Muzeu i Ulqinit
Muzeu i Ulqinit (malaz. Zavičajni muzej u Ulcinju) është muze lokal që gjendet në Kalanë e Ulqinit, pjesën më të vjetër të Ulqinit, Mali i Zi.[1]
I themeluar në vitin 1975, muzeu është i vendosur në pjesën e epërme të Kalasë, pranë portës veriore të saj. Pranë muzeut punon reparti arkeologjik (i vendosur në ndërtesën e quajtur Kisha-Xhami e Ulqinit) dhe reparti etnologjik (i vendosur në shtëpin e Familjes Uruçi) si dhe Galeria e Arteve (e vendosur në Kullën e Ballshajve). Në këto ndërtesa por edhe në hapësirën pranë Kishë-Xhamisë, që nihet si Pazari i Qytetit (ose Tregu i Skllevërve) ku gjenden disa qeli, janë të vendosur monumentet me të rëndësishme të historisë së Ulqinit.[2]
Në Kishë-Xhami janë të ekspozuara mbetje arkeologjike të qeramikës së lashtë greke dhe romake, qelq, numizmatikë, si dhe sendet që janë shfaqur gjatë sundimit të dinastive Vojislavljeviq dhe të Balshajve.[1] Në Kullën e Ballshajve jane vendosur fotografi nga Ulqini si edhe qytetare te tij. Ka fotografi te figurave te shquara dhe pamja nga celjet e shkollave te para. Fotografite nuk jane ndare ne etapa te caktuara kohore. Dritaret e kulles kane nje pamje te mire mbi det dhe qytet.
Në programin dhe planin e punës së Muzeut përfshihen: evidentimi, hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve të ndryshme, mbrojtja e specializuar dhe përpunimi i materialit të gjetur, eksponimi i ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike.[2]
Objekte historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vlerë të posaçme kanë:[2]
- Dy sëpata të tipit shkodrano-dalmatin të epokës së bronzit
- Mbishkrimi antik me shkrimin grek kushutar perëndeshës Artemida
- Një kame antike që paraqet perëndeshën Atena me helmetë
- Në lapidarium janë të ekspozuara kapitele jonike, pjesë të ciboriumit të Kishës së vogël të shekullit IX dhe objekte nga periudha turke
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Qelitë në Tregun e Robërve
-
Muzeu etnografik
-
Muri ciklopik ilir