Nacionalizmi britanik
Nacionalizmi britanik pohon se britanikët janë një komb dhe promovon unitetin kulturor të britanikëve,[1][2] në një përkufizim të britanikizmit që mund të përfshijë njerëz me origjinë angleze, skoceze, uellsiane dhe irlandeze (ata që jetojnë në Irlandën e Veriut dhe Britaninë e Madhe dhe historikisht në të gjithë Irlandën kur ishte brenda Mbretërisë së Bashkuar).[1] Nacionalizmi britanik është i lidhur ngushtë me unionizmin britanik, i cili kërkon të mbështesë bashkimin politik që është Mbretëria e Bashkuar, ose të forcojë lidhjet midis vendeve të Mbretërisë së Bashkuar.[3]
Identiteti unifikues i nacionalizmit britanik rrjedh nga britanikët e lashtë që banonin në ishullin e Britanisë së Madhe.[2] Nacionalizmi britanik u rrit duke përfshirë njerëz jashtë Britanisë së Madhe, në Irlandë, për shkak të Aktit të Kurorës së Irlandës të vitit 1542, i cili deklaronte se kurora e Irlandës do të mbahej nga monarku në pushtet i Anglisë, si dhe thirrjet anglo-irlandeze për unitet me Britaninë.[4]
Ai karakterizohet si një "forcë e fuqishme, por ambivalente në politikën britanike".[5] Në formën e tij të moderuar, nacionalizmi britanik ka qenë një nacionalizëm qytetar, duke theksuar si kohezionin ashtu edhe diversitetin e popullit të Mbretërisë së Bashkuar, varësitë e saj dhe ish-kolonitë e saj.[1] Megjithatë, nacionalizmi nativist ka lindur bazuar në frikën në lidhje me imigracionin; ky nacionalizëm nativist antiemigrant është manifestuar politikisht në Partinë Kombëtare Britanike dhe lëvizje të tjera nacionaliste nativiste.[1] Politikanët, si ish-kryeministri britanik Dejvd Kameron, janë përpjekur të promovojnë nacionalizmin britanik si një kauzë progresive.[6]
- ^ a b c d Motyl 2001.
- ^ a b Guntram H. Herb, David H. Kaplan. Nations and Nationalism: A Global Historical Overview: A Global Historical Overview. Santa Barbara, California, USA: ABC-CLIO, 2008.
- ^ Miller 2005.
- ^ Brendan Bradshaw, Peter Roberts. British Consciousness and Identity: The Making of Britain, 1533-1707. P. 302.
- ^ Smith, Smith & White 1988.
- ^ Conservative Party leader David Cameron advocates liberal or civic British nationalism: "Cameron: I will never take Scotland for granted". Conservatives. 15 shtator 2006. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2012.
Being British is one of the most successful examples of inclusive civic nationalism in the world.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) The official party site.