Mulla Rifat Haliti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mulla Rifati

Mulla Rifati është i lindur me 1 shtator 1919 ne fshatin Kokaj, nga babai Neziri (axha Nezë, dhe nëna, Qamilja e lindur në Depcë. Prej 20 vitesh jetojne ne lagjen "Arbëria" ne Gjilan.

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Mulla Rifati mësimet e para i ka filluar ne Llocë por pas një keqtrajtimi nga Hoxha i asaj kohe , i cili kishte si zakon ndëshkimin me shtagë edhe pse ne moshën 7 vjeqare i ndërpren mësimet për ti vazhduar pas ca vitesh përsëri. Me ndrrimin e hoxhes që ishte bërë dhe në mejtep të Llocës mësim jepte Mulla Bejta i Caparit, ky ishte me i bute dhe si pedagogë i afte i kohës. Mirpo mësimet e mirëfillta i arrin gjatë studimit 4 vjeqar në medresen e Gjilanit dhe 4 viteve tjera ne Preshevë.

Ne Gjilan ishte nxënës i Mulla Salihit te njohur nga fshati Dobërqan dhe atdhetarit të njohur Mulla Idrizit nga Velekinca. Që të dy ndikuan në arsimin dhe edukimin e tijë të më vonshëm, religjioz dhe në ate kombtarë. E tëra kjo ishte para luftës së dytë botërore, pasi që vitet nuk i dinë saktësisht, mirpo lufta ishte ajo e cila edhe në jetën e tijë kishte vënë ca kufijë të veprimtaris së tijë. Tregon se në Gjilan kur ishte duke mësuar Hoxha kishte dhënë një libër shqip dhe i kishte treguar se me ta zanë ktë pushteti i asaj kohe ishte më keq se me ja zanë ndonjë armë, e që ky i jep Haxhi Isahit i cili edhe e kishte ruajtur derinë vitet e vona. Jeta thot ishte e vështirë në atë kohë, shpesh here pasi terrohej e kam qel derën e kubes që të më bëjë dritë për të lexuar në mungesë llambe apo qiriu, i kujtohet se si një here Mulla Alia nga Lloca ua kishte dhënë ka dy dinarë me të cilat kishin kaluar javë të tëra, mirpo si lehtësim ishte edhe ajo që nuk ishte i vetëm. Në shoqëerim të tijë ishte edhe Mulla Xhaferi e një kohë edhe Isufi djali i Haxhi Isahit.

Mësimet i vijon fillimisht në Preshevë te Mulla Alia dhe Nexhatia me Mulla Xhaferin, hoxha i ardhshëm i fshatit që ishte bashkë me të. Me 1936 pasi që ndërtohet Xhamia e Sllubicës nga Haxhi Xhemajl Hajrullahu dhe pas pakë merrë postin e Imamit në këtë xhami. Pasi që xhamia e Caravajkës jet pa Imam i bëhet oferta që të kaloj atje. Ky duke e ditur se kolegu i tijë Xhaferi e bindë që ai të bëhej imam në xhaminë e Sllubicës dhe vetë kalon në Caravajkë. Përpos mësimeve fetare fëmijve ju mëson edhe shkrimin shqip të cilin e kishte mësuar nga Mësusi Hasan Dyngjeri i ardhur si kuader i arsimit shqip nga Shqipëria. Vdiç më 24 shkurt 2019, shtatë muaj pa i mbushur një shekull jetë. I la në jetë dy djemtë Halilin dhe Halitin si edhe dy vajzat me nipa e mbesa.

Burim i nformacioneve[redakto | përpunoni burim]