Jump to content

Myslibozh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Myślibórz)
Myslibozh
Qytet
Gjimnazi në Myślibórz
Gjimnazi në Myślibórz
Popullsia
 • Gjithsej11.478
{{{postal_code_type}}}
74-300
TargatZMY
Faqja zyrtarewww.mysliborz.pl

Myślibórz është qytet në veriperëndim të Polonisë. Qyteti ka pasur 11,478 banorë më 2016.

Sipas uebfaqes zyrtare të qytetit, vendbanimi është banuar nga populli para-sllav prej kulturës Lusatiane në brigjet e liqenit në shekullin e 7-të, i cili u shëndrrua në fortesë e sllavëve perëndimorë në shekujt 10-të dhe 11-të.

Sipas uebfaqes, vendi ka qenë vendbanim peshkimi i cili është quajtur Sołtyń. Më vonë e morri emrin gjerman: Soldin.[1]

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore më 1939, Soldin ka pasur 6,284 banorë. Qyteti u okupua pa luftë nga Ushtria e Kuqe më 31 janar 1945. Pasi një burrë tentoi ta përdhunoj një grua, ai u vra nga burri i saj më 3 shkurt, sovjetët e rrethuan qytetin dhe vranë 120 në një minierë të afërt katër ditë më vonë. Pas përfundimit të luftës më 1945, gjermanët në Soldin u përjashtuan nga qyteti me forcë dhe emri i qytetit u ndryshua në Myślibórz.

  1. ^ Uebfaqja zyrtare e qytetit