Muzeologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzeologjia është shkencë e cila merret me mbledhjen, përpunimin, konzervimin (magazinimin), kushtet e ruajtjes, kujdesit dhe ekspozimit, si dhe shënimin e objekteve muzeale dhe dokumentare. Muzeologjia ndahet në dy degë kryesore e që janë:

  • Muzeologjia e përgjithshme
  • Muzeologjia e veçantë

Muzeologjia e përgjithshme merret me historinë, qëllimin dhe tipologjinë e muzeut, organizimin e punës së shërbimeve profesionale dhe teknike, dokumentacionimin, parimet dhe metodat e ekspozimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së eksponateve, pedagogjinë muzeore. Muzeologjia gjithashtu hulumton dhe rekomandon arkitekturën përkatëse të muzeumit, mënyrën e mbajtjes, ndriçimit dhe ajrosjes së hapësirave (kondicionimit) të muzeumeve si dhe kopshteve botanike. [1] [2]

Muzeologjia e veçantë përfshin fushat specifike të përmbajtjeve muzeore, varësisht nga specialiteti i muzeumeve të caktuara, grupeve dhe eksponateve të ndryshme.

Themelues i shkencës së muzeologjisë konsiderohet Samuel Quiccheberg (1529-1567) me veprën "Inscriptiones vel Tituli Theatri Amplissimi" në të cilën përshkruhet koncepti i tij për një muze ideal e të cilin ai e quante "Theatrum". [3] [4] ndërsa fjalën muzeologji për herë të parë e përmendi në vitin 1839, arkeologu dhe bibliotekisti Georg Rathgeber (1800 - 1875). [5] Kontribut të çmuar në zhvillimin e kësaj shkence kanë dhënë edhe Johann Daniel Major (1634 - 1693), Caspar Friedrich Neickelius (1679–1729), Karl Koetschau (1839 - 1949), etj.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Mathias E. (2007): Museumsmanagement. 2 Bände (Band 1: Aufgabenreflexion. Öffentlichkeitsorientierung, Zielentwicklung. Band 2: Ergebnisreflexion, Dienstleistungsorientierung, Organisationsentwicklung.) Böhlau Verlag, Köln u. a.,ISBN 978-3-412-16706-6.
  2. ^ Flügel K. (2005): Einführung in die Museologie.Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt, ISBN 3-534-09232-5.
  3. ^ Friedrich Waidacher: Handbuch der Allgemeinen Museologie. Wien [u. a.] 1999. S. 84.
  4. ^ Stefan Laube: Beschreibung von Samuel Quicchelbergs Inscriptiones Vel Titvli Theatri (pdf), 14.09.2017
  5. ^ Guido Fackler: „Die Museumswissenschaft ist erwachsen geworden“: Zur Fachgeschichte der Museologie, zur Museumsausbildung und zum Würzburger Studienangebot. In: Deutscher Museumsbund (Hrsg.): Museumskunde (Band 79, Heft 2). Berlin 2014, S. 40.