Në besë të tatuazhit tënd
"Në besë të tatuazhit tënd" është një roman i shkruar në vitin 2022 nga Andreas Dushi.
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Në besë të tatuazhit tënd", sipas Mira Meksit, është një roman ku ka aq shumë thurje, ndërthurje, mbi-dhe-nënthurje brenda thurimës së tekstit, mes reales, absurdes, imagjinatës vullkanike, onirikes, surreales dhe hiperreales, në një sfond filozofie marramendëse sa duhet se s’bën një lexim i dytë përpos atij përpirës për të shijuar çdo detaj[1]. Në të, legjendat e së shkuarës dhe problemet e sotshme të shëndetit mendor lidhen dhe krijojnë kontekstin për rrëfim[2]. Përposë këtyre dy elementëve, në roman ka edhe prani, si frymë, nga Bibla, fillimisht nga Besëlidhja e Vjetër e mandej, edhe nga Besëlidhja e Re.[3]
Subjekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romani nuk ka ngjarje, nuk ka personazhe, ka një rrjedhë e cila të merr me vete. Rrëfimi aty ngjan si autobiografik, sidomos nga syri i lexuesit, por nuk është tamam ashtu.[4] Eshtë një njeri që gjen arsyet por jo forcën për të vrarë veten ndërkohë që e shkuara e familjes e përndjek fshehurazi, tek kalon si gjarpër sa nga njëra brezni te tjetra; je ti, i vetëdijshëm për probleme të shëndetit mendor por s'i pranon as me veten pasi ke frikë; është ëndrra për të qenë më i ri e cila shndërrohet në makth mos do të kthehem në dikë që nuk ka lindur asnjëherë; është guximi që mungon për të qenë i vërtetë dhe vendin ia zë e vërteta se është aq frikacak sa mos ta lejojë veten të njohë e të njihet; është ndjenja se nuk do të ndjesh por s'e shmang dot domosdoshmërinë për t'u ndjerë gjallë... Jam "unë" mes gjithë këtyre dilemave... E çfarë mund të bëj përveçse t'i dorëzohem fatit si diçka që s'e shmang dot dhe të shkuarën të mëtoj ta transformoj në të tashme ndërsa të tashmen në një të ardhme që kurrë s'do ta arrij? E gjitha kjo më bën të kuptoj se, sikurse personazhi...[5]
Pra kemi të bëjmë me një djalë që ëndërron të rritet e të mos ketë më probleme me shëndetin mendor dhe me të atin, i cili ëndërron të rinohet dhe të rijetojë dashurinë e dikurshme. Historisë i ngjitet mallkimi i gjarprit, personazh që merr hak se dikur, pararendësit e djalit e të atit nuk e kishin respektuar si duhet. Ai u shkatërron ëndrrat e u kthen në realitet frikërat e tyre më të mëdha.
I ati takohet me ish të dashurën. Sa herë binte një rreze drite mbi makinën ku ata udhëtonin, mosha e saj ulej me dhjetë vjet, deri kur arrin në moslindje. I biri takohet me një njeri të ccuditshëm i cili kishte humbur aftësinë e të folurit dhe komunikonte ato ccfarë i thoshte një zog që i rrinte mbi krah.
Të dy, atë e bir, ndarazi, nisen për në një Qendër Tregtare dhe aty gjarpri e jep goditjen e tij përfundimtare.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2023, romani është vlerësuar me çmimin "Atë Zef Pllumi" me motivacionin "Për zhdërvjelltësinë dhe natyrshmërinë e rrëfimit; ligjërimin e pasur artistik; ndërtimin kompozocional si dhe kurajon e një shkrimtari të ri për të reflektuar e shprehur artistikisht problematikat e qenies njerëzore në tërësi dhe të asaj shqiptare në veçanti."[6].
Gjithashtu, romani është vlerësuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për t'u mbështetur për botimin e tij në gjuhën italiane.
- ^ Meksi, Mira. "Shënim në kopertinën e pasme të "Në besë të tatuazhit tënd"".
- ^ Myftari, Luela. "Në besë të tatuazhit tënd, një libër ku legjenda dhe shqetësimet mendore ndërlidhen bashkë". A2 CNN.
- ^ Agaj, Eda. "Diçka nga Bibla në fletët e një romani". Gazeta Shqiptare: 18.
- ^ Berishaj, Nikollë. "Nikollë Berishaj: Në shtjellën e labirinteve të zërit të brendshëm". ExLibris.
- ^ Dushi, Andreas (2022). "Në besë të tatuazhit tënd" (bot. 1). Onufri. fq. Shënimi i botuesit në kopertinë. ISBN 9789928354969.
- ^ "Andreas Dushi fiton çmimin letrar "Atë Zef Pllumi" me romanin "Në besë të tatuazhit tënd"". Bota Sot.