Mustafë Maloku
Mustafë Maloku | |
---|---|
Lindi | 7 mars 1943 |
Kombësia | Shqiptar-Kosovë |
Profesioni | Profesor, Avokat |
Mustafë Maloku, lindë më 7 mars të vitit 1943 në Pejë është jurist shqiptar.
Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në Pejë. Pas kryerjes së Fakultetit juridik, regjistrohet në studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit. Studimet pasuniversitare i kreu me sukses, duke mbrojtur pastaj temën e magjistraturës në lëmin e shkencave shtetërore-politike në vitin 1981.
Përvoja profesionale dhe pedagogjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mr.sc. Mustafë Maloku punoi si gjykatës në Gjykatën e Pejës dhe të Gjakovës, kurse prej vitit 1974 është angazhuar si profesor i shkollës së lartë për lëndët “Sociologjia” dhe "E drejta biznesore".
Gjatë kësaj periudhe kohore, Mr.sc. Mustafë Maloku është zhvilluar në një pedagog me përvojë i cili përcjellë të arriturat shkencore nga lëmi i vet në gjeneratat e reja.
Si rezultat i ligjëratave të suksesshme, shkroi dispensën me titull “Sociologjia me bazat e filozofisë” të cilën e botoi Shkolla e Lartë Ekonomike në Pejë.
Nga viti 2006 është Profesor në Universitetin e Vizionit Evropian- Fakultetin jurik në lëndët "Teoria e së drejtës" dhe "Historia e së drejtës".
Përvoja profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mr.sc. Mustafë Maloku, poashtu është edhe avokat i njohur dhe ka të realizuara pozitivisht disa dhjetëra konteste juridike.