Jump to content

Munxifsi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Munxifsë (arbërisht) (ose Mezzojuso, italisht) është një komunë në provincën e Palermos, në Siçili, Itali.

Fshati ndodhet pak kilometra prej një pylli të quajtur "Brinjë", shenja më e qartë e pranisë së shqiptarëve në këtë zonë.

Në 1448, Skënderbeu dërgoi Dhimitër Reres me një kontigjent ushtarësh në ndihmë të aleatit të tij, mbretit të Napolit, Alfonsi V, për të shtypur kryengritjet që përballonte nga rivalitetet me fisnikë të tjerë për fronin e Napolit. Alfonsi u dorëzoi për përdorim si kamp këtë fshat të braktisur shekuj më parë për shkak të plaçkitjeve nga pushtues arabë. Jo shumë kohë më vonë, me vdekjen e Skënderbeut, filloi eksodi i shqiptarëve në Itali, kryesisht në Mbretërinë e Napolit, për t'i shpëtuar pushtimit osman. Këtu shqiptarët e rindërtuan dhe ripopulluan fshatin.

Sot popullsia arbëreshe është e papërfillshme.

Në Mezzojuso jetoi e punoi Nikollë Filja, prift katolik i ritit bizantin dhe shkrimtar. Veprimtaria e tij është kryesish në shqip.