaminë e Madhe" në Gjilan, e kishte shfrytëzuar rastin që në këtë xhami të ligjëronte ditëve të shtunave (atë ditë në Gjilan ishte "ditë pazari" dhe fshatarët e shumë fshatrave për rreth, vinin në Gjilan për të bërë pazare, njëherit ata brenda ditës shkonin në "Xhaminë e madhe" edhe për të ndëgjuar "vajz" te Mulla Emin Shaqiri. Ata i pëlqenin mësimet e tij, të cilat i përcillnin te familjet e tyre, gjegjësisht në rrethin e tyre shoqëror, kur ktheheshin në shtëpitë e tyre. Mulla Emin Shaqiri ishte kritikues i fenomeneve (dukurive) negative në shoqëri, të cilat i aktualizonte duke iu dhënë zgjidhje përmes përdorimit të "haditheve" adekuate argumentuese. Ai ishte i përkushtuar në interpretimin e drejtë; të së drejtës, të vërtetës, të moralshmës, njerzores, të dobishmes, etj.
Mulla Emini ishte dalluar si komentues i mirë i "Kur'anit- Tefsirit" dhe kishte ligjëruar gjatë gjysmë shekulli në shumë xhami në trevat e; Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Bosnës e Hercegovinës, Sangjakut të Novi Pazarit, etj., ndërsa për çdo të shtunë kishte ligjëruar edhe në Xhaminë e madhe të Gjilanit. kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me kolegët e vet, repektivisht imamët e përkatësisë së konfesionit islam të sektit sunni-t (të mehzebit hanefi) si dhe me klerikët e tarikateve të ndryshme; Bektashi, Melami, Sadi, etj.
Kursi i gjuhes serbo-kroate si kusht per zhvillimin e detyres se ofiqarise
Pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga trojet tona, vendi ynë kishte mbetur nën pushtimin e Mbretërisë Serbe, e më vonë te Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, kështu që ai ishte detyruar doemos të kryente provimin e Gjuhës Serbo-Kroate dhe pasi që e kryen këtë provim, emërohet ofiqar në fshatrat ku shërbente edhe si imam (Topanicë, Kmetoc, Vërbicë dhe Përlepnicë).
Kundershtar i shpernguljes se shqiptareve per ne Turqi
Gjatë kësaj kohe ishte shquar si kundërshtar i madh i shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, duke zhvilluar fushatën kundër shpërnguljes me moton "Zoti nëse na don, ai është gjithkund dhe do të na shpëton, por nëse nuk na don, do të na dënon kudo që të jemi, andaj rrijmë këtu ...". Në këtë mënyrë kishte luajtur rol të rëndësishëm për parandalimin e shpërnguljes së bahkëfshatarëve të tij nga Përlepnica për në Turqi(1929).
Hoxhe me pagese me vendim te Ulemase se Meshlisit te Shkupit
Deri në vitin 1933 ishte i emruar imam në Imamatin e Dobërqanit, gjegjësisht imam për xhaminë e Përlepnicës me vendim të Ulemasë së Meshlisit të Shkupit Nr. i dekretit 3090/33 të datës 03.11.1933 e kishte përfituar të drejtën për pagesë si imam (titull i konfesionit islam), i paguar nga arka e Komunitetit Musliman.[3] Mr.Sc. Aliriza Selmani "Gjurmime historike per Gjilanin me rrethine & Drita e jetes, Gjilan, 2009, f. 111.", si dhe "Glasnik", godina V- 1-3, Mart 1954.
Emerimi si Imam ne Perlepnice dhe ndertimi i Xhamise ne Perlepnice
Në vitin 1933 ishte pavarësuar Imamati i Xhamisë së Përlepnicës nga Imamati i Xhamisë së Dobërqanit, gjë që në këtë vit (1933), ai e kishte vazhduar detyrën e Imamit të parë në Imamatin e Xhamisë së Përlepnicës.
Gjatë periudhës 1933/34 ishte angazhuar personalisht për rindërtimin e Xhamisë së Përlepnicës. Me përkrahjen e xhematit të Përlepnicës e kishin rindertuar Xhaminë e Përlepnicës dhe për së pari herë duke ia shtuar Minaren objektit të mëhershëm "Mesxhidit" (të cilën e kishin punuar mjeshtrit e Qyperlisë) dhe të Strugës.
Pjesemarrja ne inagurimin e Reisit te Bashkesise Islame te Mbreterise Jugosllave ne Sarajeve
Ne vitin 1938, ne kohen e "Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene", pushteti aktual i asaj kohe kishte organizuar ne Sarajeve “Kurorëzimin e Reisit Fehim ef.Spaho te Bashkesise Islame te Mbreterise Jugosllave” ne menyre solemne. Në këtë solemnitet kishte marrur pjesë edhe Mulla Emin Shaqiri (Mulla Emin Shaqiri ishte njëri nga trashëgimtarët e Demir Spahisë, që mund të ishte i afërt nga gjaku me Reisin efendi Fehim Spaho nga Sarajeva)..Solemniteti ishte organizuar ne Xhaminë Mbretërore ose Xhamine e Hynqarit (Careva Džamija është ndërtuar në vitin 1457. Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, ai e kishte mbajtur nje ligjërate në "Xhamine e Husrev Begut". Mulla Esati nga Novi Pazari e kishte shkruar një artikull lidhur me këtë ligjeratë, të cilin e kishte botuar ne revisten "Glasnik".
Imam gjate periudhes se Shqiperise (1941-43)
Bazuar në Urdhëresën Nr.150 të datës 18.04.1943 të Kryesisë së Këshillit te Ulemave te Komunitetit Musliman në Tiranë, Zyra e Vakëfit të Komunitetit Musliman në Gjilan e cila iu kishte e përgjigjur "Urdhëresës" respektive, duke ia bashkangjitur Shkresën përcjellëse nr. 119 të datës 21.05.1943, përmes së cilës i kishte dhënë përgjegje në "Kërkesën" gjegjëse, ku këkroheshin "shenimet për imamët e xhematëve që paguheshin nga arka e Komunitetit mysliman" dhe "listën e imamëve që paguheshin nga populli". Ne kete liste gjendej edhe emri i Mulla Emin Shaqirit (Bazuar në listën, ne te cilen gjendej edhe emri i Mulla Emin Shaqirit në Rendin Nr. 2 si Imam në Dobërqan, Gjilan i emruar nga Ulematë e Meshlisit të Shkupit me Nr. të Dekretit 3090/3 të datës 03.11.1933).
Ruajtja e ambientit- lumit
Gjithashtu i kishte kushtuar vëmendje të veçantë ndërgjegjësimit të popullatës së Përlepnicës për ruajtjen e pastërtisë së lumit të Përlepnicës, në të cilin merrte "abdes" "xhemati" i Përlepnicës.
Mulla Emin Shaqiri ishte kujdesur për mirëmbajtjen e urës, që e lidhte anën perëndimore të fshatit Përlepnicë me xhaminë e fshatit, respektivisht me anën lindore të fshatit. Vendësit e kishin emëruar atë urë "Ura e Mulla Eminit".
Ruajtja e raporteve te mira ndernjerezore
Rëndësi të veçantë i kishte kushtuar ruajtjes së raporteve të mira ndernjerezore në fshat. Derisa në fshatrat tjera të rrethinës së Gjilanit, ku kolegët e tij shërbenin si imam, keqësoheshin edhe raportet mbrenda familjeve të një gjaku, në Përlepnicë ishte kultivuar toleranca, mirëkuptimi, harmonia ndermjet banorëve të gjashtë fiseve e të banorëve tjerë që jetonin në Përlepnicë. Kështu që, mbrenda perudhës së shërbimit të tij si imam në Përlepnicë dhe pas vdekjes së tij, nuk mbahet mend të ketë ndodhë ndonjë vrasje, apo ngatërresë e rëndë në Përlepnicë.
Edukimi i te rinjeve
Gjithashtu ai ishte adhurues i edukimit institucional dhe kishte kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të mejtepit, në të cilin zhvillohej mësimi fetar për djem dhe për vajza.
Njëkohësisht e kishte përkrahur edhe shkollimin laik, duke i inkurajuar të rinjët që të shkollohen në shkollat laike. Ai i qëndronte besnik thënjes "më i mirë është një njeri i arsimuar, se një njeri i pa arsimuar, pavaresisht se ku arsimohet ai".
Biblioteka dhe Literatura
Mulla Emin Shaqiri shquhej si njeri që kishte bartur një kulturë të veçantë arsimore nga paraardhësit e tij, kishte lexuar shumë literaturë fetare e laike, ishte i përkushtuar në interpretimin e mësimeve fetare, ishte njeri i urtë e i menqur, ishte racional e pragmatik, ishte adhurues i të vërtetës dhe i së drejtës, ishte bëmirës, human dhe solidar. Ai kishte trashëguar nga prindërit, respektivisht nga gjyshërit e tij një fond të madh të librave fetare (rreth 1200 libra, të cilat para se të vdiste ia kishte dhuruar djalit të vet Mulla Shefketit i cili një sasi të madhe të këtyre librave i kishte sistemuar në Mejtepin e Xhamisë në Përlepnicë, ndërsa një sasi të vogël e kishte vendosur në Bibliotekën personale, ne shtëpinë e vet, mirëpo fatëkeqësisht, që të dy objektet ishin djegur nga policia serbe në vitin 1999 gjatë Luftës në Kosovë).
Përndjekja nga organet e pushtetit Jugosllav
Në fillim të vitit 1951, në "Komitetin Qendror të Serbisë" kishte mbajtur një mbledhje, në të cilën ishte konstatuar, se cilët nga "ulemate", apo intelektualet, janë “të rrezikshëm nëpër komunat e Kosovës dhe më gjërë”. Ata ishin udhezuar se si duhej te veprohej ndaj tyre, duke perdorur forma të ndryshme represive.
- Fillimisht ishte kerkuar nga imamet që të propagandonin “jetën e lehtë në Turqi’, ashtu që të nxitnin shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
- Si hap i dyte, kerkohej që “ulemate” fillimisht të komprometoheshin para popullit, duke i quajtur “imamët” si “državni imami”, apo imamet shtetëror, ashtu që populli të krijonte aversion ndaj tyre, ngase gjoja ”ata po i emëronte-shteti” për të punuar për te, dhe
- Si hap i trete, kerkohej qe imamet me ndikim ne popull të likuidoheshin me procedurë të shkurtër.
Keshtu qe, ne vitin 1951 Mulla Emin Shaqiri ishte cilësuar si "ulema i rrezikshëm" nga UDB dhe gjendej ne "Listën e UDB për likuidim pa hamendje" në bazë të dokumentit sekret Numër 03/51 të "Rrrjetës së agjentëve të UDB". ("Plani per likuidimin e ulemave-intelektualeve shqiptarë", sipas Dr. Hakif Bajrami).
Trashegimia profesionale
Mulla Emin Shaqiri ishte evidentuar se kishte sherbyer "Imam hatib" dhe "ofiqar" nga viti 1904 deri në vitin 1953 kur edhe pensionohet (Në vitin 1953 ishte pensionuar ne baze te Vendimit Nr. P-br. 137680/53 (Sipas Glasnik, Sarajeve, viti V- 1-3, Mars 1954).
Nga viti 1951 deri në vitin 1996 detyrën e Imamit në Xhaminë e fshatit Përlepnicë e kishte kryer djali i tij Mulla Shefket (Emin) Shaqiri.
Ndersa nga (06.09.1996) viti 1996 deri ne vitin 2016, detyren e Imamit ne Xhamine e Perlepnices e kishte kryer Abdylhakim (Shefqet) Shaqiri, nipi i Mulla Emin Shaqirit i cili kete detyrë ia kishte dorëzuar Imamit Fidan Xhelilit nga Përlepnica.
P.S. Familja e Mulla Emin Shaqirit ka shërbyer imamllëk në Xhaminë e Përlepnicës pa ndërprerje 112 vite (që nga viti 1904 deri ne vitin 2016).[4]
Doreshkrime
Prej shënimeve të tij kishte mbetur doreshkrimi Permbledhje e Keshillave te gjumase "Nasiah", si nje veper e tij në Gjuhën osmane me 106 tematika te trajtuara mbrenda 12 kapitujve (një kopje të së cilës e posedojnë familjarët e tij, ndërsa një kopje tjetër gjendet në Bibliotekën e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Aktiviteti pas pensionimit
Por edhe pas pensionimit kishte vazhduar te mbante ligjërata fetare nëpër shumë xhami dhe oda private, ku tuboheshin njerëzit për të ndëgjuar ligjerata fetare në gjuhën shqipe (hytben) gjatë tërë jetës së tij, deri në vdekje.
Mulla Emin Shaqiri ka vdekur më 10.05.1965.
Trashëgimia familjare
Mulla Emin Shaqiri fillimisht ishte i martuar me Akile Halimin nga Pogragja, me të cilën i kishte këta fëmijë; Mulla Shefketin, Hyryshahen, Fatimen, Shefkijen, ndërsa pas sëmuarjes së saj ishte martuar me gruan e dytë
Martesa me gruan e dyte Emine Ismaili (Grainca) nga Gjilani, me të cilën i kishte këta fëmijë; Mësuesin Reshat, Fahrijen (kishte vdekur ne moshen 18 vjeçare), Bahrijen, Nasiun (ka vdekur ne moshë të re) dhe Sadullahun.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Facebook https://www.facebook.com › photo Perandoria Osmane dhe Shqiptarët - Trupat shqiptare ne Jemen, 1908. The ... (2007-03-15). "NTFs nye nettsted er på lufta!". Den norske tannlegeforenings Tidende. 117 (4). doi:10.56373/2007-4-24. ISSN 1894-180X.
{{cite journal}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|last=
|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Draft:Jovan Mitrović Demir", Wikipedia (në anglisht), 2024-08-26, marrë më 2024-11-12
- ^ Selmani[1], Alirizah. "Nje dokument i rendesishem mbi patundshmerite dhe vakufet ne Komunen e Gjilanit para Luftes se dyte Boterore".
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Osmani, Islam. Imamët E Gjilanit.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)