Andreas Dushi
Andreas Dushi (Shkodër, 10 shtator 1999 - ) është shkrimtar, përkthyes dhe redaktor shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër më 10 shtator 1999. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e mori pranë shkollave të qytetit, ndërsa atë universitar për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi pranë universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Studimet pasuniversitare i vijoi në Universitetin e Tiranës për Letërsi shqipe dhe Antropologji kulturore.
Romani i tij i parë “Marrja e gjakut” i cili u nominua nga Ministria e Kulturës si një ndër tre romanet më të mira të vitit.[1]
Është redaktor përgjegjës i gazetës letrare "ExLibris” si dhe punon pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.[2]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Së pari ka botuar vëllimin poetik Krishti vesh me t'kuqe (Muzgu, 2017)[3] dhe vëllim me novela e tregime Kur vdekja të na bashkojë (Fishta, 2017).[4] Romani i parë i tij është Marrja e gjakut (Onufri, 2018) u përcoll me vëmendje nga shkrimtari Visar Zhiti,[5] si dhe nga studjuesi Alfred Çapaliku.[6]

Më 2019 me shtëpinë botuese Albas botoi Pragu i braktisjes, i cili u nominua për Çmimin Evropian të Letërsisë.[7] Më 2022 botoi romanin e fundit, Në besë të tatuazhit tënd i cili fitoi Çmimin Atë Zef Pllumi për vitin 2023[8].
Krijimtaria e tij është përkthyer në gjuhë të huaja si në sllovenisht, anglisht, kroatisht dhe italisht; duke u përfshirë së bashku me autorë të tjerë bashkëkohorë në antologjinë La mamma e l’umidità.[9]
Në vitin 2023 fitoni çmimin letrar mbarëkombëtar "Atë Zef Pllumi" me romanin "Në besë të tatuzhit tënd" me motivacionin "Për zhdërvjelltësinë dhe natyrshmërinë e rrëfimit; ligjërimin e pasur artistik; ndërtimin kompozocional si dhe kurajon e një shkrimtari të ri për të reflektuar e shprehur artistikisht problematikat e qenies njerëzore në tërësi dhe të asaj shqiptare në veçanti."[10]
Ky roman është botuar edhe në italisht nga "Besa Editricce", në rumanisht nga "A" dhe në sertbisht nga "Partizanska Knjinga"[11].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Janari, muaji i çmimeve kombëtare të letërsisë". kultura.gov.al.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur] - ↑ "Rreth meje". Andreas Dushi (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-03-29.
- ↑ Çokaj, Arben (10 korrik 2017). "Rëndësia e "Krishti vesh me t'kuqe" e autorit Andreas Dushi". fjala.info. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2023. Marrë më 23 shkurt 2023.
- ↑ ""Pragu i braktisjes", një hapësirë surreale e ndërtuar me mjete të realizmit, nga Andreas Dushi". portalishkollor.al. Intervistuar nga Parajsa Shtini. 2020.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Zhiti, Visar (27 korrik 2019). "Në qytetin e librit, nëpër labirint… Takoj dy autorë, shkrimtarin-gjysh, shkrimtarin-nip". exlibris.al.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Çapaliku, Alfred (12 tetor 2020). "Vështrim periferin i romanit "Marrja e gjakut" të Andreas Dushi". exlibris.al.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Progonati, Ekleva (2 mars 2021). "Çmimi Evropian i Letërsisë 2021, Shqipëria kandidate me 5 autorë". albanianpost.com.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Çmimet 'At Zef Pllumi'/ Juria vlerëson shkrimtarin Andreas Dushi me romanin "Në besë të tatuazhit tënd"". Top Channel.
- ↑ "La mamma e l'umidità". albanialetteraria.it (në italisht).
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Andreas Dushi fiton çmimin letrar "Atë Zef Pllumi" me romanin "Në besë të tatuazhit tënd"". politiko.al. Marrë më 2023-03-10.
- ↑ "Rreth meje".