Jump to content

Noa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nōaḥ)
Giovanni Battista Gaulli - Sakrifica e Noas - NG.M.03497 - Muzeu Kombëtar i Artit, Arkitekturës dhe Dizajnit.

Noa ose Noeu (hebraisht: Nōaḥ, fjalë-për-fjalë. 'pushim' ose 'ngushëllim')[1] shfaqet si i fundit nga patriarkët paradiluvianë në traditat e feve abrahamike. Historia e tij shfaqet në Biblën Hebraike (Libri i Zanafillës, kapitujt 5–9), në Kuran dhe në shkrimet Bahá'í dhe në mënyrë ekstrakanonike.

Tregimi i përmbytjes së Zanafillës është ndër tregimet më të njohura të Biblës. Në këtë rrëfim, Perëndia "i vjen keq" që bëri njerëzimin sepse ata e mbushën botën me të liga. Më pas Noeu punon me besnikëri për të ndërtuar Arkën me urdhër të Zotit, duke shpëtuar përfundimisht jo vetëm familjen e tij, por vetë njerëzimin dhe të gjitha kafshët tokësore, nga zhdukja gjatë Përmbytjes. Më pas, Perëndia bën një besëlidhje me Noeun dhe premton se nuk do ta shkatërrojë më kurrë tokën me një përmbytje. Noeu është portretizuar gjithashtu si një "punues i tokës" i cili është i pari që kultivoi hardhinë. Pas përmbytjes, Zoti i urdhëron Noeut dhe bijve të tij që "të jenë të frytshëm, të shumohen dhe të mbushin tokën".

Historia e Noeut në Pentateukun është e ngjashme me narrativën e përmbytjes në Eposin Mesopotamian të Gilgameshit, të kompozuar rreth vitit 1800 para Krishtit, ku një hero ndërton një arkë për t'i mbijetuar një përmbytjeje të dërguar hyjnisht. Studiuesit sugjerojnë se tregimi biblik u ndikua nga traditat e mëparshme të Mesopotamisë, me paralele të dukshme në elementet dhe strukturën e komplotit. Krahasimet bëhen gjithashtu midis Noeut dhe heroit grek Deucalion, i cili, si Noeu, paralajmërohet për një përmbytje, ndërton një arkë dhe dërgon një zog për të kontrolluar pasojat e përmbytjes.

Nuhi ishte biri i Lamis, biri i Motoshalih, biri i Idrisit. Kështu, profeti Idris është babai i gjyshit të Noat. Në një hadith të Buhariut, Abdullah ibnu Abasi transmeton se profeti Muhamed ka thënë:Mes Ademit dhe Noat kishin kaluar dhjetë shekuj. Asokohe, populli i Noat udhëhiqej nga një mbret jobesimtar, i cili lëshoi një dekret për popullin që të mos e dëgjonin Noan, të mos i flisnin dhe të mos ia vinin veshin për t'u distancuar nga adhurimi i idhujve dhe zotave të tyre të shumtë. Njerëzit iu bindën në mënyrë të verbër mbretit të tyre dhe e lanë Noan. Këtë e shpreh Noa a.s në Kuran ku thotë:"Noa tha:O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit. Ata kurdisën një kurth të madh - duke dashur ta pengojnë Noan a.s në përmbushjen e misionit, ngrinin kurthe nga më të ndryshmet, ku më i rrezikshmi ishte urdhri për të mos e dëgjuar Noan. Me gjithë këto pengesa dhe barriera, Noa vazhdoi t'i ftojë njerëzit dhe mesa duket kjo këmbëngulje dha disa rezultate. Në disa kronika, thuhet se pasuesit e Noat ishin vetëm dhjetë. Numri më i madh që thuhet është tetëdhjetë dhe kjo për nëntëqind e pesëdhjetë vite. Ndërkohë, mbreti konstaton diçka të përbashkët tek të gjithë ndjekësit dhe besimtarët e Noat. Të gjithë ishin të varfër dhe fukarenj, që nuk kishin asgjë në dorë. Ai e thirri Noan një ditë dhe i tha:"Ne mund t'i lejojmë njerëzit të dëgjojnë dhe t'u flasësh. Madje, mund edhe të besojmë në ato që thua, por me një kusht: T'i dëbosh këta fukarenj që të vijnë pas dhe të kanë besuar. Ne i përkasim shtresës më të lartë të shoqërisë dhe nuk mund të barazohemi me këta barktharë." Por njerëzitë nuk e pranuan Nuhin si profet, pastaj Nuhi e pason me një lutje:O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!. Në ajete të tjera trajtohen lutjet dhe mallkimet e Noat kundër jobesimtarëve. "Ai tha: “O Zoti im, populli im më mohoi, andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”[2] "... ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Noat. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë.

Pas këtyre lutjeve dhe mallkimeve, Zoti e frymëzoi Noan të ndërtojë një anije të madhe. Noa nuk dinte të ndërtojë anije, aq më tepër një anije aq të madhe. Ishte vetë Xhibrili ai që do e udhëzonte dhe orientonte Noan gjatë ndërtimit të anijes. Në një transmetim thuhet se Noat iu deshën njëqind vite për ta përfunduar ndërtimin e anijes. Duke qenë se jetonte në një rajon që nuk kishte pemë, Noa a.s i mbillte ato, kujdesej derisa rriteshin dhe i priste për anijen. Meqenëse jetonte në mal, edhe anijen e ndërtoi në mal, në kushte të vështira, pasi edhe uji ishte me rezerva. Tashmë ishte konsumuar çdo shans për jobesimtarët. Noat i ndalohej të lutej për ta dhe të kërkonte falje. Puna e Noat për ndërtimin e anijes padyshim që ka qenë e lodhshme. Vetëm ta imagjinosh duke mbjellë pemë dhe duke pritur të rriten, është e lodhshme. Dërrasat e anijes ai i lidhte me njëra tjetrën me gozhdë, njerëzit shfaqnin habi dhe çudi me atë që u shihnin sytë: Noa nuk po u fliste më për fenë e tij dhe ajo që ishte akoma më e pabesueshme, ai po ndërtonte një anije në mal! Në një hadith, ceket se njerëzit filluan të tallen me Noan a.s. Ata i thonin:"O Nuh! Deri dje ke qenë profet, kurse tashmë qenke bërë marangoz?! O Nuh! A anije në mal?!" Ata u thoshin njerëzve të tjerë:"A nuk u patëm thënë që nuk është veçse një i marrë dhe ju nuk na besonit?!" Lidhur me përshkrimin e anijes së Noat a.s, Abdullah ibnu Abasi thotë:"Noa a.s bashkë me anijen ishin në malin Xhudij, prej ku u shfaq dhe tufani. Gjatësia e anijes ishte treqind parakrahë, (sipas parakrahëve të Ademit a.s dhe që me parametrat modernë, mund të ketë qenë pothuaj një km). Gjerësia e saj ishte pesëdhjetë parakrahë, ndërkohë që lartësia ishte tridhjetë parakrahë. Nga lart, ajo ishte e mbuluar (me qëllim që të evitojë ujin që i vjen nga lart) dhe kishte tre dyer për çdo kat." Kjo anije është zbuluar në kohët moderne, duke vërtetuar një premtim të Zotit, se do e lërë si shenjë dhe argument. Një skuadër shkencëtarësh, arritën ta zbulojnë anijen e Noat a.s, e cila ishte ndarë dy pjesë. Konstrukti i saj përkonte me përshkrimin që përmendëm më lart, tre kate dhe e mbuluar nga lart.

Para se të fillojë tufani shkatërrues, Zoti e kishte urdhëruar Noan të përgatitej, ashtu siç e kishte urdhëruar të mbledhë nga çdo krijesë një çift, një mashkull dhe një femër. Sinjali i afrimit të tufanit ishte vërshimi i ujit në furrën e bukës së Noat. Thotë Zoti i lartësuar lidhur me këtë:Kur arriti urdhri Ynë e uji të gufojë nga furra, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij![3] Një ditë, Noa e konstatoi ujin në furrë, sinjal ky që tregonte se tufani ishte afër. Menjëherë, ai u nis drejt anijes në mal. Atje ai mbeti pa gojë, pasi të gjithë kafshët dhe gjallesat e tokës, çdo çift prej tyre, ishin grumbulluar tek anija dhe ishin vënë në rresht, në pritje të urdhrit për të hipur në anije. Noa i sistemoi dhe i rehabilitoi të gjithë në anije. Pasi ishin siguruar të gjithë në anije, u dha urdhri final dhe fatal për përmbytjen e tokës dhe gjithçkaje mbi të. Me ngritjen e nivelit të ujit, përmbyteshin qytete e fshatra të tërë. Kjo vazhdoi derisa uji mbuloi gjithçka mbi tokë, saqë thuhet se niveli i ujit arriti pesëmbëdhjetë metër mbi malin më të lartë në tokë. Thotë Zoti në Kuran duke përshkruar anijen teksa çante valët:Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet.[4] Dallgët u ngjanin maleve për nga madhësia. Kur Noa a.s ndjeu anijen të lëkundej, pasi niveli i ujit kishte filluar të rritej, tha:"Me emrin e Allahut". Zoti i lartësuar i kishte premtuar Noat se do e shpëtojë atë bashkë me familjen. Kështu, të gjithë familjarët e Noat a.s kishin hipur në anije, përveç djalit të tij. Me Noan në anije ishte dhe gruaja e tij. Lidhur me gruan e Noat, e cila në Kuran konsiderohet si amorale, ajo kishte vdekur para se të ndodhë tufani. Kështu, gruaja e Noat a.s – siç e cekëm më lart – bashkë me fëmijët ndodheshin në anije. Djali i vetëm që nuk pranoi të ngjitet në anije bashkë me Noan quhej Kenan. Ai refuzoi pasi ishte jobesimtar. Kur Noa hypi në anije bashkë me besimtarët e tjerë, e ftoi dhe djalin e tij, por ai refuzoi. Si rezultat i përmbytjes së madhe, u shua e gjithë jeta tokësore. Të gjithë gjallesat dhe kafshët mbi tokë u mbytën dhe u zhdukën. Vetëm jeta ujore nuk u prek. Të gjallët e vetëm në të gjithë tokën, ishin vetëm ata që ishin në anijen e Noat. Sipas një transmetimi të Abdullah ibnu Abasit, Noa, besimtarët dhe kafshët qëndruan në anije për gjashtë muaj rresht. Në disa transmetime të ndryshme, thuhet se ata dolën nga anija ditën e Ashures, dita e dhjetë e muajit Muharrem. Këtë ditë, Muhammedi e agjëronte pasi ishte dita kur profeti Musa kishte shpëtuar bashkë me popullin e tij, ashtu siç kishte shpëtuar dhe Noa nga përmbytja më parë. Të gjithë njerëzit që ishin me Noan a.s, kur u vendosën sërish në tokë ishin impotentë, të paaftë për të lindur dhe për t'u shtuar. Askujt tjetër përveç Noat a.s dhe të shoqes, nuk i lindën fëmijë. Toka u popullua sërish, por vetëm nga familja dhe pasardhësit e Noat a.s. Për këtë, Noa a.s etiketohet si babai i dytë i njerëzimit.

Fëmijët dhe vdekja e Nuhit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuhat i lindën fëmijë të tjerë, emrat e të cilëve janë: Sam, fëmijët e të cilit ishin të bardhë dhe pak esmerë. Arabët dhe Hebrenjtë rrjedhin nga Sam. Fëmija i dytë është Ham, fëmijët e të cilit ishin me lëkurë të zezë. Pasardhësit e tij janë zezakët e Afrikës. Fëmija i tretë është Jafith, fëmijët e të cilit ishin biond me një të kuqërremtë të lehtë. Europianët dhe Azia lindore janë pasardhës të Jafith. Pas tufanit, Noa jetoi edhe treqind e pesëdhjetë vite të tjera. Të gjithë këto vite ai i kaloi në adhurim të Zotit. Ai ishte adhurues dhe mirënjohës për të mirat e Zotit. Transmeton Ibnu Maxhe, se Profet ka thënë:Noa agjëronte gjatë gjithë kohës, përveç festave. Noa vdiq dhe sipas transmetimeve më të sakta, është varrosur në Mekë. Ndërkohë që disa transmetime të tjera, sinjalizojnë se u varros në Kerkbika, në Libanin e sotëm.

  1. ^ Wells, John C. (2008). Longman Pronunciation Dictionary (bot. 3rd). Longman. ISBN 9781405881180. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Furkan 25:117-118
  3. ^ Hud 11:40
  4. ^ Hud 11:42