Muntaz Dhrami
Appearance
(Përcjellë nga Mumtaz Dhrami)
Muntaz Dhrami lindi në Gjirokastër më 10 nëntor të vitit 1936, është skulptor shqiptar.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhrami shkollën fillore dhe dy vjet të mesme i mbaroi në Gjirokastër.
- Gjatë viteve 1953 - 1956 ndoqi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe mbrojti diplomën.
- Gjatë viteve 1956 - 1957 punoi si modelist në kooperativën e Porcelanit.
- Gjatë viteve 1957 - 1961 vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Akademinë e Artit në San-Peteburg (Rusi).
- Në vitin 1961 mbrojti diplomeën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë me grupin monumental "Çerçiz Topulli" e "Mihal Grameno".
- Në periudhën e viteve 1961 - 1976 punoi si pedagog dhe si Dekan në Fakultetin e Arteve Figurativë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranê. Periodikisht shkëputet nga detyra si pedagog dhe punon si krijues i lirë në realizimin e disa monumentëve.
Në bashkëautorësi ka realizuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962)
- Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970)
- Monumentin e "Nënës Shqipëri" në Tiranë (1971)
- Reliefi monumental në ndërtesën e Kryeministrisë Tiranë.
- Autor i monumentit në Drashovicë.
- Monumentin e Pezës.
- Obeliskun i Arsimit në Gjirokastër.
Autor i shumë veprave personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Busti i shkurte Pal Vatës në Lushnje.
- Busti i Liri Gegos në Galerinë e Arteve Tiranë.
- Portret i Rugovasit në Galerinë e Arteve Tiranë.
- Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996).
- Portret i nënë Terezës, etj.
- Monumenti i Ali Pashë Tepelenës.
- Monumenti i Lasgush Poradecit.
- Monumenti i Mitrush Kutelit
Ekspozita individuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1967 Ekspozitë me vizatime në Universitetin e Amanit –Jordani.
- 1982 « Parmi les hommes » au Palais culturel à Tirana.
- 1992 «Pour une commémoration de l’Indépendance » au musée national de Tirana.
- 1994 Ekspozitë vetjake “Frymëzimë nga Bethoven” Tiranë.
- 1996 Eskpozitë vetjake me rastin e 60 vjetorit në Galërinë Kombetarë të Artëve nê Tiranë.
- 1997 « Motiva muzikore » në Qëndrën Internationale të Kulturës, TIranë.
- 1999 Compozimi « Puthja » (bronz) ekspozuar në galerinë « le Miroir des Maîtres », Gjenevë (Zvicërr).
Konkurse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Laureat i çmimit të nderit në Bienalen e Aleksandrisë (1964).
- Laureat i disa çmimeve dhënë nga shteti Shqiptar.
- Mban titullin "Skulptor i Popullit" (1978).
Commons: Muntaz Dhrami – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale