Pitos
Materiali | Qeramik |
---|---|
Madhësia | Kanë gati përmasat e një njeriu, disa janë më të mëdha dhe disa më të vogla. |
Shkrimi | Në disa rast janë të gdhendur me shenja identifikuese. |
Krijuar më | Neolit, Peridha e Bronzit, Periudha e Hekurit |
Zbuluar më | Përgjithsisht në qendrat e mëdha administrative |
Vend-ndodhja e tanishme | Për-rreth Mesdheut |
Pitos (/ˈpɪθɒs/,[1] greqisht: πίθος, shumës: pithoi πίθοι) është emri grek (greqishte antike) [2][3] për enët e mëdha që përdoreshin si kontenjerë ruajtës. Termi është aplikuar për enë të tilla, që janë përdorur nga civilizimet e Deti Mesdhe në Neolit, periudhën e Bronzit dhe në atë pasuese të Hekurit. Pitosat janë përdorur për ruajtur sasi të mëdha të produktesh, kryesisht për lëngje dhe drithëra. Emri i tyre ishte i ndryshëm në gjuhë të tjera; për shembull, Hitët i quanin harsi.[4]
Pitosat pasi nuk nevojiteshin më për funksionin e tyre primarë, përdoreshin për gjëra të tjera dytësore. Përshembull; si vaska prej qeramike në disa periudha, por për shkak të madhësisë së tyre ata ishin të përshtatshëm edhe arkivola. Gjatë Helladikut të mesëm varrimet në Mikenë dhe Kretë bëheshin duke futur në pitosa kockat e të ndjerit. Në kulturën e lashtë Iberike, El Argar, njerëzit i përdornin ata si arkivole gjatë fazë B të saj (1500-1300 p.e.sonë).
Forma e jashtme dhe materiali ishin përafërsisht të njëjtë: një enë qeramike me lartësi gati sa një njeri, një bazë për të qëndruar, anët gati të drejta ose letësishtë të lakuara, me grykë të madhe me kapak, që e mbyllte kur transpotoheshin mallra. Enët e kësaj madhësie nuk mund të mbaheshin nga njerëzit, sidomos kur ishin të mbushura. Një numër kapsesh ose vegjesh, mbajtësish, dhe ndonjë kombinim i tyre, i'u jepte mundësi njerëze për t'i lidhur me rripa dhe lëvizur me vinç.
Pitosat janë prodhuar dhe më pas eksportuar apo importuar mbi gjithë Mesdheun. Ata janë përdorur më shumë gjatë periudhës së Bronzit në "ekonominë e vendbanimeve të centralizuara" për magazinimin ose transportin e verës, vajit të ullirit, ose llojeve të ndryshme të perimeve, të cilat administrata e këtyre vendbanimeve jua shpërndante popullsisë që i shërbente. Dhe rrjedhimisht ata u bënë të njohur për publikun modern si pitosa kur arkeologët perëndimorë e adaptuan termin për të nënkuptuar enë të zbuluara nga gërmimi në pallatet Minoike në Kretë dhe Mikenase në territorin e gadishullorë grekë.
Termi tashmë është adaptuar si një fjalëe gjithpërfshirëse, që nënkupton një enë të madhe qeramike që përdoret për të ruajtur produkte. Sëbashku me përgjithësimin e emërit ka ardhur edhe problemi për të bërë dallimin ndërmjet pitosave të vegjël dhe llojet e tjera të qeramikës. Shumë lloje qeramikash nuk janë forma lehtësisht të klasifikueshme. Nëse ata janë përdorur për transport ose ruajtje të produkteve, ato janë quajtur pitosa, edhe pse nuk kanë madhësinë e pitosave të kulturës së pallateve dhe forma mund edhe të jetë e përaftërt me lloje të tjera të enëve prej qeramike.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Stampa:OED(Subscription or UK public library membership required.)
- ^ Stampa:LSJ.
- ^ "πίθος". Dictionary of Standard Modern Greek (në greqisht). Center for the Greek Language.
- ^ Puhvel, Jaan (1991). "harsi-". Hittite Etymological Dictionary. Trends in Linguistics Documentation 5. Vëll. Volume 3 Words beginning with H. The Hague: Mouton de Gruyter.
{{cite encyclopedia}}
:|volume=
ka tekst shtesë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ventris, Michael; Chadwick, John (1973). Documents in Mycenaean Greek (bot. 2nd). Cambridge: University Press. fq. 324, 327, 493, 494, 577.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)