Nadezhda Krupska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nadezhda Konstantinovna Krupska

Nadezhda Konstantinovna Krupska (26 shkurt 1869 – 27 shkurt 1939)[1] është një pedagoge e shquar sovjetike, ndërtuese e pedagogjisë marksiste-leniniste në BRSS, organizatore e dalluar e sistemit edukativ e arsimor sovjetik dhe e kulturës bolshevike.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krupska ka lindur më 26 shkurt të vitit 1869 në Peterburg (Petrograd). Babai i saj ishte një oficer ushtarak me orientim anticarist.

Nadezhda kreu shkollën fillore dhe gjimnazin në vendlindje. Si gjimnaziste, e tërheqnin pikëpamjet e Leon Tolstoit mbi edukimin. Pas përfundimit të gjimnazit, ajo filloi të punojë në një konvikt për vajza në Peterburg. Më 1890, u anëtarsua në një qerthull studentësh simpatizantë të marksizmit. Në periudhën 1891 - 1896, u angazhua si mësuese në shkollën e punëtorëve në SmolenskoPeterburgut.

Ajo u bë anëtare e Lidhjes së luftës për çlirimin e klasës punëtore, të cilën e kishte themeluar Lenini. U internua në fshatin Shuvensko të Sibirit ku edhe më 1895 u njoftua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Leninin.

Në vitin 1901, Krupska emigroi jashtë vendit, ku edhe vazhdoi veprimtarinë e saj politike. Në Mynih, ajo ishte sekretare e redaksisë së gazetës "Iskra" (Shqip: Shkëndija) si dhe e redaksisë së gazetës "Napred" (Shqip: Përpara). Gjatë qendrimit jashtë atdheut, Krupska mori pjesë në kongresin e II dhe të III të Partisë Socialdemokrate Punëtore Ruse. Ishte edhe anëtare e delegacionit rus në Konferencën Ndërkombëtare të Gruas në Bern (1915), etj.

Pas Revolucionit të Tetorit, Krupska kishte funksione të larta partiake e shtetërore në Bashkimi Sovjetik, por kontributin më të madh e dha në fushën e arsimit dhe të kulturës socialiste sovjetike. Ishte funksionare e lartë e arsimit, organizatore dhe drejtuese e shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme arsimore dhe kulturore, dha kontribut në shtrirjen e rrjetit të institucioneve dhe formave të arsimit dhe të kulturës socialiste sovjetike, etj. Ishte propaganduese e zjarrtë e idealeve të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.[2]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nadezhda Konstantinovna Krupska shkroi edhe artikuj, punime e vepra me temë nga fusha e arsimit, edukatës dhe kulturës, siç janë:

  • Gruaja punëtore - 1899[1]
  • Arsimi popullor dhe demokracia - 1915[3]
  • Mbi edukatën dhe arsimin
  • Mësimet e tetorit - 1925[4]
  • Kujtimet e Leninit - 1930
  • Reminishencat e Leninit - 1933[5]
  • Parathënia e Ligjit të ri për gruan dhe fëmijën[6]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Clements, Barbara Evans, Bolshevik Women, Cambridge University Press, 1997.
  • McDermid, Jane and Anya Hilyar, "In Lenin's Shadow: Nadezhda Krupskaya and the Bolshevik Revolution," in Ian D. Thatcher (ed.), Reinterpreting Revolutionary Russia. New York: Palgrave Macmillan, 2006; pp. 148–165.
  • McNeal, Robert H., Bride of the Revolution: Krupskaya and Lenin. London: Gollancz, 1973.
  • Raymond, Boris The Contribution of N. K. Krupskaia to the Development of Soviet Russian Librarianship: 1917–1939. Ann Arbor, MI: University of Chicago, 1978.
  • Scott, Marcia Nell Boroughs, Nadezhda Konstantinovna Krupskaya: A Flower in the Dark. PhD dissertation. University of Texas at Arlington, 1996. Available from ProQuest Dissertations Publishing, 1383491.
  • Sebestyen, Victor, Lenin the Dictator: An Intimate Portrait. New York: Pantheon, 2017.
  • Stites, Richard, The Women's Liberation Movement in Russia: Feminism, Nihilism, and Bolshevism, 1860-1930. Princeton, NJ: Princeton University Press, 1978.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Leon Zhlebnik:Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike, Rilindja, Prishtinë, 1964, fq. 268 - 274.
  2. ^ Hajrullah Koliqi:Historia e pedagogjisë botërore II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998, fq. 251 - 256.
  3. ^ Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë, "8 nëntori, Tiranë, 1983, fq. 348 - 349.
  4. ^ Nadezhda K. Krupska: Lessons of October 1925. Vizituar më 21.05.2016.
  5. ^ N. K. Krupska:Reminiscences of Lenin 1933, 1970. Vizituar më 21.05.2016.
  6. ^ A Strong Soviet Family 1936 Vizituar më 21.05.2016.