Kërceni tek përmbajtja

Muzika klasike në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrënjët e muzikës klasike në Kosovë gjenden në vitet 1940, gjë që përfshin periudhën kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë deri në këtë ditë. Mund të thuhet që ka një traditë të muzikës klasike në Kosovë, mirëpo kur krahasohet me shtetet e tjera të Ballkanit dhe sidomos ato të Evropës, kjo traditë është më e re. Muzika klasike e Kosovës kaloi nëpër një zhvillim të madh në një kohë shumë të shkurtër, duke kaluar ndër breza të kompozitorëve dhe artistëve.

Ndërtesa e shkollës së muzikës në Prizren

Para zhvillimeve profesionale të muzikës klasike në Kosovë kishte aktivitete të ndryshme amatore të cilat do të ishin paraprirje për zhvillimet e mëtutjeshme, siç ishin aktivitetet e orkestrës frymore "Bashkimi" në Shkup, orkestra frymore e Gjakovës e udhëhequr nga Palok Kurti, internati "Kosova" në Krumë, banda e fanfareve "Kosova" në Kukës dhe kisha katolike shqiptare në Prizren.

Radiostacioni i parë që u hap në Prizren më 1945 ishte njashtu i rëndësishëm për arsye se muzika klasike për një kohë të gjatë ishte e lidhur ngushtë me institucionet.[1]

Muzika klasike në Kosovë i pa zhvillimet e para në vitet 1940 me veprimtarinë krijuese të kompozitorëve shqiptarë te Kosovës. Kjo është poashtu edhe koha kur u formuan kori dhe orkestra kamertale e shoqërisë kulturoro-artistike "Agimi" më 1944 dhe hapja e shkollës së parë të muzikës në Prizren më 1948.[2]

Veprimtaria krijuese e muzikës klasike në Kosovë fillimisht ishte me vepra korale akapela që ishin përpunime të materialeve të muzikës folklorike. Megjithëse disa nga këto vepra korale ishin origjinale, ato bazoheshin në tema nga folklori.[3]

Pas shkollës së parë ne Prizren më 1948, pasoi dhe një shkollë tjetër në Prishtinë më 1948.[4]

Ndërtesa e shkollës së muzikës në Prishtinë

Opera, Baleti dhe Filharmonia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndërtesa e departamentit të muzikës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë

Opera e parë e një kompozitori shqiptar nga Kosova, Goca e Kaçanikut e Rauf Dhomit u interpretua në Prizren nga solistë shqiptarë, orkestra e Radio Televizionit të Prishtinës, kori i Radio Televizionit të Prishtinës dhe ansambli Collegium Cantorum. Opera nuk u vu në skenë, përkundrazi u shfaq vetëm si një koncert vokalo-instrumental. [5]

Opera dhe Baleti dhe Filarmonia e Kosovës janë me seli në Prishtinë dhe financohen nga Buxheti i Kosovës.[6]

Shtëpia e Operës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vitin 2002 nuk ka pasur ndonjë vënie të plotë të një opere në Kosovë. Megjithatë, ka pasur shfaqje të pjesëve orkestrale të operave, fillimisht nga kori i Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”Prizren në vitin 1952, e më pas nga formacione të tjera muzikore.[5]

Opera e parë e një kompozitori shqiptar nga Kosova, Goca e Kaçanikut e Rauf Dhomit u interpretua në Prizren nga solistë shqiptarë, orkestra e Radio Televizionit të Prishtinës, kori i Radio Televizionit të Prishtinës dhe ansambli Collegium Cantorum. Opera nuk u vu në skenë, përkundrazi u shfaq vetëm si një koncert vokalo-instrumental.[5]

Në vitin 2004 u themelua Opera e Kosovës nga Ministria e Kulturës së Kosovës.[7]

Në vitin 1972 u formua ekipi i parë i Baletit të Kosovës dhe përbëhej nga valltarë të shkolluar në Shkup. Këtij grupi iu bashkuan edhe më shumë kërcimtarë, por ende mungonin valltarët, kështu që Baleti i Kosovës duhej të sillte valltarë mysafirë të huaj. Në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës u formua Baleti i Kosovës dhe drejtor u emërua Abdurrahman Nokshiqi. [8] Një nga shfaqjet e gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës ishte premiera e Sokolit të Mirushës, baleti i parë i një kompozitori shqiptar.[8] Shfaqjet e tjera përfshijnë: Legjenda mbi ngadhnjimin, Kënga e Rexhës dhe Don Kishoti.[8]

Ekipi performoi edhe jashtë Kosovës, në festivale si Bienalja e Baletit të Festivalit Ndërkombëtar në Lubjanë dhe Lojërat Verore të Dubrovnikut.[8] E gjithë veprimtaria e baletit të Kosovës u ndërpre në vitin 1991 për të vazhduar vetëm në vitin 2001.[8]

Baleti i Kosovës që atëherë ka pasur shumë bashkëpunëtorë si koreografi shqiptar Gjergj Prevazi, prima balerina bullgare Sylvia Tomov, koreografi ruso-bullgar Sergey Sergeev, koreografi rus Konstantin Uralsky, koreografi shqiptar Artan Ibërshimi, koreografi holandez Arthur Kuggeleyn [de], koreografi turk Mehmet Balkan, koreografi shqiptar Ilir Kerni dhe koreografi amerikan Alexander Tressor.[8]

Filarmonia e Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Orkestra Filarmonike e Kosovës duke performuar në Sallën e Kuqe

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës u formua në vitin 2000, fillimisht si ansambël harqesh dhe më vonë si orkestër kamertale.[7] Menjëherë pas krijimit u përball me probleme financiare. Për shkak të mungesës së interpretuesve nga Kosova shpesh ishte e nevojshme të ftohen interpretues nga Maqedonia dhe Shqipëria.[9][7]

Filarmonia e Kosovës ka performuar edhe jashtë Kosovës, në vende si Japonia dhe Turqia dhe ka marrë ftesa për të performuar në Shqipëri dhe Bullgari, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me Filarmoninë Sllovene. Nga viti 2006 deri më 2024, drejtor i Filarmonisë së Kosovës ishte Baki Jashari. Filarmonia e Kosovës ka 120 anëtarë.[10]

Që nga viti 2013 nuk ka asnjë teatër opere në Kosovë edhe pse ka pasur plane për të ndërtuar një të tillë që nga koha e Jugosllavisë.[5] Vende si Salla e Kuqe [11][12] dhe fillimisht kisha katolike "Shën Ndou" e pastaj Katedralja "Nëna Terezë" përdoren në vend të tyre për shfaqje.[13]

  1. ^ Rudi, Rafet (2002). Sprova estetike. Dukagjini. fq. 149, 150.
  2. ^ Berisha, Engjëll (1999). Kultura muzikore për shkolla të mesme. Libri shkollor. fq. 206, 207.
  3. ^ Berisha, Engjëll (1997). Zhvillimi i stileve në veprat e kompozitorëve shqiptarë të Kosovës. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Kosovës. fq. 27.
  4. ^ Berisha, Engjëll (1999). Kultura muzikore për shkolla të mesme. Libri shkollor. fq. 207.
  5. ^ a b c d Berisha 2004.
  6. ^ "The law on the philharmony, opera and ballet of Kosovo" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2007-09-29. Marrë më 2013-02-24.
  7. ^ a b c Anon. 2012.
  8. ^ a b c d e f Anon. 2013.
  9. ^ Rudi 2002.
  10. ^ "For You Magazine". Arkivuar nga origjinali më 2013-04-11.
  11. ^ "Kosovo Two Point Zero web magazine" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2013-04-11.
  12. ^ "Kosova guide" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2013-04-11.
  13. ^ "Evropa e lire".