Shko te përmbajtja

Muzeu i Dibrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzeu i Dibrës është një institucion kombëtar historik dhe etnografik i kulturës në qytetin e PeshkopisëQarkun e DibrësShqipëri. Muzeu ka më shumë se 2,000 objekte të vendosura në tre pavijone të veçanta, të cilat kërkojnë një orë e gjysmë për t'u parë. [1]

Selia e muzeut të Dibrës ndodhet në Peshkopi

Muzeu në Dibër, me pavionet e tij gjithëpërfshirëse historike, etnografike dhe arkeologjike, ndodhet në pjesën qendrore të qytetit të Peshkopisë në zonën e Dibrës, i cili sipas regjistrimit të vitit 2011 kishte 13.251 banorë. Gjendet 187 km larg Tiranës dhe 20 km nga kufiri me Maqedoninë e Veriut. Në perëndim të Peshkopisë rrjedh lumi Drini i Zi. Për shkak të vendndodhjes së tij më veriore, në rajonin e Dibrës, është padrejtësisht një nga më të anashkaluarit në Shqipëri, megjithëse kontributi i tij për atë vend dhe kulturën e tij është pafundësisht i pasur, siç flet koleksioni i këtij muzeu.[2]

Duke qenë se zona e Dibrës njihet për shumë figura të rëndësishme historike në historinë, kulturën dhe shoqërinë e vendit, një pjesë e muzeut i kushtohet atyre emrave dhe veprave të tyre. Një emër i tillë është, për shembull, heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu, i lindur pikërisht në Dibër dhe të cilit, natyrisht, një pjesë e hapësirës i kushtohet. Gjithashtu, ky pavion përfshin të tjerë relevantë, por ndoshta më pak të njohur ndërkombëtarisht, si Iliaz Pashë Dibra, kryetar i Lidhjes së Prizrenit, nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, Dom Nikollë Kaçorri, Eleza Isufa Ndreu e shumë të tjerë.

Pavioni arkeologjik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë pavion janë ekspozuar zbulime interesante arkeologjike nga zona e Dibrës, duke filluar nga neoliti i hershëm. Një nga objektet më të çmuara të ekspozuara në këtë pavijon janë pitosët (nga shekujt 2 dhe 3 p.e.s.), një arkë e lashtë ruajtëse nga zona e Grazhadanit. Artikuj të tjerë përfshijnë ato prej guri, vegla, qeramikë, armë dhe pajisje ushtarake (sëpata dhe helmeta) dhe më shumë. [3]

Pavioni etnografik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky pavijon e njeh vizitorin me një nga kontributet më të mëdha të Dibrës për Shqipërinë: kulturën e saj vendase. Ky koleksion artefaktesh tregon Dibrën nëpër shekuj, përmes mjeteve bujqësore, pajisjeve dhe enëve të kuzhinës, veshjeve tradicionale popullore të burrave dhe grave e shumë të tjera. Oxhaku, i zbukuruar me sabera, është një nga ambientet më të bukura të muzeut.

Në kuadër të Muzeut të Dibrës, ekziston edhe një galeri më e vogël e artit, ku ekspozohen piktura të piktorëve më të njohur të rajonit të Dibrës.

  1. "Dibra Museum". Into Albania (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2020. Marrë më 29 prill 2020.
  2. Telegraf, Gazeta (30 nëntor 2018). "Në Muzeun Historik dhe Etnografik të Dibrës". Gazeta Telegraf. Marrë më 29 prill 2020.
  3. "Muzeu Dibër". Faqja Zyrtare Dibrane (në anglishte amerikane). 10 janar 2020. Marrë më 29 prill 2020.[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]