Mulliri i fshatit Mulliq
Mulliri i fshatit Mulliq | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Mulliq, Gjakovë, Kosovë |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 1436 |
Mulliri i fshatit Mulliq është një monument i trashëgimisë kulturore në Mulliq, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".
Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit). Sipas gojëdhënave të fshatarëve, ky mulli është ndërtuar në shekullin XIX, edhe pse gjendja aktuale e tij tregon se ai ka pasur disa intervenime me qëllim të ruajtjes së funksionit të tij. Meqë mulliri kryen funksionin e bluarjes së drithit me anën e gurit, ashtu siç ka qenë në formën origjinale të tij, ky mulli edhe sot njihet për kualitetin e bluarjes, por me kapacitet më të vogël. Sistemi i lëvizjes së gurit bëhet me rrjedhjen e ujit, i cili lëviz nën konstruksionin e dyshemesë së mullirit. Dyshemeja është konstruksion trarësh druri, siç kemi edhe një skelet shtyllash druri në konstruksionin e mureve, të cilat pastaj vishen me dërrasa. Kulmi është i mbuluar me tjegulla të rrafshëta. Uji që e vë në lëvizje gurin e mullirit është i intensitetit të vogël, sidomos gjatë sezonit veror.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Mulliri i fshatit Mulliq (Gjakovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 12 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |